Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, parlamenti rrëzoi me 69 vota pro dhe 4 kundër kandidaturën e Florian Bjankut për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Binjaku mori vetëm 29 vota pro, duke bërë që çështja të kthehet në nënkomision për marrjen e një tjetër kandidature. Në fjalën e tij Enkelejd Alibeaj, tha se rrëzimi i kandidaturës së Binjakut është përpjekeje e maxhorancës për të kapur drejtësinë.
“Ishin katër kandidatura me gjithë shkeljet e padrejtësitë gjatë procesit të anëtarit të fundit që vjen nga bota akademike, ishin katër. Siç ndodh rëndom në Komisionin e Posaçëm shkuam tek ajo që parashikon ligji, shorti, që zgjodhi emrin. Votimi ishte 29 pro dhe 69 abstenuan. Ajo që ndodhi pas votimin është se mazhoranca që abstenoi tregoi politizimin e procesit ndryshe pse do të vonin ashtu? Kur e ka zgjedhur shorti. Mazhornaca tregoi se nuk e di personin që zgjodhi shorti, politizim i procedurës së përzgjedhjes së tij. Kjo është e mira ti thuhet publikut se në Këtë Parlament ka pasur përgjërime për drejtësinë e pakapur. Akti ishte ai që ndodhi para 15 minuta nga mazhoranca. KLP është ajo që administron karrierën e prokurorëve, administron karrierën e anëtarëve të SPAK. Kur kap KLP kap SPAK Prokurorinë e drejtësinë”, tha ai.