• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sarandë/ Lëvizte i lirë pas plagosjes së dy vëllezërve, prokuroria mbron autorin

21:59 : 27/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Pas ekzekutimit të Isuf Jaçajt, policia bastis hotelin “Blue Sky” në Sarandë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Policisë dhe Prokurorisë së Sarandës, të cilat lejonin një person me precedentë të shumtë penalë të lëvizte i lirë në qytet.

Megjithëse ndaj një 43-vjeçari rëndonin disa akuza, nga shpërndarja e lëndëve narkotike, plagosja e dy vëllezërve apo edhe vjedhja, këto organe justifikoheshin se kishin dhënë “leje” të posaçme për këtë person. Por, në fakt, ndaj këtij personi s’kishte asnjë leje! Nga informacionet e emisionit investigativ rezultoi se Ibrahim Duda kishte mbi shpinë masën e sigurisë arrest shtëpie dhe duhet të qëndronte në banesë. Por, Ibrahimi lëvizte lirisht, sa në lagje, plazh apo në gjithë Sarandës. Megjithëse babai i dy të plagosurve denoncoi në polici këtë thyerje mase sigurie, organet ligjzbatuese u justifikuan se “ka leje nga prokurori”. Por, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës e arrestoi në flagrancë Ibrahimin duke vjedhur një dyqan bizhuterish dhe duke thyer masën e sigurisë!

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një qytetar nga Saranda, i cili tregoi se në muajin prill të vitit 2022, në qytetin e Sarandës i janë plagosur dy fëmijë. “Autorët janë dy vëllezër Mariel dhe Ibrahim Duda. Për Marielin nuk ka asnjë akuzë, ndërsa Ibrahimi akuzohet për plagosje. Ibrahimi u dorëzua 40 ditë pas ngjarjes. Qëndroi disa javë në burg, ndërsa u lirua në mes të muajit gusht.

Prokuroria kërkoi ndryshim mase sigurie, nga arrest me burg në arrest shtëpie” tregon qytetari, ndërsa saktëson se familja e tij nuk është lajmëruar për këtë masë sigurie. “S’na thirri njeri. Djali im është qëlluar 4 herë me thikë. Madje, plagën e ka pasur deri në cipën e mushkërisë. Ka marrë ajër mushkëria dhe ka qëndruar në spital 10 ditë. Më pas, për 3 muaj qëndroi pa lëvizur në banesë” thotë qytetari, i cili pohon se nuk e kuptoi këtë ndryshim masë sigurie.

“Mirë që ia ndryshojnë, po autori rri gjithë ditën jashtë banese. Provokon djemtë e mi. Rri në lokale, në plazh. E kemi denoncuar në datën 31 gusht 2022 se qëndron jashtë banese. Ka ardhur patrulla dhe e ka marrë, po sërish lihet i lirë” pohon ai. Pas denoncimit, Fiks Fare shkoi në lagjen ku qëndron autori, Ibrahim Duda. Ibrahimi, megjithëse është me precedentë penalë dhe duhet të qëndrojë me masën e arrestit shtëpiak, ai lëviz i lirë. Por, Fiksi e filmoi teksa ai qëndron jashtë banese, ndërsa sapo shikon se po e filmojnë ndjek të gjithë personat. Pas këtij konstatimi, denoncuesi dhe gazetarët e Fiksit shkojnë dhe interesohen në Policinë e Sarandës, nëse e kanë proceduar sërish pas datës 31 gusht kur është ndaluar dhe shoqëruar pasi ishte jashtë banese. Punonjësit e policisë i thonë se e kanë shoqëruar më 31 gusht, por për më shumë duhet të pyesni në prokurorinë e Sarandës.

Fiksi shkon dhe interesohet edhe në akuzën e Sarandës. Por, megjithëse ishte ditë pune, asnjë prokuror nuk ndodhej në atë organ akuze. Qytetari dhe gazetarja e Fiksit bisedojnë me një sekretare qe u tha se dosjen se merrnin dot se prokuroria e ka dërguar në gjykatë dhe do kohë.

Qytetari e pyet se e kanë denoncuar autorin Ibrahim Dudën se ka thyer masën e sigurisë. Ndërkohë, sekretarja i thotë se është bërë një shenjë në dosje që ka dalë, por ka pasur urdhër nga prokurori që ta mbikëqyrnin. Qytetari i thotë se personi del përditë, ndërsa sekretarja i thotë se nuk ka informacion, e di prokurorja qe ka çështjen. Pavarësisht kësaj përgjigjeje, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës doli me një njoftim, ku personi në fjalë ishte arrestuar.

“Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhej në njoftimin e policisë.

 Pra, bëhet fjalë për të njëjtin person, Ibrahim Dudën. Qytetari e denoncoi disa herë për thyerje të masës së sigurisë, por policia dhe prokuroria nuk vepruan. Deri sa, i njëjti person, me precedentë të shumë penalë, të kryente një vepër tjetër penale. Megjithatë, duke parë vendimmarrjet e këtyre organeve, shumë shpejt pritet që 43 vjeçari të lirohet, deri në ngjarjen e radhës.

/TCH/

Etiketa: Ibrahim DudaProkuroria e Sarandëssarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pas ekzekutimit të Isuf Jaçajt, policia bastis hotelin “Blue Sky” në Sarandë

12:44 : 06/10/2025
AKTUALITET

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

Detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol

15:44 : 05/10/2025
AKTUALITET

Atentati me tritol në Sarandë ku u vra Isuf Jaçaj, shoqërohen 10 persona (Detaje)

15:04 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Desh vdiqëm”/ Shpërthimi i makinës me tritol në Sarandë, fqinjët: Xhamat u shpërndanë gjithandej

12:49 : 05/10/2025
Para

Skandali/ Të burgosurit “VIP” në Rogozhinë dilnin në kafe e ruheshin nga SHKB-ja

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com