• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë

13:57 : 20/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shteti është me brekët nëpër këmbë. Dhe, për të penguar që të gjithë ta shohin atë, prokuroria dhe policia kanë vendosur që të ndalojnë publikimin në media të emaileve që dyshohet se janë të hakeruara nga Irani. Me pretendimin se cënohet siguria kombetare ato njoftuan të hënën se kanë “vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik”. 

Por ende pa u zbardhur mirë ky urdhër i denjë për një shoqëri diktatoriale, në një nga mediat më serioze britanike “The Telegraph”, dolën një pjesë e emaileve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike. Ato konsiderohen bisedime sekrete për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar. Bëhet fjalë për emaile të shkëmbyera mes ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Mes tyre flitet për mekanizma të përbashkët parandalimi të emigracionit shqiptar drejt tokës britanike. Por edhe për të goditur segmentet e krimit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani pyetja është si vijon. A i ndalojnë dot Sanço Pançot e prokurorisë së Tiranës gazetat e Londrës të raportojnë për aktivitetin e një zyrtari si ambasadori i tyre? Duket se ky absurditet, që gjoja bazohet në nenin 103 të kodit penal (faksimile poshte), është shpikur vetëm për të mos përgënjeshtruar Edi Ramën. Ky i fundit i garantoi pak ditë më parë shqiptarët se sulme ka pasur po të dhënat janë mbrojtur.

Lidhur me këtë absurditet kanë reaguar edhe shumë gazetarë. Përpos Lapsi.al që e shpalli se nuk do të zbatojë urdhërin e prokurorisë edhe Mentor Kikia mbajti dje të njëjtin qëndrim në emisionin Open.

Lexo edhe:

Hakeruan SPAK-un, Apeli i GJKKO jep vendimin për Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin

KUJDES! Nëse kodi i kartës tuaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

“Unë si gazetar do botoja çdo dokument. Çfarë sekreti shtetëror dhe cënim të sigurisë kombëtare ka kur qytetarët marrin vesh se një i shumëkërkuar lëviz lirshëm në kryeqytet dhe policia e di këtë gjë”. Kështu u shpreh Kikia në Open. Ai vazhdoi se prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj dhe mediat në mënyrë të përgjegjshme të kryejnë misionin e tyre.

Shumë i ashpër ndaj këtij urdhëri ka qenë edhe botuesi i Dosja.al, Enton Abilekaj. “Ndryshimi hajdutshe i Kodit te Procedures Penale dhe vullneti i Drejtesise se re per t’ i sherbyer pushtetit, sjell kete situate tragjike dhe komike njekohesisht. Situatë ku linku i hackerave me sekretet e Shtetit ka akses ne gjithe boten, por publikimi i tyre per publikun shqiptar eshte i ndaluar. Sepse zbulohen qartesisht lidhjet e pushtetit dhe policise me krimin. Sepse informacionet delikate pergenjeshtrojne ate qe Edi Rama deklaroi me pergjegjesine e Kryeministrit te shtunen, se nuk eshte aksesuar asnje e dhene e rendesishme, asnje informacion i klasifikuar.

Per te mos lejuar diskretitimin e nje pushteti te kalbur, prokuroria jep urdher dhe fillon aksionin e çensures. Ndersa te dhenat sensitive bejne xhiron e botes”. Kështu ka shkruar ai në Facebokun e tij.

Sipas Lutfi Dervishit, gazetarët nuk kanë asnjë përgjegjesi në nxjerrjen apo grabitjen e këtyre dokumentave.

“Njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë vlerë praktike. Ky njoftim nuk ka fuqi jashtë territorit të Shqipërisë. Është më shumë goditje ndaj lirisë së medias sesa akt që ruan “sigurinë kombëtare”. Siguria kombëtare cenohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nga zyrtarë të paaftë dhe të papërgjegjshëm dhe jo nga gazetarët. Media dhe gazetarët nuk janë përshirë në aktin e hakerimit. Nuk kanë asnjë rol në këtë histori. Krimi është kryer nga të tjerë.

Materialet e hakeruara që mund t’i aksesojë kushdo dhe kudo mund të shërbejnë si informacione me shumë vlerë për median dhe mund të kenë interes publik” shkruan ai në llogarine e vet në Facebook.

Ndërsa një reporter i regjur si Isa Myzyraj, ngre me ironi pyetjen. “Çfarë ndodh nëse një gazetar publikon një informacion të marrë nga HomelandJustice, por thotë në lajm se “ky dokument është siguruar nga burimet e mija”. 

“A ka juridiksion prokuroria dhe policia të nisin në hetim penal?” Ai i përgjigjet vetë kësaj pyetje retorike. “Gazetari ka të drejtë të mbrojë burimet e tij deri në fund, edhe në një proces gjyqësor!” 

Pra nuk është e vështirë të kuptohet se sa absurd është qëndrimi i prokurorisë së Tiranës. Sikurse dhe ai i policisë, që i bëri jehonë me komunikatë. Kur mediat e huaja nuk pengohen dot të vazhdojnë publikimin, kur gazetarët mund të pretendojnë se të dhënat nuk i kanë marrë nga hakerat irianianë që cënojnë sigurinë kombëtare atëherë për çfarë shërben kjo masë, veçse për të mbrojtur alibitë e Edi Ramës?

/Lapsi.al/

Etiketa: dokumente sekretehakerhakerimsekret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hakeruan SPAK-un, Apeli i GJKKO jep vendimin për Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin

12:32 : 22/04/2025
AKTUALITET

KUJDES! Nëse kodi i kartës tuaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

19:09 : 03/04/2025
AKTUALITET

Kush i “mori” dosjet e SPAK? Lala: Hakerimi vinte nga një zyrë në kullat kryesore të Tiranës

22:49 : 02/04/2025
BOTA

SHBA, publikohen dokumente sekrete mbi vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy

16:51 : 19/03/2025
AKTUALITET

Flamur Nokës i vjedhin Facebook-un dhe i zbulojnë “fitimet” 10 mijë euroshe

22:10 : 06/01/2025
AKTUALITET

Berisha: Manastirliu dhe Enkelejd Joti vodhën me tendera sekrete paratë e ilaçeve të Onkologjikut

21:07 : 27/06/2024
Para

Mësohen arsyet e ndarjes së Robert Berishës dhe Laureta Maqedoncit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com