• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rusët e dyshuar për spiunazh lihen në qeli, detajet nga dosja hetimore (FOTOT)

13:43 : 24/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy shtetasit rusë, Mikhail Zorin, 24 vjeç dhe Zvetlana Timofeeva, 33 vjeçe, si edhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25-vjeç, kanë dalë para gjykatës këtë të Mërkurë për tu njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria e përfaqësuar nga Kreshnik Ajazi ka kërkuar arrest me burg për të tre të arrestuarit e dyshuar për spiunazh pas incidentit të ndodhur në uzinën e Gramshit pasditen e së Shtunës, së javës së kaluar.

Avokatët kërkuan lirimin e klientëve, ndërsa gjykata vendosi në përputhje me kërkesën e prokurorisë, duke i lënë në qeli të arrestuarit dhe vlerësoi të vlefshëm arrestimet e tyre.

Dy akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj tyre: “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Sigurimi i informacionit”.

Lexo edhe:

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, shkrumbohet banesa

Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit

Pas leximit të akuzave dhe gjeneralitetve të personave të arrestuar, seanca vijoi me dyer të mbyllura për mediat, që u rikthyen në momentin kur gjykatësja njoftoi masat e dhëna.

Në dosjen hetimore sqarohet dinamika e incidentit, si dhe saktësohet se personat e ndaluar dyshohet se janë rekrutuar nga inteligjenca ruse me mision në vendin tonë. Sipas akuzës, atyre u janë gjetur fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale.

Incidenti me ushtarët

Referuar dosjes së prokurorisë sërguar gjykatës: Nga aktet e këtij procedimi rezulton se më datë 20.08.2022, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti, është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja e shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të Uzinës.

Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e Uzinës dhe në distancë rreth 200 m, larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bere rezistence dhe ka nxjerrë një spraj duke ua hedhur në fytyre dhe në trup, më qellim që të largohej nga ata.

Megjithë këto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e këtij komisariati.

Nga veprimet e para ka rezultuar se shtetasi i huaj, i identifikuar si Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza, me targë AX6200IP.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i mjetit me targa AX6200IP, në të cilin ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofeeva. Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë kryer veprimet e para hetimore, si pyetja e personave që kane dijeni për veprën penale, këqyrja e automjetit me të cilin udhëtonin dy prej shtetasve te huaj, sekuestrimi i sendeve dhe kryerja e vendimeve përkatëse te ekspertimit, për sendet e sekuestruara.

Sekuestrimet

“Shtetasve të lartpërmendur i janë gjetur dhe sekuestruar: 1 automjet Chevrolet, 2 dronë, sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, 1 lap top,  karta sim, hard disk i jashtë, 1 fishekë model 56, kalibër 7, 62 mm, një predhë fisheku arme zjarri me kalibër 12,7 mm, dokumente identifikimi dhe udhëtimi, pajisje kampingu, një bombul e përdorur në formë spraj neurparalizuese, 6 telefona celularë”, lexohet në dosjen e Prokurorisë.

Dyshimet për spiunazh

Prokuroria thotë se arrestimi i këtyre shtetasve, u bë u bë pasi më datë 20.08.2022., rreth orës 17:30, këta shtetas janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin-Gramsh” (ish Uzina e Armëve) duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit.

“Nga këqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimin që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara”, pretendon po ashtu akuza.

Dëshmia e ushtarëve

Ardian Xhaka tha se pasi konstatuan se një person i huaj kishte hyrë brenda objektit, kishte sinjalizuar rojën përgjegjës dhe bashkë me të kishin ndjekur shtetasin Mikhail Zorin, dhe pasi i ishin afruar për ta neutralizuar, ai kishte nxjerrë nga xhepi një sprai duke ia hedhur në fytyrë dhe trup.

“Rreth orës 17:25 në afërsi të objektit ushtarak nr.8 dëgjova një zhurmë dhe pashë një person që afrohej e dera e hyrjes kryesore. Ai tentoi që ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. I bërë thirrje të ndalonte, por ai u largua me vrap duke kaluar rrethimin e murit të uzinës. U vura në ndjekje të këtij shtetasi dhe njoftova përgjegjësin e rojeve, Aldo Bicin. Të dy sëbashku në një distancë rreth 200 metra nga muri rrethues bëmë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në atë moment që u afruam, ai kundërshtoi dhe na sulmoi me sprai kimik, që e nxori nga xhepi dhe na e hodhi në trup dhe në fytyrë. Pavarësisht sulmit, ne e ndaluam shtetasin, deri kur erdhi policia”, tha ushtari që mbeti i plagosur nga sulmi Ardian Xhaka.

Ndërsa ushtari tjetër, Aldo Bici sqaroi: “Rreth orës 17:25 u njoftova me telefon nga roja Ardian Xhaka se kishte konstatuar një person, i cili kishte hyrë në ambientet e brendshme të Uzinës, me qëllim fytjen në magazinat e saj. U vura në ndjekje të këtij shtetasi bashkë me Xhakën. Në afërsi të disa banesave të fshatit, rreth 200 metra nga muri rrethues i Uzinës, kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në momentin që janë afruar për ta kapur prej krahu, ai ka nxjerr spray me të cilin na spërkati fytyrën dhe në trup. Ndjemë djegie të syve dhe në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia. Më pas na dërguan në spital në urgjencën e Gramshit dhe më pas në Tiranë.”

/Boldnews.al/

Etiketa: gramshmasa e siguriserusetuzina ushtarake

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, shkrumbohet banesa

08:23 : 23/06/2025
AKTUALITET

Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit

17:25 : 17/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025
AKTUALITET

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025
BOTA

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
Para

Greqi, mbytet fëmija shqiptar. Babi: S’e ndihmova dot se isha me astmë

TË GJITHA

Jashari dëshiron Milanin, mesfushori ka kërkuar largimin nga Club Brugge

22:10 : 27/06/2025

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com