• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza e transportit: Kompanitë sugjerojnë dyfishimin e çmimit të biletës në Tiranë

14:22 : 30/09/2022
në AKTUALITET

Operatorët kryesorë të transportit urban ngrenë shqetësimin e mosstabilizimit financiar të sektorit e ndikuar nga rritja e çmimit të naftës dhe rënies së numrit të pasagjerëve.

Kompanitë rekomandojnë si zgjidhje dyfishimin e çmimit të biletës të transportit urban në kryeqytet nga 40 lekë në 80 lekë. Kërkesa për rritjen 100% të çmimit të biletës u tha nga operatorët edhe në fillim të muajit mars kur nisi shtrenjtimi i çmimit të naftës.

“Çmimi i naftës është i papërballueshëm nga kompanitë e transportit urban. Dhënia e subvencioneve është një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë, pasi me subvencionimin e çmimit të naftës po arrijmë të furnizohemi me çmimin si para periudhës së rritjes. Nga subvencionimi çmimi i naftës arrin 130 lekë për litër sa blihej para krizës së çmimeve.

Por nëse kjo nuk do të jetë një ndihmë afatgjate, sektori e ka të pamundur të mbijetojë. Në këtë situatë kur shpenzimet për naftën janë rritur dhe numri i pasagjerëve është me rënie zgjidhje për sektorin do të ishte dyfishimi i çmimit të biletës ose përmbushja e kërkesave financiare, që nga ulja e TVSH-së deri te heqja e akcizës për naftën”, deklaron për Monitor drejtori i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio-Tufinë, z. Kostandin Foni. Çmimet e biletës së transportit urban në Tiranë nuk përcaktohen nga kompanitë, por me vendim të këshillit bashkiak.

Lexo edhe:

Rama i rikthehet naftës së Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

“PD do të ulë me 40% çmimin”/ Aga: Nafta në Shqipëri do jetë më pak se 140 lekë

Sakaq për t’i ardhur në ndihmë sektorit për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria miratoi vendimin për rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor. Kjo është paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj. Ndërsa për muajt qershor dhe korrik transporti urban në tërësi vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, pasi mungoi subvencionimi. Operatorët në muajin gusht paralajmëruan ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merreshin masa.

Më herët kompanitë ngritën shqetësimin se vijojnë të kenë rënie të numrit të pasagjerëve dukuri që nisi që në periudhën e pandemisë dhe më tej vijoi të thellohet për shkak të emigracionit. Operatorët kryesorë të linjave urbane në kryeqytet thanë se aktualisht numri i pasagjerëve është 40% më pak se viti 2019, që konsiderohet periudha para krizës. Për shkak të rënies së pasagjerëve kompanitë e këtij sektori po funksionojnë me flotë të reduktuar autobusash. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës për periudhën janar-qershor 2021 numri i pasagjerëve që përdorin transportin publik është 49% më pak se e njëjta periudhë e 2019-s.

Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Përveç rënies të numrit të pasagjerëve sektori po vuante edhe kostot e larta nga nafta. Në tetor të 2021 Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëroi ndërprerjen 50% të shërbimit për shkak të rëndimit të kostove nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Në letrën e 10 tetorit dërguar kryeministrit Edi Rama që sektori të mos rrezikojë falimentimin, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare , si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.

/Monitor

Etiketa: naftarritje e biletestransporti publikurban

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i rikthehet naftës së Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

15:08 : 29/04/2025
AKTUALITET

“PD do të ulë me 40% çmimin”/ Aga: Nafta në Shqipëri do jetë më pak se 140 lekë

15:10 : 28/04/2025
BOTA

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

17:00 : 26/04/2025
RAJONI

Bien çmimet e karburanteve në Kosovë, 4 cent më pak për litër

12:25 : 10/04/2025
AKTUALITET

Sherr në urbanët e Tiranës, 34-vjeçarja godet me grusht faturinon

10:29 : 04/04/2025
AKTUALITET

Prodhimet e fabrikave në pikiatë, eksportet pësojnë një tjetër rënie rekord në 2025

13:32 : 17/03/2025
Para

KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Valdete Hoxha

TË GJITHA

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com