• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ndërruam peshkun me 73 mijë litra naftë në Libi”, zbardhet dëshmia e kapitenit

Detajet

17:31 : 04/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme naftë në një peshkarexhë, ndërsa arrestoi kapitenin e saj Flamur Aliu dhe mekanikun Nuri Xheka, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, i cili ishte administrator i anijes.

Sipas policisë, ata kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në deklaratën e zbardhur nga News24, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për tu kthyer në Shqipëri. Blerja është kryer në Libi.

“Jam familjar dhe gjithë jetën jam marrë me punë të ndershme dhe kurrë nuk e kam shkelur ligjin.

Më poshtë ju deklaroj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën:

Lexo edhe:

Fundoset anija turistike, 3 të vdekur dhe 60 të plagosur

Rama i rikthehet naftës së Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

Në datën 14 korrik 2022 pasi bëmë përgatitjet për gjueti dhe ishim regjistruar në Kapitenarinë detare Durrës, u nisëm për gjueti peshku. Mbasi hodhëm rrjetën udhëtuam në drejtim të jugut të Shqipërisë për në ujërat ndërkombëtare. Dua të theksoj se dolëm në ujërat ndërkombëtare duke tërhequr rrjetat e peshkimit dhe zumë peshk dhe e sistemuam nëpër arka dhe e futëm në frigorifer.

Kjo gjueti vazhdoi për rreth 7 ditë nëpër ujërat ndërkombëtare të detit Mesdhe në drejtim të shtetit të Libisë.

Dua të theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund.

Me që mua më kishin thënë se në Libi, në qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë. Mu mbush mendja duke u thënë edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Unë kisha ngarkesë peshku të kualitetit të lartë që në Bengazi shkonte mbi 100 dollar për kile. Kështu që unë në marrëveshje me disa libianë që flisnin italisht ramë dakord që ata të më blinin peshkun dhe të më furnizonin me naftë për motorin e anijes. Sipas llogaritjeve, peshkun libianet e vlerësuan në 20.000 dollarë dhe blerjen e naftës e bëmë në të zezë ku peshku i konvertuar në dollarë u llogaritën për naftë në një litër 0.25 dollar.

Kështu me furnizimin e ri me naftë që çmimi ishte 10 herë më i lirë se në Shqipëri u nisëm për në Durrës dhe mbërritëm aty në mëngjesin e datës 22 korrik 2022 rreth orës 8.30.

Ngaqë marinarët ishin të lodhur dhe të pandërruar i urdhërova që të iknin në shtëpitë e tyre dhe vetë u nisa në banesë dhe me pas shkova në Tepelenë. Dua të theksoje se këtë sasi nafte që i takonte anijes meqë binte ditë e shtunë ose e djelë e lashë për ditën e hënë 25 korrik 2022 që ta raportoja në Doganë në datën 23 korrik 2022 ditën e shtunë duke parë televizorin në Tepelenë kishte dalë emri im dhe akuzohesha se kisha bërë kontrabandë.

U çudita dhe njëkohësisht i revoltuar erdha ditën e hënë dhe u paraqita me avokatin tim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Meqë nuk kishte prokuror të gatshëm na thanë se do të hidhet shorti se kujt prokurori do ti kalonte kjo çështje për të cilën unë akuzohesha nga policia. Në këto kushte unë jam i gatshëm të paraqitem në Prokurori dhe ti deklaroj gjithë ato që thashë më sipër mbasi e ndjej veten të pastër.

Marrja e kësaj sasie nafte prej 73 mijë litra ishte vetëm për motorin e anijes për shume rrugë dhe kostoja na dilte pozitive në krahasim me çmimin e naftës që shitet në Shqipëri.

Ne kemi të drejtë të blejmë naftë ku do, por nuk duhet të shkelim ligjet e shtetit shqiptar”, ka deklaruar ai.

Etiketa: anijeKapitenikontrabandanaftapeshkarexha

Lajme të lidhura

BOTA

Fundoset anija turistike, 3 të vdekur dhe 60 të plagosur

19:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

Rama i rikthehet naftës së Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

15:08 : 29/04/2025
AKTUALITET

“PD do të ulë me 40% çmimin”/ Aga: Nafta në Shqipëri do jetë më pak se 140 lekë

15:10 : 28/04/2025
AKTUALITET

Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria dhe korrupsioni që po shkatërron Forcën Detare

16:32 : 27/04/2025
BOTA

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

17:00 : 26/04/2025
RAJONI

Bien çmimet e karburanteve në Kosovë, 4 cent më pak për litër

12:25 : 10/04/2025
Para

Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com