• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungesa e gazit në Evropë mund të zgjasë disa dimra, thotë bosi i Shell

20:43 : 29/08/2022
në AKTUALITET, BOTA

Mungesa e gazit në të gjithë Evropën ka të ngjarë të zgjasë për disa dimra të tjerë, ka thënë shefi ekzekutiv i Shell, çka rrit perspektivën e racionimit të vazhdueshëm të energjisë, ndërsa qeveritë në të gjithë kontinentin nxisin zhvillimin e burimeve alternative.

Pakësimi i furnizimit me gaz rus që nga pushtimi i Ukrainës i ka zhytur vendet evropiane në një krizë shkatërruese energjetike, duke rritur çmimet e shitjes me shumicë që i bënë konsumatorët të përballen me fatura të larta dhe me normat më të larta të inflacionit që nga vitet 1980.

Në një konferencë shtypi në Norvegji të hënën, Ben van Beurden tha se situata mund të vazhdojë për disa vite.

“Mund të ndodhë që do të kemi një sërë dimrash ku duhet të gjejmë disi zgjidhje,” tha ai.

Van Beurden tha se zgjidhjet për krizën energjetike do të duhej të gjendeshin përmes “kursimimit me efikasitet, përmes racionimit dhe një ndërtimi shumë, shumë të shpejtë, të burimeve alternative”.

Lexo edhe:

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

“Që kjo situatë do të jetë disi e lehtë ose që do të përfundojë, mendoj se është një fantazi që duhet ta lëmë mënjanë,” shtoi ai.

Komentet e tij vijnë ndërsa ekonomitë më të mëdha të Evropës po përgatiten për një dimër të ashpër të inflacionit në rritje dhe kërcënimit të recesionit, pasi rritjet rekord të faturave të gazit dhe energjisë elektrike krijojnë presion mbi familjet dhe bizneset në të gjithë kontinentin. Rusia, furnizuesi kryesor i gazit për pjesën më të madhe të BE-së para luftës në Ukrainë, i ka frenuar eksportet në kundërpërgjigje të sanksioneve nga Perëndimi që u vunë pas pushtimit që nisi Vladimir Putin gjashtë muaj më parë.

Ndërsa jo të gjitha vendet e BE-së varen drejtpërdrejt nga furnizimet ruse, konkurrenca për burimet e pakta i ka rritur çmimet evropiane të gazit.

Britania merr pak nga gazi i saj direkt nga Rusia, megjithatë është e ekspozuar ndaj çmimeve në rritje në tregun e shitjes me shumicë.

Liz Truss, e cila ka të ngjarë të jetë kryeministrja e ardhshme britanike, deri më tani ka refuzuar të shpjegojë se çfarë ndihme do të mund t’u jepte familjeve pasi kufiri i çmimit në faturat e energjisë të rritet me 80% deri  3,549 paund në vit nga tetori.

Të hënën, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se një paketë masash emergjente do të bëhej e ditur së shpejti.  Nga Sllovenia, ku zyrtarët e BE-së po punojnë për një plan, i cili mund të shpallet që në fillim të kësaj jave, Von der Leyen tha se “ndërhyrjet emergjente” mund të bëheshin, përveç reformave afatgjata të tregut të energjisë.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike tani po ekspozon, për arsye të ndryshme, kufizimet e modelit aktual të tregut tonë të energjisë elektrike,” tha ajo.

Kryeministrja franceze, Elizabeth Borne, paralajmëroi kompanitë se energjia mund të racionalizohet këtë dimër, ndërsa Ministri i Energjisë i Belgjikës tha se 5 deri në 10 vitet e ardhshme mund të jenë të vështira.

Duke folur së bashku me shefin ekzekutiv të Shell në Norvegji, kreu i një kompanie tjetër energjitike, Patrick Pouyanné i TotalEnergies, tha se qeveritë dhe politikëbërësit e Evropës do të duhet të planifikojnë një të ardhme pa gazin rus.

Komentet u bënë në një ceremoni që shënoi një marrëveshje për kapjen dhe ruajtjen e karbonit midis dy firmave, raportoi Financial Times. “Nëse mendoni të bëni pa gazin rus, ne do t’ia dalim. Ka mjaft energji në këtë planet për të bërë pa të”, shtoi Pouyanné.

Çmimet evropiane të gazit janë rritur javët e fundit, duke arritur në pothuajse 350 euro (299 paund) për megavatorë javën e kaluar, ndërsa vendet nxituan të rrisin furnizimet para dimrit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi të hënën Rusinë për “terror ekonomik” duke u përpjekur të pakësojë furnizimet me gaz në Evropë.

 

Lajme të lidhura

BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
BOTA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025
AKTUALITET

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025
AKTUALITET

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025
AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
Para

VIDEO/ Uzuni fantastik, shënon dy gola të shpejtë për Granadën

TË GJITHA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com