• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi për tragjedinë në Potam: Rama bashkëpunëtor me Tasen, të shkarkojë ministrat

14:23 : 03/08/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se ngjarja tragjike në Himarë, ku një vogëlushe u vra nga skafi që drejtohej nga një komisar policie është përgjegjësi e disa institucioneve shtetërore.

Në një dalje për mediat, nga selia blu, Vokshi reagoi ndaj deklaratave të Ramës, duke thënë se ai ka nxjerrë zbuluar papërgjegjshmërinë e tij.

Sipas Vokshit, Rama është ortak me Arjan Tasen në vrasjen e vogëlushes.

Deputetja e PD po ashtu bëri thirrje që të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes për protestë të shoqërisë civile, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi:

Lexo edhe:

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë.

Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total te tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.

Me këtë rast Partia Demokratike deklaron se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, dje në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase.

Është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit.

Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë, dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten!

Është pandëshkueshmëria.

Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme.

Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre.

Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar.

Për këtë duam të rikujtojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2014, “për Sigurinë në Plazhe”.

Ky vendim bën përgjegjës, jo vetëm policin Arjan Tase, që “shtiu me skaf” në mes të plazhit, por edhe tërë zinxhirin e institucionet qendrore e vendore përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në uonaz bregdetare turistike:
Ja edhe lista e tyre:
– Ministria e Brendshme dhe strukturat policore janë përgjegjësit kryesorë për ngjarjet tragjike në bregdet. Prania e mjeteve lundrues shumë afër bregut, apo ngjitur me plazhet, është papërgjegjshëmri që ka kaluar e vazhdon të kalojë pa vëmendje e pa ndëshkim.

– Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Rojës Bregdetare, nuk rezulton të ketë evidentuar qarkullimin e një mjeti lundrues, me fuqi 600 kubikë.

– Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë Detare, nuk rezulton të ketë kryer verifikime për madhësinë dhe fuqinë motorike të mjetit, në bazë të të cilave përcaktohet edhe hapësira ujore ku mund të qarkullojë.

– Ministria e Turizmit nuk rezulton të ketë kryer monitorimet përkatëse për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore. Në rast se do të ekzistonte një verifikim i tillë nga strukturat e kësaj Ministrie, pika e “jet ski-ve” dhe motorëve të ujit ngjitur me çadrat në Potam nuk do të lejohej.

– Bashkia e Himarës me të gjithë strukturat e saj ka dështuar në monitorim të sigurisë së jetës dhe shëndetit të pushuesve duje lejuar ngritjen e një pikave të pajisjeve morotike në një plazh plot me pushues, ku nuk është përcaktuar ndërtimi i stacioneve të tilla?

– Administrata Tatimore, gjithashtu, ka dështuar në verifikimin e të ardhurave të krijuara nga stacionet e dhënies me qira të mjeteve lundruese e sportive duke lejuar që ato të mbijnë ku të duan dhe të shtojnë rrezikun.

Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se me qëndrimet e tua vetam se dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër.

Ne jemi këtu për t’u thënë “tregtarëve të rrezikut” se, nën qeverisjen e tyre, Shqipëria është në rrezik!

Duam t’ju bëjmë thirrje gjithashtu gjithë të qytetarëve të indinjuar që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh.

Shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në ora 19.00.

Bashkojuni protestës dhe lutjeve për shpirtin e Jonadës!

Etiketa: HimaraRama bashkepunon me Tasenvokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

21:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

Vokshi denoncon “masakrën elektorale” në KiE: Kriminelët më kërcënuan së bashku me vajzën

17:40 : 23/06/2025
AKTUALITET

Përballja në GJKKO, Vokshi nxjerr dokumentin e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal

12:39 : 19/06/2025
AKTUALITET

11 maji/ Vokshi: Ka pasur kudo banda kriminale, zgjidhja është qeveri teknike

21:53 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Në Asamblenë e CDI-së kërkuam që Europa të reagojë ndaj farsës elektorale të 11 majit

20:14 : 29/05/2025
Para

Portieri i United: I kërkova klubit të largohesha sapo erdhi Ten Hag

TË GJITHA

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

21:11 : 29/06/2025

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com