• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagimi/ 600 € për një dëshmi të pastër penaliteti, shkarkohet punonjësi i burgjeve

13:22 : 21/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni televiziv “Stop” transmetoi një ditë më parë një rast korrupsioni dhe shpërdorimi detyre në Drejtorinë e Burgjeve, të drejtuar nga Admir Abrija. E dëshmuar me një kamer të fshehtë, u zbulua se për një dëshmi penaliteti “të pastër”, një qytetari iu kërkuan në këmbim 600 Euro.

Këtë të Mërkurë, Drejtoria e Burgjeve njoftoi largimin e një punonjësi nga puna dhe pezullimin e dy të tjerëve.

Gjithashtu, në njoftim sqarohet se çështja është nën hetim nga SPAK.

Njoftimi

Në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhet:

Lexo edhe:

Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Tre të burgosur kanë rezultuar me SIDA

Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, u tentua nga një grup kriminal

DPB ka ndjekur me shqetësim pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan në datë 20.09.2022, ku shfaqej një punonjës i shërbimit civil në zyrën e gjendjes gjyqësore në DPB, i cili përkundrejt ryshfetit pajis një qytetar me vërtetim të gjendjes gjyqësore duke pasqyruar të dhëna të rremë, vërtetim i lëshuar jashtë platformës e-albania, rast për të cilin ju informojmë:

–    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, menjëherë ka urdhëruar largimin nga shërbimi civil të punonjësit Arben Tusha me detyrë Specialist në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore.

–    Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar fillimin e ecurisë disiplinore për personat përgjegjës në Drejtorinë Juridike dhe Sektorin e Gjendjes Gjyqësore që kishin për detyre mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së punës së punonjësit në fjalë, si dhe punonjësve të policisë së burgjeve që shfaqen në pamjet e publikuara – ndaj të cilëve si masë paraprake është aplikuar pezullimi i tyre nga detyra e konkretisht Kryeinspektor Flamur Haslamaj dhe N/Inspektor Agron Celami.

–    Nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vijojnë veprimet në kuadër të procedimit penal lidhur me konsumimin e veprave penale të  “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,” parashikuar nga nenet 259 dhe 186/3 i K. Penal.

Lidhur me situatën ligjore të personit ndaj të cilit është lëshuar vërtetimi i gjendjes gjyqësore i cili është dhe denoncues i rastit, sqarojmë se:

–    Me vendimin e muajit Tetor 2012 të Gjykatës Lezhë është dënuar me 8 Vjet Burgim për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 76-22 dhe 278/2 të K. Penal.

–    Me vendimin e muajit Janar 2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat është dënuar me 6 Muaj burgim për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 237 të K. Penal.

–    Me vendimin e muajit Shtator 2014 të Gjykatës Mat është vendosur bashkimi i pjesës se mbetur nga dënimi prej 8 Vjetësh Burgim me dënimin prej 6 Muajsh burgim, duke u dënuar përfundimisht me 3 Vjet e 6 Muaj.

Shtetasi në fjalë ka përfunduar dënimin e caktuar përmes vendimeve të mësipërme në datë 14.01.2017 si rrjedhoje e përfitimit si ulje të pjesës së mbetur të dënimit nga zbatimi i ligjit 141/2016 “Për dhënie amnistie”.

Lidhur me ketë ecuri burgimi, ndaj shtetasit në fjalë nga DPB janë lëshuar dokumente të rregullta si vërtetim i periudhës së burgimit si dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore deri në episodin e shfaqur në emisionin investigativ.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve në sistemin e burgjeve, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.

Duke marrë shkas edhe nga ky rast, DPB është duke i propozuar Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në aktet rregullative për hartimin e procedurave standarde të punës sa lidhet me administrimin e regjistrit të gjendjes gjyqësore.

Etiketa: deshmi penalitetidrejtoria e burgjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Tre të burgosur kanë rezultuar me SIDA

14:13 : 14/04/2025
AKTUALITET

Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, u tentua nga një grup kriminal

19:01 : 08/09/2024
AKTUALITET

Do të bëjë betimin si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve miraton lejen 5 ditore për Belerin

15:44 : 14/07/2024
AKTUALITET

Burgosja e Fredi Belerit u bazua mbi një certifikatë me të dhëna të pavërteta

16:50 : 26/01/2024
AKTUALITET

Dreka e Tahirit me Bajrin dhe “Eskobarin”/ Drejtoria e Burgjeve: I fotografuam ne, s’ka asnjë shkelje

17:57 : 04/08/2023
AKTUALITET

Merrnin para për të punësuar persona në Drejtorinë e Burgjeve, SPAK arreston dy zyrtarë

11:04 : 07/06/2023
Para

Burri i vë flakën vetes pranë kryeministrisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vilat, a po ndërtohen shumë?!

08:39 : 18/05/2025

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shkodra Elektronike renditet në vendin e 8-të

08:22 : 18/05/2025

Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

08:20 : 18/05/2025

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

08:19 : 18/05/2025

VIDEO/ Festimet e titullit kampion, futbollisti i Barcelonës bie nga autobusi

08:15 : 18/05/2025

Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 18/05/2025

Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Brooklyn, humbin jetën 2 persona

08:07 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com