• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e Fatos Çollakut, një jetë e ndërprerë nga shteti

19:29 : 10/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vetëvarja e Fatos Çollakut në pemën e shtëpisë së tij në Prrenjas është një nga ato histori, që njeriu tenton ta heqë sa më parë nga kujtesa, me shpresën se i përket një bote tjetër. Ajo botë ku varfëria e detyron njeriun të jetë çdo ditë në kërkim të bukës për të mundur urinë.

Të tillë mund të ketë shumë në Shqipëri, por rasti i Fatos Çollakut ndryshon. Sepse atij goditjen finale ia dha shteti.

Nga dëshmitë që mori gazetari Osman Stafa i Neës 24 në fshatin Rrajcë, kuptohet se Fatos Çollaku nuk vuante nga probleme mendore. As nga ndonjë sëmundje e rëndë që ta penalizonte për të punuar. As nuk ishte goditur nga ndonjë fatkeqësi e rëndë shëndetësore kohët e fundit.
E vetmja gjë që e mundonte ishte varfëria.

Brenda shtëpisë së Fatos Çollakut kishte vetëm një llampë. Një llampë. As frigorifer, as televizor, as lavatriçe dhe asnjë pajisje tjetër. Pavarësisht kësaj, thanë banorët e zonës, energjinë elektrike ia shkëpusnin rregullisht kur nuk e paguante dot.

Lexo edhe:

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

14-vjeçarja tentoi vetëv*asjen në Korçë, procedohet nëna e saj/ DETAJE

“Ishte djalë punëtor, pa probleme, që shihte hesapet e tij. Kush e merrte në punë, nuk ishte kurrë i zhgënjyer” tregon një prej miqve të tij.

“Ne me të jemi rritur. E dimë ca njeriu ishte. Nuk merrej as me një pisllik. Kush i thoshte për punë, ai shkonte” tregon kryeplaku i fshatit që mohon kategorikisht hamendësimet për ndonjë sëmundje mendore.

48-vjeçari jetonte bashkë me motrën. Është e vërtetë se merrnin çdo muaj 30 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Por shteti këto para, ia kërkonte mbrapsht, me faturën e dritave dhe të ujit.

“Energjia edhe i pritej, edhe i vihej. Nuk ka qenë stabël. Nuk ia presim kësaj familje se vetëm një dritë kishte. As lavatriçe, as televizor. Vetëm një dritë kishte. Si qiri” thotë kryeplaku.

Supozohet që kur një qytetar jeton në kushte ekstreme varfërie, shteti ta ndihmojë në një mënyrë apo tjetër. Por jo. Në rastin e Çollakut, jo vetëm që nuk iu dha ndihmë, por shteti nuk e la të qetë.

Fillimisht duke i kërkuar paratë e energjisë elektrike që harxhonte llampa e tij. Pastaj duke i ndërprerë edhe ujin.

Një prej banoreve të fshatit tregoi se natën para vetëvrasjes, në shtëpinë e Fatos Çollakut nuk kishte drita. Ndërsa ditët e fundit, rrëfeu ajo, Çollakut i prenë edhe ujin.

“Mbrëmë nuk kishte drita. Erdhëm ne këtu. Erdhi burri im, ishim ulur këtu, pa drita. I thashë, ngrihu, të shkojmë të lajmërojmë atë të dritave që kemi këtu, elektriçistin. Të vijë t’i rregullojë. Erdhi ai i lidhi atë RL dhe erdhën dritat. Por dritat i ka pas me shkëputje, edhe i lidhnin edhe ia prisnin, plus që ai ka pas një problem tjetër. Para 10 ditësh i prenë ujin. I hoqën sahatin se thanë që nuk e ka paguar. Aty u mërzit dhe hyri në stres. Erdhi te ne tha “Kush ma ka bërë?”. “Shko të ai i ujit”, i thashë “nuk e ke paguar”. Pavarësisht ai erdhi prap dhe ia lidhi. Por u mërzit nga kjo e ujit” tregoi gruaja që jetonte pranë Fatos Çollakut.

Pamjet e banesës ku jetonte i ndjeri sikur vijnë nga mesjeta. Mure të zinj, që mezi mbahen. Çatia e shembur. Ndërsa në tavan, llampa e munguar.

Një jetë në mjerim, pas së cilës erdhi heqja e dritave dhe ndërprerja e ujit. Dy goditje dhe Fatos Çollaku humb çdo shpresë për të jetuar si njeri. Humb edhe arsyen për të jetuar. Lidh një litar në pemë dhe ashtu të varur e gjejnë në mëngjes./Lapsi.al

Etiketa: fatos collakuhistoriavetevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025
AKTUALITET

14-vjeçarja tentoi vetëv*asjen në Korçë, procedohet nëna e saj/ DETAJE

11:43 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kurbin/ 50-vjeçari vetëvritet me armë gjahu

10:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025
AKTUALITET

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025
Para

"300 euro nata", prangosen dy vajza, klientët i gjenin nga interneti

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com