• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë, si nisi sherri mes komshinjve

12:13 : 11/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Konflikti mes komshinjve për territor të një hapësire pyjore, të cilën e përdornin për dru zjarri ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku për pasojë njëri prej tyre mbeti i vrarë. 55-vjeçari i identifikuar si Luan Hushi është vrarë paraditen e së mërkurës (10 gusht) në Fushë-Krujë. Mësohet se ai është qëlluar me kallashnikov nga fqinji i tij, Klodian Keqi, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.

Sipas burimeve nga Policia, vrasja paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra për një pyll në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe kur janë afruar kanë gjetur të plagosur rëndë bashkëfshatarin Luan Hushi, të cilin e transportuan drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por pak minuta më vonë 55-vjeçari ndërroi jetë.

Menjëherë në vendin e krimit shkuan forca të shumta policie ku menjëherë si autor të dyshuar identifikuan Klodian Keqin. Pavarësisht përpjekjeve, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij, ndërsa dhjetëra forca të policisë prej orësh janë duke krehur zonën.

Burimet bëjnë me dije se dy bashkëfshatarët prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin e ndërsa mëngjesin e së mërkurës, Keqi kishte parë që 55- vjeçari Hushi ndodhej në zonën e pyllëzuar ku ishte afruar për të sqaruar edhe debatet që ata kishin me njëri-tjetrin, shkruan Panorama.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Krujë, 20-vjeçari përplas me automjet për vdekje një këmbësor

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

Por në vend që të merreshin vesh, situata është tensionuar dhe Keqi qëlloi me kallashnikov në drejtim të Hushit, duke e plagosur rëndë.

Keqi nuk është një person i panjohur për Policinë e Krujës. Klodian Keqi, rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi së bashku me vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person tjetër, shtetasin Mustafa Daci.

Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës.

Nga shkëmbimi me armë në atë kohë mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.

Etiketa: detajekrujevrasja fushe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident tragjik në Krujë, 20-vjeçari përplas me automjet për vdekje një këmbësor

21:54 : 27/10/2025
AKTUALITET

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

Plagosja me armë tek “Megatek”, detaje të reja rreth ngjarjes! Gjendet një makinë e braktisur

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës, shpallet në kërkim. Në pranga bie i vëllai

15:50 : 13/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025
Para

Agolli bën “Fushë” paratë e FSHZH-së: I jep tendera firmës së “preferuar” të Veliajt

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com