• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksodi i shqiptarëve nuk ndalet, 41% duan ende të ikin për shkak të keqqeverisjes

14:05 : 21/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Korrupsioni, mungesa e transparencies, besimi i ulët në qeverisjen qendrore dhe vendore, shërbimet e dobëta, pasiguria për jetën, kanë bërë që 41% e shqiptarëve të shprehin dëshirën për t’u larguar nga vendi. Rezultatet tronditëse teksa Shqipëria po zbrazet çdo ditë vijnë nga sondazhi i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) “Besimi në qeverisje 2021”, i kryer në 61 bashkitë e vendit. Sipas sondazhit të IDM, 41% e qytetarëve shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të shkuar në një shtet tjetër në 2021. Nuk bëhet fjalë për të moshuar që Kryeministri Rama i zëvendëson me gjerman, por për grupmoshën 18-25 vjeç, veçanërisht studentët, ata me diplomë universitare dhe ata të punësuar në sektorin privat, që kanë shprehur më shumë dëshirën në 2021 për t’u larguar nga Shqipëria.

Korrupsioni, (abuzimi i postit publik për përfitime private) vijon të jetë një problem për qytetarët. Sipas sondazhit të IDM, shumica e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni i nivelit të lartë dhe ai i nivelit të ulët është ‘i përhapur’ dhe ‘shumë i përhapur’. “83.1% e të anketuarve raportuan se korrupsioni i nivelit të ulët është ‘i përhapur’ dhe ‘shumë i përhapur; dhe 83.7% thanë se korrupsioni i nivelit të lartë është ‘i përhapur’ dhe ‘shumë i përhapur’”, thuhet në sondazh.

Pesë institucionet të konsideruara si më të korruptuarat në 2021, ishin institucionet gjyqësore, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.

Shqiptarët vazhdojnë të japin ryshet për marrjen e shërbimeve.

“Gjatë 2021, 38.9% (N=973) e qytetarëve të anketuar raportuan se kishin marrë shërbime nga institucionet publike në nivel qendror. Nga këta, 34.6% (N=337) thanë se u duhej të paguanin ryshfet zyrtarëve publikë. Ndërkohë, përqindja e shqiptarëve që kishin marrë shërbime nga institucionet e qeverisjes vendore në 2021 ishte 66.9% (N=1672) dhe përqindja e atyre që raportuan se u kishin paguar ryshfet zyrtarëve vendorë ishte 29.4% (N=491)”, vlerësohet në sonazhdin e IDM.

Lexo edhe:

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

Korrupsion dhe institucionet publike

→ 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë.

→ Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.

→ 68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.

→ 11% e të anketuarve kishin qenë dëshmitarë të rasteve të korrupsionit në nivel qeverisjeje qendrore dhe 18.5% në qeverisjen vendore.

→ 29.4% e qytetarëve që kishin marrë një shërbim nga qeveria vendore në 2021 (N=1672) raportuan se i kishin paguar ryshfet një zyrtari publik të këtij niveli.

→ 34.6% e qytetarëve që kishin marrë një shërbim nga qeveria qendrore në 2021 (N=973), raportuan se i kishin paguar ryshfet një zyrtari publik të këtij niveli.

Reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi në Shqipëri nisi në vitin 2016, duke synuar të luftojë korrupsionin e përhapur dhe ndikimin politik në procesin gjyqësor. Është një nga programet më të mëdha dhe më komplekse të reformës institucionale që po ndërmerret në vend, që konsiston ndër të tjera në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe krijimin e institucioneve të reja si Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sot, pas 6 vitesh, ashtu siç dëshmojnë edhe faktet, reforma në drejtësi nuk kapi dot “peshqit e mëdhenj”, që ende notojnë në oqeanet e parave të grabitura nga koncensionet dhe tenderat publikë.  Këtë besim shprehin edhe qytetarët në sondazh:

“Në 2021, 35.2% e të anketuarve besonin se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi, ndërsa 47% e të anketuarve nuk janë të mendimit se kjo reformë po zbatohet me korrektësi. Më shumë se gjysma e të anketuarve (57%) besojnë se reforma do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit. Vetëm 26.2% thanë se kjo reformë nuk do të kenë ndikim pozitiv dhe 16.7% nuk dhanë përgjigje”.

Transparenca dhe llogaridhënia vlerësohen nga qytetarët si dy probleme të tjera në qeverisje. Më shumë se gjysma e shqiptarëve të anketuar i perceptojnë qeverinë qendrore (57.4%) dhe bashkitë (58.2%) si jo transparent. “Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk i konsideronin strukturat e qeverisë qendrore dhe vendore si të përgjegjshme (që japin llogari). Vetëm 37.5% thanë se e konsideronin qeverinë qendrore si të përgjegjshme dhe 38.6% e konsideronin bashkinë si të përgjegjshme”, vijon më tej sondazhi.

Siguria në jetën e përditshme

Ngjarjet kriminale, por jo vetëm, edhe pasiguria në jetën e përditshme, si jeta e këputur si një lule e paçelur e vogëlushes Jolanda në plazhin e Potamit kanë bërë që shqiptarët të jetojnë të pasigurt në vendin e tyre. Jo pak, por  71.6% e shqiptarëve të anketuar kanë deklaruar se nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme. Arsyet kryesore të ndjenjës së pasigurisë ishin kriminaliteti, shëndetësia pa cilësi e standard, padrejtësia, pasiguria e vendit të punës dhe fatkeqësitë natyrore.

“73% e të anketuarve, 13 pp më shumë se në 2020 (59%) raportuan kriminalitetin si faktorin kryesor për ndjenjën e pasigurisë në jetën e përditshme, ndjekur nga shëndetësia pa cilësi e standarde (43%) dhe padrejtësia (35%). Pasiguria e vendit të punës (33%) dhe fatkeqësitë natyrore si tërmeti dhe pandemia (22%) ishin disa nga arsyet e tjera të raportuara për pasigurinë në jetën e përditshme gjatë 2021”, thuhet në raportin e IDM për “Besimin në qeverisje 2021”.

Se sa e sigurt është sot Shqipëria reale dhe virtuale e Edi Ramës, e tregoi së fundi edhe sulmi kibernetik me të dhënat e Policisë së Shtetit, që tashmë është e qartë se nuk e ruan dot as shtetin jo më qytetarët.

/BN/

Etiketa: eksodemigrimIDMkeqqeverisjeshpopullim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025
AKTUALITET

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

14:48 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

08:10 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

08:03 : 04/07/2025
AKTUALITET

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

10:22 : 30/06/2025
Para

"Trupi i ndarë në 6 pjesë"/ Berisha: Rama e di ku është Ervis Martinaj

TË GJITHA

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com