• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Deputetja transgjinore rrëfen vështirësitë: Nuk jam ndier kurrë mashkull

12:32 : 28/09/2022
në SHOW BIZ

“Queer film marathon Albania” starton këtë të hënë, jo thjesht një festival filmi, por një shfaqje guximi. Të ftuar në emisionin “Rudina”, Vladimir Luxuria dhe Arbër Kodra kanë folur për këtë festival dhe mesazhet e rëndësishme që ai përcjell për të drejtat e njeriut.

Të dy janë aktivistë të të drejtave të njeriut në mbështetje të komunitetit LGBTQI. Vladimir Luxuria është aktore, shkrimtare dhe po ashtu ka qenë deputetja e parë transgjinore e Parlamentit Evropian. Kjo për të është hera e parë që vjen në Tiranë për organizimin e maratonës së filmit i cili do japë mesazhe shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut.

Vladimir, tregon se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë. Ajo madje rrëfen se ka pasur mendime të këqija për jetën duke menduar se njerëz si ajo nuk kanë vend në këtë botë. E ftuar për herë të parë në një televizion shqiptar transgjinorja rrëfeu se si është ndier kur ajo në fillim ka pranuar veten e saj. Bullizimi dhe dhuna që ajo ka provuar nuk kanë qenë aspak të lehta.

Vladi si është historia juaj. Mund të dimë pak, kushedi sa herë e keni rrëfyer por për të ditur momentet kryesore. Kur ju e kuptuat që ju ishit brenda një trupi që nuk ishit komod dhe të zgjidhnit të ishit ajo që ju vërtet ndieni në jetë.

Lexo edhe:

Hungaria miraton ndryshimet kushtetuese që ndalojnë grumbullimet e LGBTQ+

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ

“Unë mendoj se është gjithmonë është e rëndësishme të flasësh për këtë. Njerëzit duhet  ta kuptojnë se nuk është një tekë, nuk është një devijancë, nuk është një sëmundje, është thelbi ynë. Njerëzit që kanë lindur femra dhe ndihen gra, dhe njerëzit që kanë  lindur meshkuj ndihen burra janë pjesa më e madhe në botë, por ka edhe njerëz nga unë. Unë isha djali i parë në familje. Të gjithë prisnin diçka nga unë, por nuk  jam ndier kurrë mashkull në jetën time. Kur isha i vogël më pëlqente të luaja me kukulla, më bezdisnin kur flisnin për ndeshjet e futbollit, por vdisja për thashethemet. Më pëlqente bota feminile, por ky ishte një mendim që duhet ta hiqja nga koka. Po të tregoja pjesën time femërore njerëzit do reagonin keq dhe reaguan keq. Unë kam tentuar ta mbaj të mbyllur këtë pjesën time femërore. Ishte tamam si një princeshë e mbyllur në një kështjellë që askush nuk po vinte ta shpëtonte dhe duhet të isha unë që duhet ta liroja.  Kur unë tregova feminilitetin tim filluan problemet. Filloi bullizmi, filluan të më godisnin, filluan të më pështynin. Jam përzënë nga kisha. Ka patur një moment kur kam menduar se njerëz si unë nuk kanë të ardhmen, nuk mund të kenë dashuri. Kam pasur edhe mendime të këqija, sepse askush nuk më mbështeste, prindërit, kisha, shkolla, ndihesha totalisht vetëm. Për fat të mirë unë rezistova. Jeta më ka shpërblyer me këtë zgjedhje për të jetuar, sepse unë e ndiej dashurinë e shumë njerëzve, prindërit kanë filluar të më duan për atë që jam. Sot mendoj se shumë njerëz që më kishin trajtuar keq, më kanë kërkuar falje. Unë ju them që në jetën time kam luftuar shumë për t’u ndier i barabartë me të tjerët. Unë nuk dua të ndihem superiore. Unë kam qenë deputete, jam e famshme, shkrimtare, por kurrë nuk jam joshur nga superioriteti.”/tvklan

Etiketa: Arbër KodraLGBTQ+Vladimir Luxuria

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria miraton ndryshimet kushtetuese që ndalojnë grumbullimet e LGBTQ+

20:03 : 14/04/2025
BOTA

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ

08:45 : 04/10/2024
BOTA

Argjentinë, krimi i urrejtjes lë të vdekur çiftin LGBT dhe dy të tjerë të plagosur

19:36 : 09/05/2024
BOTA

Ambasada amerikane vendos në krye flamurin e LGBTQI+

19:12 : 01/06/2023
AKTUALITET

‘Nëna dhe babai’ fitojnë gjyqin ndaj ‘prindit 1 dhe prindit 2’

13:36 : 26/05/2023
SHOW BIZ

Zhaklin Lekatari: Në “BB VIP 2” ka persona që mund të jenë pjesë e komunitetit LGBTQ

10:32 : 30/12/2022
Para

Takohet me Ramën? Tom Doshi fotografohet në Kryeministri (VIDEO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com