• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

10:01 : 09/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Në aferën gjigande, afro 430 milionë euroshe të inceneratorit të Tiranës, dokumentat që kanë dalë sot janë një vrimë në ujë.

Por ato vlejnë për të treguar se si në bashkëpunim me çdo organizëm shtetëror, pronarët e inceneratorëve, që sot janë në kërkim, nuk kanë lënë fond publik pa rrëmbyer.

Megjithëse ata vazhdojnë të paguhen ende nga buxheti i shtetit ndonëse kanë marrë arratinë, ata janë “pasuruar” edhe nga grantet që Bashkimi Europian i ka dhënë qeverisë shqiptare për të ndihmuar fermerët.

Në krahasim me milionat që janë rrëmbyer shifra nuk duket e madhe, thjeshtë 310 mijë euro, por ajo është simbolike për të treguar se ka pasur një plan të detajuar për të mos lënë asnjë thërrime të bjerë për tokë.

Partia e Lirisë ka denoncuar prej ditësh me dokumenta atë që ka ndodhur: pra se si, në truallin e inceneratorit të Tiranës është ngritur edhe një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë.

Lexo edhe:

Masakra mjedisore në “inceneratorin” e Elbasanit. A do të arrestohet administratori Leli Kaja?

Prokuroria e Elbasanit nis hetim të dytë për inceneratorin dhe “Eco-Elb” të Leli Kajës

E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Po çfarë ka ndodhur?

Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre.

Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion.

Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR.

Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme.

Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshte)./Lapsi.al

Etiketa: fonde beinceneratorkrifca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Masakra mjedisore në “inceneratorin” e Elbasanit. A do të arrestohet administratori Leli Kaja?

10:45 : 02/03/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Elbasanit nis hetim të dytë për inceneratorin dhe “Eco-Elb” të Leli Kajës

16:20 : 26/02/2025
AKTUALITET

Bushati: Heronjtë e SPAK të hetojnë inceneratorët, janë krim i planifikuar shtetëror

22:30 : 20/02/2025
AKTUALITET

Edi bëj një detoks, por merr SPAK-un sponsor

15:13 : 01/02/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Fondet e IPARD shkojnë në xhepat e Krifcave të oborrit qeveritar

17:43 : 07/12/2024
AKTUALITET

Elbasani mbulohet nga tymi, “pushtohet” nga flaka fusha e mbetjeve të inceneratorit

09:53 : 09/11/2024
Para

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, droga do sillte fitim 10 mln euro/ Detajet

TË GJITHA

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com