• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutimi i Martinajt e miqve të tij, zbardhen detajet/ Ja si kanë vepruar vrasësit

17:44 : 21/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mesditën e së dielës së shkuar, tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, u ekzekutuan pranë mbikalimit të Fushë Krujës, në një atentat të mirëorganizuar.

Hetimet e deritanishme nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi autorët e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshimet janë se grupi i vrasësve ka qëndruar në gadishmëri, rreth 50 minuta, në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Automjeti me të cilin udhëtonin viktimat dyshohet të jetë ndjekur në distancë, madje edhe gjatë kohës kur viktimat kanë mbëritur te një restorant buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras.

Në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, nuk është identifikuar nga policia kriminale.

Nga raportimet mediatike, që i referohen burimeve të grupit hetimor, drejtuesi i këtij automjeti po hetohet me dyshimet se mund të jetë njeriu që ka informuar skuadrën e vrasësve me pagesë, e cila qëndronte në gadishmëri në anë të rrugës, pa shkuar në mbikalimi i Fushë-Krujës. Qëllimi i vizitës në këtë fshat, ka qënë për faktin se Brilanti dhe Vata, kishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat.

Lexo edhe:

Gazment Bardhi tregon skenarin e protestës: Do bllokojmë këto rrugë!

Boçi flet për skenarin e opozitës në protestën e 7 tetorit

Ndaj Martinaj e Vata janë larguar, siç rezulton nga pamjet filmike por edhe dëshmitë e punonjësve të servisit. I vetmi person që pamjet filmike, nuk kanë arritur ta kapin dhe nuk identifikohet nga punonjësit e servisit, është pikërisht shoferi i makinës me targa gjermane. Policia thotë ky person ka qëndruar brenda në makinë dhe nuk ka zbritur për asnjë moment nga mjeti, ndaj dhe nga kamerat nuk identifikohet. Me këtë mjet dhe këtë person ende të paidentifikuar, Vata dhe Martinaj janë kthyer sërisht në parkimin e restorantit në Arrameras.

Aty ka shkuar miku i tyre Besmir Hoxha, me të cilin janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët. Teksa “Passati” Gri, ku udhëtonin Besmir Hoxha në timon, Brilant Martinaj pasagjer, dhe Diklen Vata pasagjer, ka kaluar para syve të 4 vrasëve që qëndronin në gadishmëri, ata i janë vënë nga pas.

Pikërisht në mbikalimin e Fushë-Krujës, “Passati” i Zi i autorëve parakalon “Passatin” ngjyrë Gri të viktimave, duke i dalë para dhe qëndruar në mes të rrugës. Pikërisht në këtë moment rezulton të kenë zbritur nga makina 3 persona, duke hapur zjarr menjëherë. Besmir Hoxha dhe Briland Martinaj, kanë mbetur të vdekur në vend, duke mos pasur mundësi të reagojnë.

I vetmi që ka dalë nga makina ishte Diklen Vata, i cili është vrarë disa metra më larg. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

Etiketa: ekzekutimi martinajtskenarivrasesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazment Bardhi tregon skenarin e protestës: Do bllokojmë këto rrugë!

13:11 : 26/10/2024
AKTUALITET

Boçi flet për skenarin e opozitës në protestën e 7 tetorit

20:51 : 30/09/2024
AKTUALITET

Del FOTO e “BMW-së” së vrasësve në masakrën e Memaliajt

15:56 : 22/07/2024
AKTUALITET

Me një pikë në dy ndeshjet e para, Shqipëria ka shanse të dalë e para e grupit

22:07 : 19/06/2024
AKTUALITET

Gazment Bardhi tregon skenarin e ri: Çfarë ndodh tani pasi morëm vulën

22:13 : 18/06/2024
AKTUALITET

Dëshmimtar i atentatit ndaj Bejtjas/ Dëshmia e Jordanezit: Ishin veshur si në filma

20:59 : 17/04/2024
Para

Covid në Kosovë, 2 humbje jete dhe 1440 raste të reja

TË GJITHA

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë

15:12 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

14:58 : 11/05/2025

Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton të largohet nga dritarja – Video

14:55 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com