Vdekja e 57-vjeçarit Thoma Konomi pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër, vijon të mbetet i rrethuar nga misteri.
Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”.
I vëllai i viktimës, Adi Konomi pretendon se policët e kanë rrahur Thomain dhe më pas është shoqëruar në komisariat, në gjendje të rëndë.
Ai tha se vëllai është mbajtur për 5 ditë në komisariat në gjendje të rëndë dhe nuk i është dhënë ndihma e nevojshme. Vëllai i tij ka thënë se sipas autopsisë ai ka ndërruar jete për shkak te goditjeve te marra dhe çarjes se zorrëve.
“Dua që të zbardhet ngjarja dhe ata që kanë bërë këtë krim të dalin para drejtësisë. Vëllain në momentin që e kanë kapur këtu e kanë qëlluar mbas shpine dhe ka rënë më gjithë motor. Lerë se ca thonë që është hedhur me motor. Ata e kanë dhunuar. Pse e kanë dhunuar në këtë mënyrë kaq të tmerrshme? Unë kam letrën që e kanë dënuar me 100 euro gjobë. E rrahën e gjakosën, pse nuk e çuan në spital vëllain tim ta shpëtonin. E mbajtën 5 ditë në komisariat, doktori i ka bërë gjilpëra, e kanë hedhur si kafshë në fshat. Vëllai im po jepte shpirt. Nuk ishte në gjendje të fliste. 5 netë në komisariat? Po 5 netë, e kishin dëmtuar shumë keq, pastaj e çuan në spital. Vëllai im vdiq nga çarja e zorrës dhe shumë goditje. Doktoresha më tha se ka vdekur, e kanë dhunuar, e ka dhunuar policia. Një fshatar e ka çuar rastësisht, kur e ka marr fshatari ka qenë me të vjella, kishte dhimbje, çdo gjë ishte e vonuar”, tha ai për mediat.
Franc Konomi, i njohur si miku i ngushtë i Domart Konjarit, do të mbahej më tepër si një nga ata që morën pjesë në atentatit që iu bë më 7 prill 1992 te “Xhamlliku” Gaz Muçës, edhe pse në atë ngjarje u tha se morën pjesë 4 vetë, edhe vetë Naim Zyberi.
Por edhe ndaj Naim Zyberit u morë hak, më 6 gusht 1997, pasi u vra në një spital në Milano të Italisë.
Pak ditë para vrasjes, ndaj tij ishte bërë një atentat në të cilin mbeti i plagosur.
Zyberi në atë kohë u cilësua si autori i vrasjes së Gaz Muçës dhe Artur Grorit.
Ndërsa në dhjetor 1997, ekzekutohet Fatos Keta, i cili cilësohej si një nga miqtë më të ngushtë dhe të besuar të Naim Zyberit.
Më 31 korrik 1998 vritet edhe vëllai i Gaz Muçës, Taulanti.
Por vrasja e Fatjon Naxhakut më 3 gusht 2005 në afërsi të “Shkollës së Kuqe”, duket se është dhe pika e ndezjes fort të gjakrave mes Franc Konomit dhe kundërshtarëve të tij.
Naxhaku, që kishte mundur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu i Marsejës në Francë, ishte nisur për të ekzekutuar Domart Konjarin, mikun e ngushtë të Franc Konomit, por nga përballja me të mbetet vetë i vrarë.
I fundit që u ekzekutua nga të dy grupet ishte Franc Konomi.
Më 8 korrik 2010, 10 plumba u lëshuan drejt makinës ku ndodhej ai, pranë “Ushtarit të panjohur”, duke e lënë të vdekur në vend.
Kur dukej se historia kishte përfunduar këtu, mbrëmjen e 29 janarit të vitit 2018, vritet Devi Kasmi, njeriu që mendohet se kishte gisht në vrasjen e Konomit.
Vrasja dyshohet se është kryer pikërisht nga Domart Konjari, që pas lirimit dy vite më parë, mendohet se ka përgatitur planin për ekzekutimin e njeriut që thuhet se kishte gisht në vrasjen e mikut të tij të ngushtë.