• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Propozohet themelimi i një Gjykate të Lartë për Krime Lufte në Ukrainë

20:36 : 25/07/2022
në BOTA

Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkombëtare që do të gjykonte krimet e luftës në Ukrainë është i mundshëm nëse Kievi do shfrytëzonte modelin e Gjykatës së Lartë kundër Korrupsionit.

Format tjera do të binin ndesh me Kushtetutën e Ukrainës dhe ajo nuk mund të ndryshohet në kohë lufte. Këtë sugjerim e ka bërë Grupi i Politikave dhe të Drejtës Ndërkombëtare Publike, një organizatë me seli në Uashington. Në këtë rast, Gjykata Penale Ndërkombëtare do të gjykonte rastet e nivelit më të lartë, ndërsa Gjykata e Lartë ukrainase do të gjykonte rastet e nivelit të mesëm dhe atij të ulët.

Më 27 qershor, Rusia sulmoi një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qëndrore, duke vrarë së paku 20 persona, të gjithë civilë.

Të njejtën ditë, Rusia e vazhdoi bombardimin e qytetit verilindor ukrainas të Kharkivit. Sulmi vrau 5 persona dhe plagosi 22 të tjerë, pesë prej të cilëve fëmijë.

Forcat ruse nuk kanë kursyer objektet e banimit. Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, tani është shndërruar pothuajse i tëri në një gërmadhë. Sipas autoriteteve vendore, Ukraina po përballet me vrasje, tortura, zhdukje, deportime e përdhunime, që kur Rusia nisi sulmin e saj në muajin shkurt. Të gjitha këto përbëjnë krime lufte, përfshirë edhe shkatërrimet që po konsiderohen si më të rëndat prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se janë dokumentuar mbi 10 mijë vrasje dhe lëndime të civilëve.

Lexo edhe:

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

355 prej tyre janë fëmijë. Shumica e viktimave civile, sipas njoftimit, janë si pasojë e përdorimit të municioneve shpërthyese në zona të banuara.

Ndërsa, kryeprokuroria e Ukrainës thotë të ketë dokumentuar së paku mbi 20 mijë raste të krimeve të luftës.

“Ka një mal me dëshmi që përfshin fotografi, video, përgjime telefonike, intervista me dëshmitarë, pra nuk do ketë mungesë të dokumentimit për të verifikuar rastet e krimeve të luftës. Megjithatë ka një hendek të krijuar kur është fjala për llogaridhënie”, thotë Michael Scharf, i Grupit të Politikave dhe të Drejtës Ndërkombëtare Publike, (PILPG) me seli në Uashington , i cili këto ditë paraqiti një propozim për krijimin e një gjykate për krimet e luftës në Ukrainë.

“Ukraina po përballet me rezultatet e sulmit rus duke përfshirë vrasje, tortura, zhdukje, deportime, përdhunime e të tjera”, thotë ekspertja ukrainase, Kateryna Kyrychenko e grupit PILPG.

Janë një mori shtetesh që krahas Ukrainës janë duke mbledhur dëshmi për krime të luftës, por nxjerrja para drejtësisë e autorëve është një çështje e komplikuar. Gjykata Penale Ndëkombëtare është njëra prej tyre e cila tani po bashkëpunon me autoritet e Ukrainës, por ekspertët thonë se kjo nuk e ofron zgjidhjen e duhur.

“Shoqëria ukrainase ka pritje të mëdha nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Megjithatë, përgjegjësia kryesore për hetimet dhe ndjekjen e kriminelëve ndërkombëtarë qëndron mbi autoritetet vendore”, thotë aktivisti ukrainas, Ievgenii Iaroshenko, që monitoron zhvillimet në zonat e pushtuara nga forcat ruse.

Prokurori i Gjykates Penale Ndërkombëtare, Karim Khan tanimë e ka vizituar Ukrainën disa herë, por kapaciteti i kësaj gjykate premton pak.

“Gjykata Penale Ndërkombëtare asnjëherë nuk ka gjykuar më shumë se 6 persona të nivelit të lartë nëpër botë, jo rrallë herë numri i të gjykuarve ka qenë edhe më i vogël”, tha gjatë debatit Ambasadori Stephen Rap, i cili ka qenë Kryeprokuror i Gjykatës Speciale për Sierra Leonen.

Themelimi i një gjykate me gjyqtarë ndërkombëtarë nuk lejohet nga Kushtetuta e Ukrainës. Ajo që e komplikon çështjen edhe më shumë është se Ukraina nuk e lejon ndryshimin e Kushtetutës së saj në kohë lufte. Zgjidhja e ofruar sipas ekspertëve amerikanë dhe ukrainas është shfrytëzimi i modelit të Gjykatës së Lartë kundër Korrupsionit, e themeluar në vitin 2019. Propozimi i Grupit për Politika dhe të Drejtën Ndëkombëtare sugjeron që kjo gjykatë e re do të kishte mandat fillestar 10 vjeçar që do të funksiononte me personel vendor, por me mbështetje dhe vëzhgim ndërkombëtar.

“Unë besoj që ky model i një Gjykate të Lartë për krime lufte do t’i shërbejë mjaft mirë qëllimit për hetimin e krimeve të luftës”, tha gjatë debatit Rasim Babanly, Shefi i Departamentit të Punës Analitike dhe Juridike të Gjykatës së Lartë të Ukrainës.

Mënyra se si do të përfshiheshin ndërkombëtarët në këtë gjykatë pa rënë ndesh me Kushtetutën e Ukrainës do të jetë përmes themelimit të “Këshillit Publik të Ekspertëve Ndërkombëtarë”. Ukraina do të pranonte kandidatët e propozuar nga organizatat ndërkombëtare me të cilat vendi bashkëpunon në fushat e ligjit humanitar ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe paqes ndërkombëtare.

Çështja tjetër me rëndësi e një gjykate të tillë do të ishte puna e financimit. Deri më tani sipas diskutimit, i vetmit vend që ka ofruar përkrahje financiare për hetimin e krimeve të luftës nga një gjykatë e veçantë është Britania e Madhe e cila ka ofruar mbi 2 milionë euro. Kjo shumë, sipas ekspertëve që morën pjesë në këtë debat duhet të jetë rreth 50 herë më e lartë, që ajo të funksionojë si një gjykate për krime lufte./VOA

Etiketa: gjykatekrimeUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

11:41 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
RAJONI

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

16:35 : 15/09/2025
BOTA

Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

14:23 : 15/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
BOTA

I rekrutuar përmes Telegram-it: Dëshmia e një maqedonasi që luftoi në Ukrainë

15:22 : 11/09/2025
Para

Varhelyi jep lajme të mira: BE-së i është kthyer vullneti për zgjerim

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com