• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A di gjë kryeinspektori i Tiranës, Mariglen Qato për katet pa leje të Arben Malokut?

15:34 : 02/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mëngjesin e së Premtes, Bledi Çuçi doli në mëngjes nga shtëpia, por nuk shkoi në zyrë si përherë. Fillimisht ndaloi në lagjen e tij, ku e prisnin disa kamera të zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.

Ai kishte zbuluar një pallat, i cili kishte rreth 2700 metra katrorë sipërfaqe ndërtimore pa leje. Çuçi, megjithëse e ka këtë godinë në zonë, në rrugën “Myslym Shyri”, nuk e ka parë se aty kishte kate pa leje. Në fakt, nuk është puna e tij të numëroj katet.

As vartësit e tij në Policinë e Tiranës nuk e kanë konstatuar se shoqëria “Arb Trans” e Administratorit Bashkiak të Zall-Herrit, Arben Maloku, kishte tejkaluar ndjeshëm lejen e ndërtimit.  Edhe policëve, në këtë rast, nuk është se u vihet shumë faj, pasi uniformat blu nuk mund të qëndrojnë me metër në dorë çdo kohë për të parë nëse ndërtuesit janë në rregull me ligjin apo jo.

“Metrin” e ndërtimeve dhe respektimin e lejes përkatëse e kanë inspektorët ndërtimorë të Tiranës, nën drejtimin e Mariglen Qatos. Por, as shefi i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës dhe as vartësit e tij, nuk u ka rënë rruga nga “Myslym Shyri”, për të verifikuar punimet që po kryen nga Arben Maloku, miku i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lexo edhe:

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

Ky i fundit u mundua të justifikohet gjatë një takimi publik, duke deklaruar se inspektorët ndërtimorë nuk mund të kontrollojnë ndërtimet në çdo fazë të tyre, pasi Tirana është shumë e madhe. Veliaj deklaroi gjithashtu se është përgjegjësi e ndërtuesve që të respektojnë lejen e nënshkruar prej tij.

Pallati me sipërfaqe pa leje i ndërtuar nga “Arb-Trans” nuk është në ndonjë periferi të largët të Bashkisë së madhe të Tiranës. Nuk është as ndonjë kolibe që të mos dallohet. Godina me 10 kate të larta gjendet në një prej zonave më të populluara dhe më të shtrenjta në Tiranë. Rreth 2700 metra katrorë pa leje janë një shumë goxha e majme për ndërtuesin, në rast se ai do t’i shiste.

Arben Maloku duket se ka përfituar nga “verbëria” e Inspektoratit “Qato” dhe ka vijuar i pashqetësuar ndërtimin pa leje. Ai ka hedhur metrat e parë pa leje dhe Qato me inspektorët e tij nuk e kanë penguar. Ka vijuar më tej, dhe sërish nuk e kanë shqetësuar. Edhe kur banorët e zonës kanë ngritur pretendimet se godina e Arben Malokut po lartësohej më shumë se sa leja e ndërtimit, sërish Qato dhe inspektorët e tij ndërtimorë nuk e kanë penguar mikun e Ramës dhe Veliajt.

Por, erdhi një moment kur kryeministrit i duhen disa “koka turku” në atë që e konsideron si betejën e tij të radhës kundër informalitetit në ndërtime. Dhe, pallati i Arben Malokut identifikohet menjëherë si një prej godinave me sipërfaqe gjigande ndërtimi pa leje.

Kryeministri Rama iu rikthye sërish “zhurmës së tij të preferuar”, duke sulmuar prokurorë e gjyqtarë të cilët, sipas tij, mbyllin sytë para ndërtimeve pa leje. Për sipërfaqen pa leje të “Arb Trans-it” rezulton se nuk ka asnjë lloj referimi në organet e drejtësisë për “ndërtim pa leje”. Këtë radhë nuk duket se e ka fajin drejtësia. Por, a e ka Mariglen Qato dhe inspektorët e tij ndërtimorë?

Të shohim nëse kryeministri Rama do të shtrijë “sulmin” e tij pikërisht tek ata që kanë detyrë primare parandalimin e ndërtimeve pa leje. Por, kjo detyrë primare për Qaton duket se ka kaluar në fund. Tre herë dolën ministrat e Ramës për show dhe gjetën pallate pa leje, një punë që duhet ta kishte kryer përditë Inspektorati Ndërtimor i Tiranës.

Etiketa: arb transArben MalokuBledi ÇuçiMariglen Qatondertime pa leje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

10:23 : 05/11/2025
AKTUALITET

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025
AKTUALITET

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Burg kush bën parkim të paligjshëm”, Rama paralajmëron edhe inspektorët bashkiakë

12:46 : 03/10/2025
AKTUALITET

Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së dhe 3 efektivë/ EMRAT

10:32 : 02/10/2025
Para

Shpërndanin kanabis dhe kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen 3 persona

TË GJITHA

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

15:12 : 06/11/2025

“Po ndryshojmë kurs”, Rutte: Moska prodhonte më shumë municione sesa ne, por jo më

15:09 : 06/11/2025

Aksident në Malësinë e Madhe, dy të plagosur

14:54 : 06/11/2025

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

14:30 : 06/11/2025

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com