• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fondet e BE për fermerët shkuan te inceneratorët, AZHBR: Sulme politike

17:08 : 09/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural i ka cilësuar të pavërteta akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar.

Në një reagim, AZHBR thotë se akuzat janë një sulm politik dhe nuk kanë asnjë bazë.

AZHBR deklaron se ka marrë të gjitha masat për të zbatuar në transparencë të plotë Programin IPARD II, mbi parimin e trajtimit të barabartë të çdo aplikimi në respekt të procedurave standarte të akredituara.

“Ju sjellim në vëmendjen tuaj që AZHBR është një institucion i akredituar nga Bashkimi Europian dhe i monitoruar përmes filtrave të kontrolleve të brendshme e të jashtme nga disa institucione për respektimin dhe zbatimin me përpikmëri të kritereve të programit, politikave bujqësore dhe akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara në zbatim të tyre”, thotë AZHBR.

Njoftim për media

Lexo edhe:

QSUT “vatër” abuzimi, kompania e Gentjan Sulës “përpinë” fondet publike

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

Informojmë opinionin publik mbi akuzat e pavërteta të subjekteve politike që synojnë të përbaltin punën e rëndësishme që është kryer nga AZHBR në vitet e fundit e cila ka kontribuar cilësisht dhe qenësisht për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, modernizimin e saj dhe rritjen e punësimit në sektor.

Alibia e papërgjegjshme e ngritur si një sulm politik mbi administrimin e AZHBR dhe ‘keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian’ është pa asnjë bazë, e pavërtetë dhe e dënueshme.

Në emër të transparencës totale, AZHBR në bashkëpunim me Autoritetin Menaxhues në zbatim të plotë të procedurave të parashikuara nga Programi IPARD II, për cdo thirrje për aplikime ka marrë të gjitha masat për të orientuar dhe informuar aplikantët mbi Programin në mënyrë që të rritet mundësia për aplikime të suksesshme.

Është hartuar Udhëzuesi për Aplikantët i cili është bërë publik së bashku me dokumentat standarte të aplikimit, dhe janë kryer fushatat informuese në të gjitha qarqet në Republikën e Shqiperise ku në transparencë të plotë janë informuar aplikantët. Në transparencë të plotë, fushatat informuese janë kryer edhe nëpërmjet medias së shkruar dhe audiovizive. Është informuar publiku vazhdimisht mbi projektet e realizuara.

Gjatë shqyrtimit të aplikimeve, AZHBR ka marrë të gjitha masat për të zbatuar në transparencë të plotë Programin IPARD II, mbi parimin e trajtimit të barabartë të çdo aplikimi në respekt të procedurave standarte të akredituara.

Në zbatim të manualit të procedurave dhe Udhëzuesit për Aplikantët AZHBR shqyrton dhe verifikon gjendjen ligjore dhe financiare të subjekteve aplikantë duke kërkuar dokumenta qartësisht të përcaktuara për të gjithë aplikantët njëlloj pa asnjë trajtim të diferencuar.

Kryen verifikimin e pastërtise së figurës së aplikantit nëpërmjet dokumenteve si:

-Vërtetim nga Ministria e Drejtësisë që aplikanti nuk ka qënë i dënuar më parë.

-Vërtetim nga Prokuroria që aplikanti nuk është në hetim.

Kryen verifikimin financiar nëpërmjet dokumentave si:

-Pasqyra e të ardhurave

-Licenca për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore

-Libra inventaresh për të gjithë pasuritë fikse të zotëruara nga subjektet

-Dokument nga Banka e Shqiperisë për të verifikuar se subjektet aplikante nuk janë kredimarrës te këqinj.

Bazuar në Udhëzuesin për aplikantë, cdo projekt verifikohet dhe përjashtohet nga granti vetëm nëse:

– Janë të falimentuar ose në proces likujdimi, nëse aktiviteti i tyre administrohet nga gjykata, nëse kane hyrë në marrëveshje me kreditoret, nëse kanë pezulluar veprimtarinë ekonomike apo nëse janë në proces gjyqësor lidhur me të tilla cështje.

– Janë dënuar për një kundravajtje lidhur me sjelljen e tyre profesionale nga një vendim gjyqësor i formes së prerë.

– Nuk kanë përmbushur detyrimet lidhur me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore ose pagesën e taksave

– Janë gjykuar me vendim Gjyqësor të formës së prerë për mashtrim, korrupsion, përfshirje në një organizatë kriminale apo cfarëdolloj veprimtarie tjetër të pa ligjshme që demton interesat financiare të B.E.

– Janë aktualisht subjekt i nje gjobe adminisrative të përmendur në nenin 96 (1) të Rregullores Financiare.

Në kushtet kur projekti nuk kategorizohet në asnje nga pikat e sipër përmendura AZHBR nuk ka kompetencë investigimi apo hetimi të proceseve por të konfirmojë bazuar në dokumentacionin provues nga institucionet kompetente.

Subjektet e përmendura i janë nënshtuar verifikimit të plotë mbi statusin juridik, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria/gjykata që nuk është subjekt nën hetim, si dhe kanë depozituar dokumentat që vërtetonin poseidimin e ligjshëm të tokës objekt aplikimi, në përputhje me kriteret e aplikimit të cilat janë të njëjta për të gjithë.

Të gjithë keto dokumente janë kërkuar për subjektet që përmenden në media dhe janë konform rregullave dhe kërkesave të akredituara.

Ju sjellim në vëmendjen tuaj që AZHBR është një institucion i akredituar nga Bashkimi Europian dhe i monitoruar përmes filtrave të kontrolleve të brendshme e të jashtme nga disa institucione për respektimin dhe zbatimin me përpikmëri të kritereve të programit, politikave bujqësore dhe akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara në zbatim të tyre.

Transparenca është parimi kryesor i punës sonë dhe informacioni i plotë për çdo aplikim gjendet në faqen www.azhbr.gov.al. Çdokush që kontakton Agjencinë merr përgjigje shteruese me shkresë, email apo përmes numrit të gjelbër.

Deklaratat e bëra ditët e fundit në media janë baltë e hedhur mbi AZHBR, për interesa politike dhe personale të individëve që i bëjnë ato, krejtësisht të pavërteta.

Këto abuzime me tendencë nuk do të arrijnë të përbaltin kurrë punën intensive dhe me dedikim të 250 punonjësve të cilët kanë arritur ta kthejnë AZHBR në një institucion model në vend për efektivitet dhe transparencë.

Etiketa: AZHBRfondetincenerator

Lajme të lidhura

AKTUALITET

QSUT “vatër” abuzimi, kompania e Gentjan Sulës “përpinë” fondet publike

20:24 : 01/05/2025
AKTUALITET

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

23:02 : 23/04/2025
AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare

18:15 : 20/04/2025
AKTUALITET

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca paraprake për Ilir Beqajn

14:09 : 18/04/2025
AKTUALITET

PD denoncon në KQZ drejtoreshën e AZHBR: Po shfrytëzon postin duke bërë fushatë për PS-në

10:30 : 17/04/2025
Para

Bullizimi i Kanye West i shkakton trauma të rënda Pete Davidson, shkon në terapi

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com