• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jo vetëm emigracion, edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit

23:48 : 13/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ndërkohë që investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, një tendencë të ngjashme shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2022, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro, tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është njëkohësisht edhe niveli më i lartë qysh prej vitit 2011. Në pjesën dërrmuese, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit, ndërsa një pjesë më e vogël ka shkuar në formën e huave të dhëna për kompanitë bija.

Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja direkte në Shqipëri, me rreth 9.5% të tyre për 6-mujorin 2020. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negative, për një vlerë të përgjithshme prej 574 milionë eurosh, në rritje me 27.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat statistikore nga burimet zyrtare shqiptare për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit janë të pakta dhe të kufizuara kryesisht në shifrat e bilancit të pagesave.

Aktualisht, nuk ekzistojnë të dhëna gjithëpërfshirëse për stokun total të investimeve shqiptare jashtë vendit dhe për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Lexo edhe:

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave; Tregu mund ta ketë arritur “majën”

Edhe Gjermania mbështet dëbime në vende të treta

Megjithatë, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare. Pas pavarësimit të Kosovës nga Serbia, shumë prej bizneseve të konsoliduara shqiptare tentuan zgjerimin gradual, për të shfrytëzuar potencialet që ofronte tregu kosovar.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2022, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 282 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Ndërkohë, flukset e reja të investimeve shqiptare në Kosovë për 6-mujorin e parë të këtij viti kishin vlerën e 30.4 milionë eurove, në rritje me pothuajse 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prania e ndërmarrjeve shqiptare në Kosovë është e përqendruar kryesisht në sektorin tregtar dhe atë financiar. Në Kosovë veprojnë disa prej operatorëve më të mëdhenj shqiptarë të distribucionit të mallrave të konsumit, kompani të shitjes me pakicë, si edhe banka, kompani sigurimesh dhe operatorë të shërbimeve të pagesave.

Përveç Kosovës, të dhënat për praninë e sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit janë të pakta dhe të fragmentuara. Disa prej grupeve të mëdha të biznesit në vend, si Balfin apo Union Grup/UFT kanë prani të tyre edhe në Austri, Zvicër, Kroaci apo Maqedoninë e Veriut, me aktivitet kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në shërbimet financiare./Monitor

Etiketa: investimlargimmigracion

Lajme të lidhura

Në foto: Pamje që tregon betonizimin e Tiranës
AKTUALITET

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave; Tregu mund ta ketë arritur “majën”

08:52 : 31/08/2025
BOTA

Edhe Gjermania mbështet dëbime në vende të treta

08:11 : 23/07/2025
BOTA

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

20:05 : 18/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Gruaja denoncon burrin: Është larguar prej një viti, ka braktisur fëmijët dhe marrë kursimet

11:11 : 13/06/2025
Para

VIDEO/ Mbretit Charles po i ecën ters, nervozohet sërish në publik

TË GJITHA

Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët

12:44 : 04/09/2025

Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur nga influenceret

12:27 : 04/09/2025

“Një tra në Llogara”/ Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

12:10 : 04/09/2025

Goditet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë

12:00 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Kolumbi “kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

11:46 : 04/09/2025

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025

Egli Tako rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim

11:21 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com