• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Informacioni i munguar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

19:26 : 10/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një raport monitorimi i publikuar nga shoqata “Together for Life” tregon mungesën e informacionit cilësor nga autoritetet publike dhe nga mediat në përballjen e vendit me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Një raport monitorimi i publikuar nga shoqata “Together for Life” tregon se përballja e Shqipërisë me problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit në mesin e viteve 2010 u shoqëua me informacion të ulët publik, raportime sporadike të medias si dhe mekanizma të ulët mbrojtjeje nga ana e institucioneve shtetërore.

I bazuar kryesisht në monitorimin e mediave shqiptare, raporti thekson se informacioni mbi këto çështje të ndjeshme buroi më së shumti nga mediat e huaja ose nga deklaratat e autoriteteve publike, ndërkohë që hulumtimet nga ana e gazetarëve ishin të pakëta.

“Vitet 2014-2016 u ndoqën nga informacioni i ulët publik prej autoriteteve shqiptare mbi masat që ata kishin ndërmarrë për të parandaluar qytetarët shqiptarë që të linin vendin për t’iu bashkuar konfliktit në Siri,” thuhet në raport.

“Në përgjithësi, platformat mediatike dhanë informacion të përgjithshëm duke u mbështetur te deklaratat e Policisë së Shtetit dhe njoftimet për shtyp…,” shtohet aty.

Lexo edhe:

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

Padia e Qynos/ Kushtetuesja rrëzon SPAK: Gazetari ka të drejtë të ruajë burimin e informacionit

Raporti i publikuar nga shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative BIRN, u bazua në një punë kërkimore dy mujore të përditshme në platformat mediatike të tilla si gazeta, media digjitale dhe televizione.

Qëllimi i këtij raporti është i dyfishtë: për të ekzaminuar rolin e medias në analizimin e kapaciteteve shtetërore për mbulimin e çështjeve të sigurisë të lidhura me terrorizmin dhe për të analizuar kuadrin ligjor.

Sipas raportit, media shqiptare filloi ta trajtojë gjerësisht terrorizmin vetëm gjatë vitit 2014, kur episodi i imamëve të vetëshpallur në disa xhami në rrethinat e Tiranës mori vëmendjen e publikut pas tetë arrestimeve nga policia shqiptare me akuzat për rekrutime me qëllime terrorizm.

Edhe pas vitit 2014, media shqiptare u fokusua tek qytetarët që largoheshin për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, pa analizuar shpesh shkaqet dhe pasojat.

Sipas të dhënave kërkimore, pas vitit 2016 pati një rënie të raportimit mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrozimin në mediat shqiptare, ku të rejat kryesore kishin të bënin me krijimin e Drejtorisë së Anti-Terrorit në Ministrinë e Brenshme.

Sipas gjetjeve të “Together for Life”, një shqetësim kryesor i institucioneve ligjore ka të bëjë me financimin e organizatave terroriste.

Në vitet 2015-2019 ka patur 54 raste të deklaruara si të dyshimta nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për financimin e terrorizmit, kryesisht nëpërmjet transfertave bankare – të cilat nuk janë konfirmuar në hetimet e mëvojshme.

Sipas raportit, Shqipëria aktualisht ka një mbrojtje të ulët ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Pavarësisht se Shqipëria ka ratifikuar konventa dhe protokolle ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si edhe ka krijuar struktura edhe njësi të veçanta për parandalimin e tyre, vijon të ketë mekanizma të ulëta mbrojtëse,” përfundon raporti. /BIRN/

Etiketa: ekstremizmiinformacionitogether for life

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

Padia e Qynos/ Kushtetuesja rrëzon SPAK: Gazetari ka të drejtë të ruajë burimin e informacionit

20:48 : 22/04/2025
AKTUALITET

‘Megafon i qeverisë’: Makineria e propogandës po minon gazetarinë në Shqipëri

09:29 : 17/03/2025
AKTUALITET

Sa kushton informacioni në institucionet publike?

21:22 : 08/01/2025
AKTUALITET

Rama sulmon prokurorët e SPAK: Nuk është faji i gazetarëve për nxjerrjen e informacioneve

12:07 : 26/06/2024
Në këtë foto të 14 shtatorit 2020, familjarë dhe të afërm të shqiptarëve të bllokuar në Siri po protestojnë për të nxitur qeverinë të përpiqet për riatdhesimin e tyre. Një vrojtim i kryer nga IDM zbuloi se më shumë se gjysma e popullsisë mbështet sugjerimin se qeveria duhet të ndihmojë në kthimin e tyre në atdhe. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
AKTUALITET

Ekstremizmi politik kapërcen ekstremizmin fetar në Shqipëri

19:48 : 24/03/2021
Para

Historia e Fatos Çollakut, një jetë e ndërprerë nga shteti

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com