• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investimet e huaja për 6 muajt e parë të 2022 në Shqipëri, shteti që kryeson listën

08:12 : 29/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Italia po rezulton zyrtarisht investitori kryesor i huaj në Shqipëri për gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 75 milionë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja e investimeve italiane u përqendruara kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, ku flukset arritën vlerën e 45 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Holanda ngelet ndër investitorët kryesorë në Shqipëri edhe këtë vit, megjithëse në rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet holandeze për 6-mujorin kishin vlerën e 70 milionë eurove, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlerat e mëdha të investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera. Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Lexo edhe:

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

Në këtë pikë, Holanda ka karakteristika të ngjashme me vende të tjera që njihen si juridiksione offshore. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse disa prej kompanive me aksionerë shqiptarë që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Ndërkohë, për të dytin vit radhazi, statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme të investimeve gjermane. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 6-mujrin investimet gjermane kishin vlerën e 59 milionë eurove, në rritje me 210% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Renditja e investitorëve të huaj për 6-mujorin vijon me Austrinë, me 33 milionë euro investimeve të reja, Kosovën, me 29 milionë euro dhe SHBA, me 27 milionë euro.

Për t’u shënuar këtë vit është rënie e ndjeshme e investimeve turke. Për 6-mujorin, fluksi i investimeve turke rezultoi negative në vlerën e 59 milionë eurove. Rënia ka ardhur e gjitha në tremujorin e dytë, kur u shënua një fluks negative prej 91 milionë eurosh dhe besohet se është e lidhur me shitjen e kompanisë Albtelecom nga konsorciumi turk CETEL tek grupi hungarez 4iG.

Në fakt, dy blerjet e mëdha të 4iG, nuk janë të reflektuara në fluksin e investimeve hungareze, me sa duket, për arsye konfidencialiteti, duke u përfshirë në kategorinë “Të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Megjithatë, nëse analizojmë të dhënat e investimeve të huaja sipas shteteve të paraqitura në formën e stokut, në fund të tremujorin të dytë investimet hungareze kanë arritur vlerën e 203 milionë eurove, rreth 83 milionë euro më shumë krahasuar me tremujorin e parë. Në pjesën dërrmuese, besohet se kjo ka ardhur pikërisht nga blerjet e 4iG në sektorin e telekomunikacioneve. Megjithëse statistikat e flukseve nuk japin një konfirmim të saktë, me shumë të ngjarë investitori më i madh i huaj për këtë vit duhet të jetë Hungaria.

PO t’i referohemi stokut të investimeve të huaja direkte në fund të 6-mujorit, Zvicra vazhdon të kryesojë, me 1.8 miliardë euro, e ndjekur nga Kandaja, me 1.34 miliardë euro dhe Holanda, me 1.65 miliardë euro.

Investimet zvicerane i takojnë kryesisht një projekti shumëkombësh, gazsjellësit TAP, ato kanadeze kompanisë Bankers Petroelum, që në mënyrë të tërthortë zotërohet nga kapitali kinez, ndërsa investimet holandeze lidhen me disa kompani holding me origjinë nga vende të ndryshme, të regjistruara në Holandë kryesisht për shkak të lehtësive tatimore dhe mbrojtjes së konfidencialitetit.

Marrë nga: Monitor

Etiketa: 2022investimelista

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025
RAJONI

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025
BOTA

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025
AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
SPORT

Miqësoret kundër Italisë U-19, trajneri Ahmataj publikon listën me lojtarët e ftuar

16:07 : 01/08/2025
SPORT

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025
Para

Fasha mbi 800 kWh, kompanitë i "frikësohen" se do rritet mospagesa e faturave

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com