• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta kundër propagandës në internet

22:59 : 16/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Qeveria federale tani dëshiron të shtojë luftën e saj kundër ofensivës propagandistike dhe keqinformimeve nga Kremlini. Shërbimet e sigurisë besojnë se propaganda e Kremlinit do të rritet më tej në muajt e ardhshëm dhe se fokusi do të zhvendoset nga lufta në Ukrainë te kriza e afërt energjetike dhe pasojat e saj për popullatën.

Propagandistët e Moskës, duke përfshirë aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, po fokusohen mbi narrativa të caktuara, të tilla si se sanksionet ekonomike të vendosura kundër Rusisë do të dëmtonin Perëndimin më shumë se Rusinë. Ose se sanksionet perëndimore janë përgjegjëse për mungesën e ushqimit në shumë rajone të varfra të botës, veçanërisht në Afrikë.

Popullata të ndërgjegjësohet në mënyrë paraprake

Në parim, siç thonë ekspertët e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, popullata duhet të ndërgjegjësohet në mënyrë parandaluese për sulmet e synuara kundër fakteve dhe realiteteve. Në të njëjtën kohë, duhet të forcohet kompetenca mediatike, në mënyrë që të pavërtetat dhe manipulimet e synuara të mund të njihen nga njerëzit në mënyrë të pavarur.

Por deri tani, ekziston ende një mungesë e madhe të dhënash shkencore për gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që ndikojnë në shoqëri, se si funksionon saktësisht keqinformimi te njerëzit, opinionet e të cilëve ndikohen vazhdimisht.

Lexo edhe:

Mediat e huaja: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian por Trump nuk pranoi

Në samitin e G7-ës pritet të dominojnë diskutimet për konfliktin Izrael-Iran

Që disa vite më parë, kur u bë e qartë se Moska po përpiqej të ndikonte në proceset demokratike përmes aktiviteteve të fshehta, qeveria federale ngriti një platformë – një grup pune të quajtur “Hibrid”. Disa ministri dhe autoritete shkëmbejnë rregullisht informacion atje mbi të ashtuquajturat “kërcënime hibride”. Kancelaria, Ministria Federale e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë pjesë e saj, si dhe Zyra Federale e Shtypit, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) dhe Shërbimi Informativ Federal (BND).

Ekspertët po përpiqen, kryesisht përmes analizave të internetit dhe medias, të identifikojnë “masa aktive”, siç quhen gënjeshtrat e synuara dhe të zhvillojnë kundërmasa. Deri tani, grupi i punës “Hybrid” ka hartuar kryesisht tablo situatash dhe analiza konfidenciale për qeverinë, të cilat nuk ishin të hapura për publikun.

Shërbimi Informativ Gjerman, për shembull, ka studiuar përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë dhe do të shqyrtojë aktivitete të tilla gjatë zgjedhjeve legjislative të planifikuara për në shtator në Suedi.

Shpjegime ose sinjalizime më të shpejta

Kohët e fundit, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës gjithashtu informon publikisht në faqen e saj të internetit nën titullin “Së bashku kundër dezinformimit” për masat e marra nga qeveria federale. Në të ardhmen, autoritetet do të marrin pjesë në mënyrë edhe më ofensive në zbërthimin e krijimeve të gënjeshtërta dhe në forcimin e qëndrueshmërisë së shoqërisë, duke dhënë shpjegime apo edhe paralajmërime më të shpejta gjatë incidenteve të caktuara apo propaganduesve të identifikuar.

Projekte të tjera do të nisin gjithashtu në nivel të BE, të cilat do të synojnë të mbështesin aktorët e shoqërisë civile, si gazetarët rusë në mërgim. Po kështu, në nivel diplomatik, do të jetë e nevojshme që në të ardhmen të kundërshtohen më qartë përpjekjet për mashtrim dhe gënjeshtrat ruse.

Sipas strategjisë, qëndrimi i qeverisë federale duhet të shpjegohet qartë edhe jashtë vendit, për të mos lënë Kremlinin me sovranitetin e interpretimit të ngjarjeve dhe zhvillimeve të caktuara. Kështu, personeli diplomatik në të ardhmen do të pozicionohet më shumë dhe të përfshihet në diskursin publik. Aty ku më parë heshtej, do të ketë më shpesh kundërshtime.

Ndalimi i transmetimit të kanalit propagandistik rus Russia Today (RT) në BE po rezulton mesatarisht efektiv. Përmbajtjet e kanalit vazhdojnë të transmetohen në rrjet edhe në Gjermani. Kështu, te autoritetet janë shtuar zërat për të kërkuar veprime më të ashpra dhe më të synuara kundër propaganduesve të Kremlinit dhe për të rritur mundësinë e ndjekjes penale.

Deri tani hezitime për të ndjekur penalisht

Në fillim të gushtit, një gjerman 31-vjeçar u arrestua në Hamburg për mbështetjen e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës me propagandë në mediat sociale. Ai kishte bërë, për shembull, simbolin Z dhe kishte pozuar në një foto me një pushkë sulmi. Sipas hetuesve, kjo është nvepër e dënueshme.

“Sipas hetimeve të kryera deri tani, i akuzuari ishte përgjegjës për kanalin në mesenxherin Telegram ‘Das andere Deutschland’ (“Gjermania tjetër”), i cili ishte një platformë proruse nacional-bolshevike, në të cilën shpreheshin hapur simpatitë për agresionin kundër Ukrainës shkaktuar nga Rusia”, tha prokuroria.

Deri tani, autoritetet kanë hezituar të ndjekin penalisht përkrahësit e luftës. Kjo është arsyeja pse ky rast mund të krijojë një precedent. Po u gjet fajtor, personin e arrestuar në Hamburg e presin tri vjet burg./DW

Etiketa: InternetLuftaPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Mediat e huaja: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian por Trump nuk pranoi

10:53 : 16/06/2025
BOTA

Në samitin e G7-ës pritet të dominojnë diskutimet për konfliktin Izrael-Iran

17:52 : 15/06/2025
BOTA

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025
AKTUALITET

“Putin lojtar i fortë në gjeopolitikë”/ Nesho: Irani është shkelësi i prodhimit bërthamor

17:48 : 14/06/2025
BOTA

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025
BOTA

Netanyahu: Ne luftën s’e kemi me popullin e Iranit, ngrihuni për lirinë tuaj

22:16 : 13/06/2025
Para
FOTO;AFP

Play Off i Champions League/ Barazim me gola i PSV, mposhtet Dinamo e Zagrebit

TË GJITHA

Tentoi të vetëvritej me thikë, 33-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma/ EMRI

11:38 : 16/06/2025

Zbulohet parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari/ Emri

11:33 : 16/06/2025

Policia aksion në fshatrat e Krujës, dyshohet për parcela me drogë

11:20 : 16/06/2025

19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni në Milano

11:18 : 16/06/2025

Pas aksidentit tragjik, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

11:10 : 16/06/2025

I riu belg u plagos në një aksident në det, policia arreston 51-vjeçarin që i dha “Jet ski” me qira

11:09 : 16/06/2025

Lideri suprem i Iranit fshihet në bunker me familjen

10:55 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com