• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasja e ish-kryeministrit, jep dorëheqjen shefi i policisë në Japoni

18:24 : 25/08/2022
në BOTA

Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se do të japë dorëheqjen për të marrë përgjegjësinë lidhur me vrasjen e ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë një fjalimi fushate muajin e kaluar.

Njoftimi i shefit të Agjencisë Kombëtare të Policisë, Itaru Nakamura erdhi pasi kjo agjenci publikoi një raport sipas së cilit ishin të metat në masat e sigurisë, që çuan në vrasjen e zotit Abe më 8 korrik në Nara në Japoninë perëndimore.

Zoti Nakamura tha se e dorëzoi dorëheqjen në Komisionin Kombëtar të Sigurisë Publike të enjten.

“Në mënyrë që të rishqyrtojmë në detaje masat e mbrojtjes dhe të mos lejojmë kurrë që kjo të përsëritet, duhet të kemi një sistem të ri,” tha zoti Nakamura në një konferencë shtypi ku njoftoi se po jepte dorëheqjen.

Mediat japoneze njoftuan se dorëheqja e tij pritet të miratohet në mbledhjen e kabinetit të së premtes.

Lexo edhe:

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

Kryeministrja e parë femër e Japonisë! Kush është Sanae Takaichi, bateristja e apasionuar pas Heavy metal

I dyshuari për vrasjen, Tetsuya Yamagami, u arrestua në vendngjarje dhe aktualisht është nën vlerësim psikologjik deri në fund të nëntorit. Ai i tha policisë se e kishte vënë në shënjestër zotin Abe për shkak të lidhjes së ish-udhëheqësit me Kishën e Unifikimit, të cilën ai tha se e urrente.

Në një raport hetimor prej 54 faqesh të lëshuar të enjten, Agjencia Kombëtare e Policisë arriti në përfundimin se plani i mbrojtjes për ish-kryeministrin Abe neglizhonte rrezikun që mund t’i vinte atij nga pas dhe ishte përqendruar në rreziqet vetëm gjatë lëvizjes së tij nga vendi ku mbante fjalën tek automjeti i tij.

Deri në momentin kur i dyshuari ishte vetëm 7 metra pas zotit Abe asnjë nga oficerët nuk e kishte diktuar atë dhe as nuk e identifikoi të shtënën e parë si goditje me armë. Në pak më shumë se dy sekonda, i dyshuari ishte vetëm 5.3 metra pas zotit Abe duke e qëlluar përsëri, këtë radhë për vdekje.

Raporti rekomandon rritje të konsiderueshme në trajnim dhe në personelin e mbrojtjes së zyrtarëve të lartë të Japonisë, si dhe rishikimin e udhëzimeve për mbrojtjen nga policia për herë të parë në rreth 30 vjet./VOA/

Etiketa: japoniShinzo Abe

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
BOTA

Kryeministrja e parë femër e Japonisë! Kush është Sanae Takaichi, bateristja e apasionuar pas Heavy metal

10:42 : 21/10/2025
BOTA

Vdes ish-kryeministri Tomiichi Murayama! I pari që kërkoi falje për agresionin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore

10:23 : 17/10/2025
BOTA

Tronditëse në Japoni! Nëna mbajti trupin e vajzës në frigorifer për 20 vite

15:02 : 25/09/2025
BOTA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

Alarmi për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni mesazh të rëndësishëm

11:28 : 30/07/2025
Para

Bilanci ditor i COVID-19, 375 raste dhe një humbje jete

TË GJITHA

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com