• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilbilosja e Edi Ramës

13:30 : 03/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pa u mbushur 24 orë nga ngjarja tragjike e ndodhur në Potam të Himarës, ku një vajzë 7 vjeçare u vra, teksa ndodhej në breg të detit, nga një skaf që drejtohej nga një komisar policie, Edi Rama i ka kaluar limititet normale të një shtetari.

Minimalisht ai duhej të mos fliste, duke respektuar kështu dhimbjen e atyre familjarëve që humbën vajzën, por edhe shoqërisë që as më pak e as më shumë po reagon ndaj një krimi, që ka si autor Arjan Tasen, policin e Edi Ramës, Bled Çuçit dhe Gledis Nanos.

Edi apo Edvin Rama zgjodhi të mos heshtë! Reagoi jo për të kërkuar ndjesë, por për tu hedhur në sulm, pasi në logjikën e tij dhe të gjithë ngrehinës që ka ndërtuar në vitet e pushtetit, arroganca prevalon mbi çdo gjë.

Pas tragjedisë së Potamit, Edi Rama po kujdeset që qetësinë dhe pushimet e gushtit mos t´ia prishin ata që janë të irrituar, apo të tjerë, që sipas tij, nuk njohin kode dhe përpiqen të shfrytëzojnë politikisht edhe vdekjen. Pra me pak fjalë ajo që Edi Rama sot kërkon është çdo gjë të kalojë në heshtje, si diçka e izoluar, dhimbjen e së cilës duhet ta vuajnë familja e 7 vjeçares, ndërsa përgjegjësia është e atij që ishte në skaf.

Lexo edhe:

Përballja në Opinion/ Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve

Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e ‘Sky ECC’: Kush ta emëroi drejtorin e Policisë në Shkodër?!

Me këtë logjikë, deri më sot, Edi Rama ka kaluar situata më të lehta, por edhe më të rënda, madje këtë çështjen e “përgjegjësisë personale” e përdor edhe kur kapet në korrupsion qeveria e tij, edhe kur i merret jeta qytetarëve të vendit të tij.

Kthehuni pas në kohë, atëherë kur një polic nga këta të Edi Ramës vrau Klodian Rashën. Deri në momentin kur nuk pati reagim, viktimës iu vesh e gjithë përgjegjësia, madje ishin të gatshëm që të nxirrnin versionin se ai vrau veten. Reagimi bëri që vrasja e Rashës të nxirrte zbuluar një shtet që pasi të vret, edhe të njollos.

Në atë kohë “nderin” e Policisë së Ramës dhe këtij të fundit, e shpëtoi dorëheqja e detyruar e Sandër Lleshajt.

Në rastin e Potamit viktima ishte një vajzë 7-vjeçare, të cilës i këputën në mes fëmijërinë, ëndrrat, i morën jetën, sakatuan në shpirt familjen e saj, dhe tani kërkojnë edhe ti mbyllin gojën atyre që reagojnë.

Askush nuk pretendon sot që Edi Rama të dalë vetë si “superman” dhe të vendosë rendin e sigurinë në plazhe apo rrugë, por ai s´mund ti shmanget përgjegjësive. Aq më tepër nuk ka as tagrin, as forcën për të ndalur reagimet përballë faktit se në këtë vend, shteti mund të të vrasë, edhe kur të fton vetë për një palë pushime.

Ata mijëra njerëz që zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar apo në zona të tjera turistike, shkojnë pasi nga mëngjesi në darkë dëgjojnë propagandën, dëgjojnë Edi Ramën që flet për suksese, për rend e siguri, dëgjojnë me rradhë zëdhënësat e tij ministra apo drejtorë, që trumpetojnë masat që kanë marrë, dhe besojnë se një 2 metrosh dhe çeta që e ndjek nga pas, nuk gënjen.

Dhe nëse do të ishte thjesht gënjeshtër edhe mund të gëlltitej, mund të harrohej, mund edhe të kthehej në një batutë, përsa kohë nuk rrëmben jetë njerëzore.

Pak javë më parë në Jalë një skaf i shkoi te shezlongu një çifti, fatmirësisht pa shkaktuar viktima, por askush nuk mori masa që një gjë e tillë të mos përsëritej. Nga momenti që u raportua kjo ngjarje, as Edvini, as Bledi, as Mirela dhe as Gledisi nuk e vunë ujin në zjarr, ndërsa gjithçka kaloi si një aksident. Nëse do të kishte një reagim në atë kohë, ndoshta tragjedia e Potamit do të ishte shmangur, familja e 7 vjeçares nuk do të përjetonte atë dhimbje që nuk do ti shuhet kurrë, dhe qetësia e gushtit për Qeverinë nuk do të prishej nga reagimet.

Me paturpësi, deri në kufinjtë e një njeriu që duket se jeton në një tjetër habitat, Rama gjeti kohën për ti thënë shqiptarëve se ky është sezoni më i mirë turistik. Dhe këtë nuk e thotë për propagandë, por sepse ai qeveris me logjikën e numrave. Për të njerëzit janë numra, nuk ka rëndësi as mosha, as identiteti, as siguria, as kush lind dhe as kush ikën nga kjo jetë.

Ai me logjikën që përdor dhe mentalitetin që drejton është më i rrëzikshëm se ky polici-skafist, që edhe kur ikën me pushime merr pistoletën në brez, më i rrezikshëm edhe se ata që zënë prita në rrugë dhe të vrasin pa paralajmërim.

Thjesht Edvini nuk mban armë, as i jep vetë skafit, thjesht sistemi që ai e konsideron si sukses të merr jetën, atëherë kur nuk e pret.

Etiketa: bibilosjaOpedramës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përballja në Opinion/ Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve

18:24 : 01/11/2024
AKTUALITET

Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e ‘Sky ECC’: Kush ta emëroi drejtorin e Policisë në Shkodër?!

11:04 : 12/09/2024
AKTUALITET

Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande

11:23 : 25/04/2024
AKTUALITET

Organizatat për të drejtat e njeriut i kërkojnë Ramës tërheqjen nga marrëveshja me Melonin për refugjatët

14:12 : 15/11/2023
AKTUALITET

Bylykbashi e zbulon: PS po ble vota! Ja plani “djallëzor” i Ramës për ditën e zgjedhjeve

15:42 : 10/05/2023
AKTUALITET

Prençi: Vis Martinaj po të ishte gjallë s’bëhej ushtar i Ramës

22:59 : 18/04/2023
Para

Sekuestrohen mbi 43 mijë euro në Fier, 21-vjeçari i mbante në automjet

TË GJITHA

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com