• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush janë dy të ‘rrezikshmit’ që do pyeten për masakrën në Fushë-Krujë

13:58 : 20/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Të tjera detaje vazhdojnë që të dalin në dritë për masakrën e Fushë-Krujës, ku janë derdhur në total rreth 100 plumba kallashnikovi dhe më tej janë djegur në makinë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Mediat kanë zbardhur një shkresë të firmosur nga Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku kërkohej marrja në pyetje e nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rrajës, dhe e Endrit Dokles. Të dy këta emra rezultojnë të njohur për drejtësinë shqiptare, pasi janë përfshirë në disa ngjarje kriminale.

KUSH ËSHTË ENDRIT DOKLE

Endrit Dokle është një emër shumë i njohur i botës së krimit, me shumë precedentë dhe karrierë të pasur kriminale. Së fundi, emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në Neës24, publikoi detaje nga dëshmia e bujshme e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili kishte në listën e tij për t’u vrarë edhe emrin e Endrit Dokles.

Ai ishte anëtar i “Bandës së Durrësit”, që më pas u bë dhe drejtues i saj, një bandë famëkeqe e akuzuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Lexo edhe:

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit, dhe është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja, dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa, në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.

Ndërkohë, pas arrestimit Endrit Dokle kërkoi lirinë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në fakt përmes një vendimi të vitit 2017 thuajse ia shoi të gjitha shpresat të dënuarit me burgim të përjetshëm.

RAMAZAN RRAJA

Një emër problematik për drejtësinë shqiptare është edhe nipi i deputetit të PS, Ramazan Rraja, i akuzuar për disa vepra penale. Ai rezulton i arrestuar për trafik kokaine në Belgjikë, ndërsa emri i tij doli edhe në dosjen e bujshme të Xhisiela Malokut, pasi ai u denoncua nga ish-oficeri i Policisë Gjyqësore në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu, për kanosje. Në atë kohë, oficeri Nuhu kishte marrë padinë e shtetases Xhisiela Maloku, që akuzonte për dhunë kushëririn e Ramazanit, Rexhep Rrajën.

Ramazan Rraja u shpall në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe një vit më parë, pasi rezultonte të ishte njëri nga tre personat që më 13 nëntor 2021, u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Zejmen të Lezhës, duke terrorizuar qytetarët.

Emri i Ramazan Rrajës del edhe në rrëmbimin dhe zhdukjen e Enver Stafukës.

“Siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës. Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal. 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, nxiton, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Janë momentet e fundit përpara rrëmbimit”, raportoi emisioni “Në Shënjestër”. /BW

Etiketa: doklemasakra ne Fushe KrujeRamazan Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

09:52 : 19/10/2024
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

20:33 : 18/10/2024
AKTUALITET

Zgjaten afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të arrestuarit e tjerë

15:54 : 16/07/2024
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës

10:01 : 05/04/2024
AKTUALITET

GJKKO refuzon kërkesën për liri të Ramazan Rrajës

11:25 : 08/02/2024
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

12:01 : 04/01/2024
Para

Shtet b*thecësh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com