• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mafia shqiptare në Ekuador/ “Liderët si sipërmarrës të suksesshëm”

Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta, veçanërisht banane. Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontenier ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë. Burime antinarkotike nuk përjashtojnë mundësinë se varja e dy trupave në një urë në Durán të ketë të bëjë me këtë konfiskim. Në ato ditë u gjet dhe një kokë në Machala e një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me sekuestrimin në port.

21:48 : 01/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Pesë faktorë shpjegojnë arsyet se përse vendi në 10 vitet e fundit është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë… Këto grupe të krimit të organizuar jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ata janë ndër aktorët që gjenerojnë shpërthimin e pazakontë të dhunës që godet rëndë Guayaquilin.

Ishte 15 shtator 2020.

Pas pesë vitesh hetime në 10 vende, u zbulua një “tubacion kokaine” midis Amerikës Latine dhe Evropës. Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai. Për policinw italiane, e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences  ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol.

Ishte goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare. Fronti i organizatës ishte “Kompania Bello”. Ishte hera e parë që u konstatua se i gjithë zinxhiri i operacioneve të lidhura me transportin e drogës ishte në duart e së njëjtës strukturë. Në atë operacion u sekuestruan katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund para. Mekanizmi për pastrimin e aseteve ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si fei ch’ien, i cili nuk lë asnjë gjurmë, sipas Europol.

Por surpriza ishte më e madhe. Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador. Nga shtypi italian dhe shqiptar u bënë të ditura më shumë detaje. Media Balkan Insight citonte burime zyrtare italiane, sipas të cilave shqiptari Dritan Rexhepi ka drejtuar gjithçka. I arrestuar në Quito në qershor të vitit 2014, pas një operacioni ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë, Rexhepi po vuante dënimin me 13 vjet burg në qendrën e paraburgimit në Cotopaxi. Drejtësia e Shqipërisë dhe Italisë kërkuan ekstradim. Shqipëria e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e një 49-vjeçari në pjesën qendrore të atij vendi; Supozohet se ishte një llogari për humbjen e një ngarkese droge. Ai kishte organizuar gjithçka nga celulari i tij. Jemi në kërkim të versionit të avokatit që e ka përfaqësuar në vitin 2015, kur ka ankimuar kërkesën për ekstradim; por nuk kishim përgjigje. Mbrojtësi që e sponsorizoi atë në 2020 kur ai përpunoi një kërkesë për para-lëshim ishte Harrison Salcedo. Ky avokat, i cili gjithashtu mbrojti Jorge Luis Zambrano, kreu i Los Choneros, u qëllua me armë në prill 2021 dhe mbeti i vdekur. Katër muaj më parë, vetë Zambrano, i njohur gjithashtu si “Rasquiña”, u vra në Manta.

Lexo edhe:

Ish-kreu i inteligjencës: Ja çfarë janë të aftë të bëjnë mafiat shqiptare në Ekuador

Prokurori i Barit: Mafia shqiptare ka një forcë ndërkombëtare shumë të madhe

Praktika më e zakonshme e drejtuesve të organizatave kriminale është të veprojnë nën maskën e sipërmarrësve.

“Në vende si Ekuador nuk kursehen në shfaqjen e stilit të jetesës luksoze. Shfaqen si biznesmenë të suksesshëm, që mbërrijnë në hotele të shtrenjta, shkojnë në qendra ekskluzive dhe palestra që presin njerëz të pasur”, tregon një gazetar shqiptar që heton veprimet e mafias dhe depërtimin e tyre në Amerikën Latine. 

Për arsye sigurie, ai kërkon të mos përmendet emri i tij. 

“Shqipëria ishte një vend i varfër në Evropë. Tani është një narko-shtet, e cila eksporton drogë dhe dhunë. Disa nga ata që ndodhen përkohësisht në vendin nga i cili dërgohet një ngarkesë droge, si Ekuadori, kanë statusin e ‘pengjeve’. Ato mbahen në garanci deri në përfundimin e mbërritjes së kokainës në destinacionin përfundimtar. Janë disa shqiptarë në atë situatë dhe janë nën komandën e kapos”. 

Që nga viti 2016, 991 shqiptarë mbërritën në Ekuador. 

Shtypi shqiptar është i prekur nga lajmet për krimet e qytetarëve të tyre, që kanë mbetur edhe të vdekur në Ekuador. Të paktën gjysmë duzinë në tre vitet e fundit. Ekzekutimet kryhen në vende publike. Për studiuesin shqiptar “është përmbushur kodi i lashtë i Kanunit, sipas të cilit gjaku nuk shkon kurrë pa hak ”. Tradita stërgjyshore e pengon ekzekutimin e një personi brenda shtëpisë së tij. Në disa nga vrasjet në Guayaquil, autorët mbërritën në shtëpitë e viktimave, të veshur si oficerë policie: ata i dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre dhe vetëm atëherë i ekzekutuan.

Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta, veçanërisht banane. Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontenier ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë. Burime antinarkotike nuk përjashtojnë mundësinë se varja e dy trupave në një urë në Durán të ketë të bëjë me këtë konfiskim. Në ato ditë u gjet dhe një kokë në Machala e një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me sekuestrimin në port. Drejtoria e Policisë Kundër Narkotikëve, e cila ishte në krye të gjeneralit Giovanni Ponce, ka arritur një rekord në sekuestrimin e drogës që nga viti 2021.

Mafia italiane (Ndrangheta e frikshme e Kalabrisë) shpesh i kamuflon dërgesat e tyre të drogës në ushqime deti. Këto organizata me origjinë italiane kishin lidhje me Forcat e Bashkuara vetëmbrojtëse të Kolumbisë (AUC), të cilat që nga viti 2006 u atomizuan në fraksione të ndryshme, si Los Urabeños, i cili më vonë u bë i njohur si Clan del Golfo; dhe, Los Rastrojos, referuar studimit “Visionet e kokainës, tregtia e paligjshme nga Amerika Latine në Evropë”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Europol, botuar në vitin 2021.

“Po përjetojmë ‘efektin e kacabusë’, pra atomizimin e grupeve të krimit të organizuar”, tregon një agjent antinarkotik. Kushtet specifike që përjetoi Ekuadori që nga viti 2012 favorizuan ardhjen e organizatave kriminale, të cilat kur përshkallëzohen e përfshihen në krime të tjera, bëhen mafioze.

/Shkruar nga “Vistazo”, përshtati Dosja.al/

Etiketa: Dritan Rexhepiekuadormafia shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-kreu i inteligjencës: Ja çfarë janë të aftë të bëjnë mafiat shqiptare në Ekuador

15:12 : 22/05/2025
AKTUALITET

Prokurori i Barit: Mafia shqiptare ka një forcë ndërkombëtare shumë të madhe

11:46 : 21/05/2025
AKTUALITET

Akuzat e Maduros për mafien shqiptare, ironia e analistit: Po mësojnë venazuelsit si fitohen zgjedhjet

19:53 : 20/05/2025
AKTUALITET

Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë!

16:26 : 20/05/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët

10:34 : 07/05/2025
AKTUALITET

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve në Ekuador, 1 i vrarë. Shpëtohen 2 pengje shqiptare

15:40 : 02/05/2025
Para
Foto ilustruese

Zjarret, 5 mijë hektar të shkrumbuara në 3 muaj

TË GJITHA

Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025

Denoncimi i prindit: Më bullizojnë fëmijën në shkollë/ Drejtori: S’do ndodhi masakra në klasë të 7-të

20:54 : 23/05/2025

“E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

20:53 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com