• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kokaina në kontenierë bananesh, a është porti i Durrësit në duart e trafikantëve?

21:54 : 20/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 23 vjet pasi kolumbianët dërguan L.Cestarin për të parë portin e Durrësit dhe për të verifikuar kapacitetet e narko-trafikut në Shqipëri (përmendur në dosjen ‘Kokaina’, viti 2001), duket se më shumë se kurrë kokaina e Kolumbisë dhe Ekuadorit ka siguruar shtegun më të sigurt për të hyrë në Europë.

Grabitjet e vazhdueshme të kutive me “banane”, disa prej të cilave nuk janë bërë asnjëherë publike, ndonëse policia shqiptare është njoftuar se duhet të mbante nën vëzhgim, hedhin pikëpyetje mbi kontrollin e portit më të madh në Shqipëri.

Dy nga rastet më të rënda, janë ajo e dhjetorit 2021, ku firma “Zico sha” njoftoi incidentin dhe kërcënimin e shoferit Hasan Salihu, të cilit rrugës, nga porti drejt Vaqarrit në Romanat, e ndaluan katër persona të prezantuar si policia.

Ata kontrolluan kutitë me banane dhe më pas kur mjeti mbërriti në zyrat qendrore, gjatë verifikimeve u bllokuan më tepër se 100 kg kokainë.

Por në kontejnerin e dërguar nga Ekuadori dhe që kaloi tranzit në portin kalabrez të Goia Tauros, mungonin disa kuti me banane, një histori e përsëritur edhe korrikun e vitit 2022.

Lexo edhe:

Hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

Episodi i dytë i bërë publik pas arrestimeve, shfaq anomalitë në kontejnerin, ku midis gjashtë rreshtave me banane, mungonin 49 kuti të tilla, që hedhin hije dyshimi mbi autoritetet nga njëra anë dhe mënyrën se si narko-trafikantët po futen në port për të marrë prej andej lehtësisht mallin e tyre.

Mes spekulimeve se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë do ndërmarrë së shpejti një stuhi lëvizjesh në nivel drejtuesish, prokuroria po heton mundësinë e rënies së portit të Durrësit në duart e krimit të organizuar.

Siç bëjnë me dije burime të sigurta të Gazetasi.al, pjesa më e madhe e aksioneve antidrogë që po zhvillohen brenda këtij perimetri, në fakt drejtohen nga SPAK, ndonëse në copëza të vogla, këto çështje fillimisht i lihen prokurorisë lokale dhe policisë së këtij qyteti.

Hetimi më i fundit që alarmoi Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm të narkotikëve, lidhet me njoftimin që autoriteti portual, kreu për një trajler të cilit i ishin hequr plumbçet e sigurisë.

“Kjo gjë ka ndodhur në të njëjtën kohë kur ishte nën kontroll në vendin ku ruhen kontejnerët në vend shërbimin numër 44, dhe numër 44/1”, – përshkruhet në raportin konfidencial dhe shkresë këmbimin midis institucioneve ligj-zbatuese.

Ajo me të cilën u ndeshën më pas oficerët e antidrogës, nuk ishte një surprizë. “Diçka e tillë ndodhi edhe në majin 2021 e më tej edhe në vjeshtën e vitit të kaluar, duke kulmuar me dhjetëra kuti me banane që u njoftuan të munguara fund-vitin 2021 nga kompania me seli në zonën e Vaqarrit”, – kujton njëri nga oficerët e përfshirë në operacion.

Në fakt, edhe oficeri që flet për këtë çështje në anonimitet, nuk përjashtohet mundësia të jetë një ndër të dyshuarit, për sa kohë çdo kush që kalon portin e Durrësit tanimë ka pozita jo të qëndrueshme.

Ekuipazhi i anijes me qymyr, ku u zbuluan 60 kg kokainë, në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Më herët, në maj të këtij viti, një anije e ngarkuar me dhjetëra tonë me qymyr, u zbulua në portin më të madh të vendit, me kokainë të fshehur në hambarë.

I gjithë ekuipazhi dhe anija “Unistream” vazhdojnë të mbahen të bllokuar nga Shqipëria, kurse dosja pas hetimit paraprak u transferua në SPAK.

“Jemi të bindur që grabitjet e kokainës në port nga grupet kriminale e kanë futur krimin në një nivel tjetër. U testua së pari gjatë 2019-ës, kur në të njëjtin port u tentua të grabitej 137 kilogramë kokainë e dërguar nga Ekuadori. Ishte një hetim kundër trafikut i drejtuar nga DEA, që kulmoi me kapjen në flagrancë të autorëve, teksa ata hynë në port dhe tentuan të marrin drogë që realisht ishte zëvendësuar me oriz”, – kujton njëri nga burimet e Gazetasi.al, pjesë e grupit operacional që priti me ditë të tëra dhe vëzhgoi kontejnerin tek i cili DEA ndërhyri në portin e Pireut për të kryer zëvendësimin e kontrolluar.

Sipas policisë, terminali i kontejnerëve menaxhohet nga një operator privat dhe se për sa i përket policisë, aty shërbejnë oficerë të policisë kufitare.

Por në episodin e fundit, momenti më i dyshimtë që kapërcen shërbimet e menaxhimit të portit, lidhet me organizimin perfekt për të realizuar grabitjen e 49 kutive me banane nga 1200 që duhet të ishin, sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes dhe shkarkimit të kontejnerit.

Shkresa që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, bën me dije se kontejneri që u grabit, nuk ka qenë i mbuluar me shërbim.

Ndërkohë, që nga këqyrja e kamerave të sigurisë, nuk rezulton të ketë dyshime për lëvizje.

“Në shërbim duhet të ishin dy persona”, – këmbëngul prokurori i çështjes, Afrim Shehu, sipas të cilit kontejneri është lëvizur nga kati i parë në katin e tretë dhe se njëri nga të dyshuarit ka planifikuar në vendin 44 vetëm një shërbim roje me një person, duke shkelur rregulloren që kërkonte dy persona. /News 24/

Etiketa: kokainakontrolliporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

08:12 : 28/04/2025
AKTUALITET

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

11:29 : 17/04/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Njerëzit e Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, kunati po shet apartamente te Porti i Durrësit

22:38 : 27/03/2025
AKTUALITET

Futën mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtuesit e autobusit në Portin e Durrës

14:02 : 26/03/2025
AKTUALITET

Përmirësimi i motit/ Rikthehen lundrimet në të dyja anët e Adriatikut

14:52 : 25/03/2025
AKTUALITET

Po u kontrollonte furgonin me targa angleze, dy persona rrahin policin kufitar në Portin e Vlorës

21:09 : 11/03/2025
Para

Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

09:47 : 16/05/2025

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një pemë

09:34 : 16/05/2025

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com