“Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër. E ndoqën nga pas dhe i futën një çip malinj në tru”, kështu u shpreh Violeta Myftaraj, nëna e gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, i cili ndërroi jetë më 7 korrik të këtij viti në rrethana misterioze.
Gazetari Bejdo Malo i është përgjigjur nënës së gazetarit Kastriot Myftaraj duke treguar takimet e fundit dhe komunikimin që bëri për një operim që do të bënte.
Sipas mamasë së Myftarajt, Malo e merrte të birin çdo ditë në telefon duke e bezdisur pa pushim ndërsa thotë se kishte ndjesi të çuditshme për të. Në reagimin e tij, Malo thotë se kishin vite miqësi, komunikonin shpesh dhe kishte dijeni për sëmundjen e tij.
Sa i përket çipit në tru, Malo i kërkon nënës së gazetarit të kërkojë kartelën e shtrimit në spital dhe të vërtetojë çdo gjë përmes skanerëve që i kanë bërë.
Reagimi i plotë i gazetarit Bejdo Malo:
Një përgjigje e detyruar për “intervistën” e nënës tij në gazetën Sot të datës 22 shtator 2022
Nuk po merrem se ç’far ka shkruar ajo. Po tregoj të vërtetën absolute pa doreza e cila konfirmohet katëcipërisht nga dëshmitarë okularë dhe nga zbardhja e çdo tabulati të komunikimit tëm me të ndjerin Kastriot Myftaraj në celular të cilat kompania vodafon i ka dhe organet e drejtësisë mund ti marrin kur të duan.
Po e filloj nga takimi fundit me të
Një miku jonë në fillim të korrikut më ka thënë se i ndjeri D. Y. miku im i ngushtë, është nisur në Itali urgjent se është me kancer. I kam shkruajtur D. Y. dhe kam marrë përgjigje që u operova dhe do kthehem në Shqipëri. Ka ardhë rreth datës 20 qërshor 2022. Më datën 23 qërshor 2022, i kemi telefonuar dhe Kastriotit unë dhe A. Rrozhani që të shkojmë tek shtëpia e D. Y. për ta parë. Kastrioti na tha që nuk vi, pasi kohët e fundit kishte bërë disa shkrime denigruese për të dhe familjen e tij dhe vjerrin e tij. . Shkrimet janë tek faqja zyrtare e K. Myftaraj në fb ashtu siç janë dhe mijëra shkrime të tjera të tij por dhe emisionet Ju flet Moska. Nëna e tij bën mirë ti lexojë se qartësohet. Kastrioti në vapë nuk para dilte, dhe muajin korrik ka dalë shumë rrallë. Kemi shkuar tek shtëpia e D. Y. unë dhe Arben Rrozhani dhe kur jemi kthyer tek Grandi, ka ardhur Kastrioti dhe na ka pyetur a shkuat dhe si ishte gjendja. Pasi kemi pirë kafe jemi ndarë sejcili për në shtëpinë e vet. Ky ka qënë takimi fundit. Më datën 26 korrik 2022, më ka dërguar mesazh në whatcApp dhe më ka pyetur ç’bën. Jam në Durrës i kam thënë. Unë jam në spitalë më tha, do bëj një ndërhyrje të hënën me doktor Mentor Petrekën nuk është ndonjë gjë e madhe dhe do dal. Menjëherë kam marrë në telefon Ervin Brahon dhe G. Salillarin dhe u kam thënë Kastrioti do bëhet operim. Merreni në telefon dhe ndihmojeni. Të dy miqtë e kanë marrë në telefon dhe zoti Ervin Braho më ka thënë që fola dhe më tha Kastrioti deri tani s’më kanë thënë për lekë, por çfardo që ti duhet do ta ndihmoj unë. Operacionin më tha Kastrioti e kam të hënë. Më ka marrë ditën e martë dhe më ka thënë që e shtyva për të enjten. Ditën e shtunë të asaj jave më ka marrë dhe më ka thënë: “ Nuk do ta kryej operacionin se desh më morën doktorët më qafë do më operonin për tumorr lesinje në kokë me çarje. Po kjo që kam unë më tha shërohet me ilaçe”. Ok i jam thënë të shkuara. Ky ka qënë komunikimi i fundit deri ditën e enjte 7 korrik kur më ka rënë telefoni dhe më ka marrë një miku jonë bisnesmen që pinim shumë kafe bashkë, unë kam qënë duke pushuar në shtëpi në Kombinat dhe më ka thënë :” Qysh na e bëri Kastrioti kështu hap televizorin e shikoje”. Jam pikëlluar shumë. Po miqtë e mi e dinë që unë nuk shkoj as në spitale as për njerzit e familjes time dhe shumë rrallë në varrime. Për varrimin më ka treguar një ditë më pas në kafe Dorian Nepravishta tek kafja Delight ku unë çdo mëngjes pi kafenë e lexoj gazetat. Me Kastriotin takoheshim gjithmonë po gjithmonë ama tek kafe Grandi. Kush mbrrinte më parë lajmëronte në telefon. Ku je mbrrita unë. Po jo ditë për ditë një dy herë në javë se ai rrinte tek kafe Evropa. Përgjithësisht merrte ai me atë shprehjen e tij. “Nga je mo”. Tek Grandi shumë rrallë qëllonte të ishim vetëm unë dhe Kastrioti, gjithmonë tavolina ishte mbi pesë veta. Rrinim një orë dy orë dhe ndaheshim sejcili në punë të vet në orën 12.30. Ishte taksative. Kur vinte Ervin Braho gjithmonë më thoshte kur se gjente Kastriotin tek Grandi merrr në telefon të vijë tu jap një drekë. Unë dhe i ndjeri Kastriot përgjithësisht nuk kishim para dhe nuk hanim dot dreka. Deri para një viti shkonim tek restorant “Rosa Blu” tek rruga e Kavjës dhe na jepte drekat zoti Kujtim Kapollari, madje kur s’ mundej vetë uleshim pa të. Dhe kur harronim ne na ftonte Kujtim Kapollari dhe tavolina bëhej me disa vetë. Por vitin e fundit për shkak të gjygjit të Kastriotit me Zotin Vladimir Kosta na braktisi zoti Kujtim Kapollari.
Njohja me Kastriotin
Shkak është bërë miku jonë Robert Papa që bënte emisionin tek tv Koha dhe ishim shpesh të ftuar. Na pëlqeu miqësia dhe na bashkonte Berti gjithmonë ose tek Grandi ose tek Lokali i të ndjerit Durim Ylli që e kishim si shtëpi, hanim pinim raki Kaçi se unë s vë asnjë lloj pije në gojë. Por para shtatë muajsh Kastrioti një ditë të shtune ishte ndjerë shumë keq dhe kishte marrë për ndihmë Gëzim Salillarin i cili e kish ndihmuar të shtrohej tek Spitali Amerikan. Pas një jave kur ka dalë nga spitali, ka ardhë tek Grandi dhe na ka llafosur. Kafen na e kanë dhënë tek Grandi dy miq bisnesmenë të cilët vinin shpesh. Më saktë Luigj Kastrati miku që më ka marrë dhe për gjëmën e Kqstriotit. Aty Kaçi na ka shpjeguar se kishte shpëtuar nga vdekja për një fije. Kishte hequr 14 kile ujëra dhe ndërhyrjen ja kishin bërë falas. Këtë ma tha me gojën e tij. Qënka treguar fisnik Klod Allajbeu i thashë. Pas vdekjes së Kaçit miku jonë bisnesmen më tha që ja kam sponsorizuar unë lekët e operacionit dhe të qëndrimit në spitalë ja kam nisë në nr llogarisë spitalit. Mos i thashë më ke marrë më qafë se unë e kam shkruajtur që ja bënë falas.
Për hir të së vërtetës për shkrimet që bënte Kaçi, për guximin, për atë që shkruante ka pasur shumë gjyqe. Të gjithë e dinin. Me Kaçin rri pi kafe por mos u çudit kur ta gjesh veten në shkrim. Kur fillova emisionin tek Shijak Televizion në vitin 2017 Kaçin e mora për herë të parë dhe e mora dhe 100 herë të tjera. Në vitin 2018, Ylli Rakipi ishte drejtor i Ora News dhe donte të bënte një post editorial ndryshe me Kaatriotin 15 minuta. Nuk e realizuan se Ylli Rakipi ndërroi tv. Durim Ylli i tha Ylli Ndroqit dhe ai e pranoi duke krijur dhe emisionin Ju flet Moska. Gjetën hymnin e Rusisë, kapelet e admiralëve tek një oficer tek Tirana e re. Në 2019 shkova tek Çanel One. Kur unë shkoja të martave të premteve Kastrioti kishte mbaruar emisionin dhe e gjeja tej dera e furgonit duje ikur për shtëpi. Takoheshim rrallë në emisionin e Artur Zhejit 360 gradë shpesh si të ftuar por gjithmonë ishim mbi gjashtë veta. Çanel On u mbyll unë ika tek Fax news. E ftoja Kaçin në emision shpesh deri sa ma ndaloi pronari që s’jeton më. Por përsëri mbetëm miq se e sqarova dhe pinim kafe tek Grandi. Vetëm paradite dhe s’ja dija as shtëpinë, dhe as gjë tjetër vetëm ç’na thoshte ndonjë gjë tjetër. Më datën 8 korrik 2022, pasi ndërroi jetë kam bërë një shkrim me titullin. “Një jetë plot dhimbje”. Për të dhënat i jam referuar zotit Dorian Nepravishta për fëmijërinë, për gjyshin e tij për nënën e tij dhe deri sa e kam njohur. Pjesën e njohjes me të e kam shkruajtur me ato që dija. Nuk e kam botuar. Ja kam nisë në whatsApp zotit Ylli Ndroqi dhe ai e ka botuar pa i thënë që botoje si diçka private. Por ai si njeri që kishte përjetuar vdekjen e vëllait tij për kontributin që kishte dhënë Kaçi për televizionin bëri botime nga të gjithë të njohurit e tij. Vuri dhe sms time. Nuk e di kush portal e ka marrë. Sms ka qënë pa autor thjesht shkrim informues. Këtu lind dhe mllefi akuzat revoltimi dhe shkrimi i nënës së Kastriotit për mua. Në shkrim nëse është intervistë e saj se unë kam bërë padi në gjykatë shkohet shumë larg. Janë thënë aqë marrëzira sa si kap imagjinata. Punë e saj dhe atij që e ka botuar. Ajo e shkroi me B.M. Ndërsa Ylli Rakipi tek faqja “Të Paekspozuarit” shkroi që akuzon Bejdo Malon për vendosjen e çipit vrasës në tru. E mirëkuptoj e ka bërë pasi ka parë shkrimin tek Gazet Sot dhe më tha një marrëzi dhe jam tallur. Në të vërtetë i kam hyrë në hak disa herë Yllit dhe gjëj rastin për ndjesë. Nënës së Kastriotit i kërkoj ndjesë që kam marrë të mirëqëna thëniet e një miku tim Dorian Nepravishta për martesën e saj, për sëmundjen e Kaçit, për babanë e tij, por u binda se i dëgjova ato që kam shkruar tek sms që i dërgova Ylli Ndoqit, tek emisioni Zona e Lirë nga zoti Ilir Kulla. Po ta shikosh intervistën e zotit Ilir Kulla një ditë pasi është varrosur Kastrioti dhe sms time për Ylli Ndoqin janë njësoj. Kur i dëgjova nga Doriani dyshova pakë por kur i dëgjova tek tv Klan, besova dy herë. Besova shumë tek Ilir Kulla se ai e njihte më mirë se cilido dhe kishte bërë shumë biseda familjare. Edhe Kastrioti i besonte dhe e vlerësonte shumë. Këtë ma kish shprehur shumë herë. Le ta shikojë intervistën e Ilir Kullës dhe do ndryshojë nëna e tij mendim dhe për mua. Unë e mirëkuptoj se është nënë dhe dhimbja ishte pa kufi. Zonja Violeta dhe pse njihemi dhe s’të kam takuar dhe parë kurrë unë kam qënë mik i sinqertë, i vërtetë dhe pa hile për Kastriotin. E di gjithë Tirana dhe Shqipëria. Dorian Nepravishta një mik shumë i mirë i Kaçit ato që kam shkruar mi ka thënë në prezencë të Ervin Brahos, edhe tek kafe Delight, tek rruga e Kavajës dhe tek Xha Barka tek stadiumi Dinamo ku kemi qënë vetë i pestë. Për portale të tjera s’di gjë. Po çudi si paska lexuar vetëm sms time për Ylli Ndroqin dhe s’ka lexuar miliona shkrime nëpër portale dhe media që janë 1000 herë më denigruese për Kastriotin e saj. Dyshime kam të vertetën se di. Kam thënë të vërtetën absolute me betim në këtë që kam shkruar. Zoti të më ndëshkojë nëse kam shtuar qoftë dhe një presje nga e vërteta. Shtoj dhe një fakt që Kaçi shtëpinë e kishte të ruajtura me kamera këtë ma konfirmuar dhe vetë Kaçi dhe Dorian Nepravishta. Drejtësia le ti zbardhë të gjitha tabulatet e komunikimit tim me Kaçin, ti vërtetojë për saktësinë, ndërsa për nënën e tij i them që të marrë kartelën e shtrimit të Kaçit tek Spitali Amerikan para shtatë muajsh por dhe kartelën e shtrimit të tij tek Neurologjia, dhe jam i bindur që doktor Mentor Petrela s’gabon kurrë. Po ka gjetur ndonjë çip vrasës në trurin e Kaçit le ta publikojë se i ka bërë disa skanera. Po ashtu dhe akt-ekspertiza e vdekjes së tij nga ana e Prokurorisë besoj se është shumë e detajuar e qartë që s’lë vend për akuza dhe aludime as nga nëna e Kastriot Myftaraj dhe as nga unë. Betohem se këto që thashë janë një mijë për qind të vërteta. Ndjesë për të gjithë ata miq që u kam përmendë emrin por sinqerisht ka qënë e domosdoshme për të arritur tek e vërteta.