• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pirro Vengu, 1.3 mln euro për të zgjeruar Portin e Durrësit/ A s´do i jepet arabëve?

21:07 : 19/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Loja e qeverisë me Portin e Durrësit po i kushton shtenjtë arkave të shtetit. Edhe ato pak para’ që nxjerr porti, nga kontratat koncesionare, të cilat japin një përqindje fitimi, po shkojnë sërish në investime të kota.

Pirro Vengu, drejtori i Autoritetit Portual Durrës, ka filluar të shpenzojë edhe qindarkat e fundit, madje edhe pasi “arabët janë të dera”. Por, megjithëse në fundvitin e kaluar pati fishekzjarre në Durrës, të cilat inauguronin fillimin e punimeve për shndërrimin e portit në një kompleks turistik, ende punimet nuk kanë filluar.

Madje, arabët “janë larguar nga dera”, ndërsa nuk ka një datë apo ditë fikse për fillimin e këtij projekti, që trazoi edhe politikën shqiptare, në lidhje me firmat apo emrat që qendronin pas arabëve.

Nga ana tjetër, Porti i Durrësit, apo më saktë drejtori i tij, Pirro Vengu, ka hapur dhjetëra procedura për transferimin e portit në Porto Romano. Janë shpenzuar miliona euro, po sërish ende jemi në fazën e projektimit.

Lexo edhe:

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

Pirro Vengu/ Kemi nxjerrë leksione të vlefshme nga zjarret e korrikut

Boldnews.al ka siguruar disa dokumente të vetë Portit të Durrësit, i cili po shpenzon miliona euro, kësaj here për të zgjeruar portin aktual!

Faksimile: Dokumenti i APD, që njofton hapjen e tenderit për zgjerimin e Portit

Sipas dokumentit të mësipërm, Autoriteti Portual i Durrësit, ka hapur tenderin me objekt “projektim, zbatim – pastrim – rehabilitim i shesheve tranzitore”, ndërsa fondi limit për këtë procedurë është plot 138.800.000 pa TVSH, ose me TVSH rreth 1.3 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke e ditur se ai port do të kthehet në një kantier të madh ndërtimi, të paktën sipas projektit të paraqitur nga vetë kryeministri Edi Rama, apo edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Por, arabët nuk po duken gjëkundi dhe Balluku, bashkë me vartësin e saj, Pirro Vengu, po tenderojnë miliona euro për zgjerim. Dy janë mundësitë, ose këto para’ do të shkojnë te firma të caktuara dhe puna nuk do bëhet, ose, arabët janë larguar nga ky projekt! Në dokumente, Vengu ka shkruar se afati për zbatimin e tenderit është 7 muaj nga data e njoftimit të fillimit të punimeve.

Faksimile: Hartat e paraqitura në dokumentet e tenderit mbivendosen me projektin 2 miliardë euro

Boldnews.al bëri një hulumtim të dokumenteve shoqëruese të këtij tenderi, ndërsa në to shkruhet se “një nga investimet që Autoriteti Portual Durres është edhe rikonceptimi i shesheve tranzitore, shtimi i sipërfaqeve të reja pranë vend ndodhjes së skanerit dhe rehabilitimin i sipërfaqeve të pa shfrytëzueshme”. Sipas tij, me realizimin e këtij investimi, APD kërkon të rrisë të ardhurat që vijnë nga sheshet e pa shfrytëzuar.

“Parashikohet që investimi të kenë impakt pozitiv në logjistikën brenda territorit portual dhe në të ardhurat ekonomike të Auotoritetit” vijon dokumenti, ndërsa saktëson se shërbimi në fjalë prek dy nga zona me të mëdha të pashfrytëzuara. Zonën e parë, në afërsi të rrethrrotullimit të aksit hyrës/dalës kryesor dhe zonën e dytë në afërsi të portës nr.4 (sheshi i ri tranzitor).

Në foto: Harta e zonës që do të pastrohet nga APD

Vengu shkruan se projekti parashikon që parkimi TIR të shtohet me sipërfaqe të reja, prishja e gërmadhave të godinave ekzistuese, realizimin e një sipërfaqe për parkim në funksion të zyrave modulare, realizimi i një rruge të re për të lidhur sheshet e jahteve dhe të kantierit detar, si edhe pastrimin dhe reahabilitimin e shesheve ku janë të instaluar depot e vjetra të hidrokarbureve.

Vengu shkruan se sheshi ekzistues është i përberë nga një siperfaqe prej 24,400 m2 që përdoret për stacionimin e automjeteve për kryerjen e procedurave të agjensive doganore dhe një pjesë tjetër prej afro 5,800 m2 në shërbim të operacioneve të skanimit.

“Projekti do të parashikojë që sheshit do ti shtohet një sipërfaqe pak më e madhe se 9,000 m2. Kjo sipërfaqe e re, duke u integruar në parkimin ekzistues TIR do të bëjë që ky parkim të përdoret jo vetëm si parkim afatgjatë për kamionë por edhe për pakim ditor” shkruan Vengu, madje “afatgjatatë”. Tani, Porti i Durrësit, i është dhënë arabëve apo do të vijojë të mbesë i tillë? Dhe, nëse ka dështuar kjo marrëveshje, përse nuk është bërë publike?!

Etiketa: ArabëtinvestimePirro Vënguporti i durresitzgjerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
AKTUALITET

Pirro Vengu/ Kemi nxjerrë leksione të vlefshme nga zjarret e korrikut

14:20 : 31/07/2025
AKTUALITET

Zjarri rrezikon banesat në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes “ia hedh fajin” erës: Pirrua është në terren!

19:56 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025
AKTUALITET

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

08:05 : 16/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Vengu i Ramës: Lëshoi gazra të dëmshëm, por mos u vetëkënaqni! Kujdes me konceptet

13:12 : 08/07/2025
Para

Atletico Madrid ndryshon emrin e stadiumit

TË GJITHA

Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend

10:44 : 05/08/2025

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata lë në burg Flodian Plakun, çfarë deklaroi para gjykatësve

10:43 : 05/08/2025

Vrasja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

10:34 : 05/08/2025

“Pse e bëre publike?”/ Drejtoresha e Dispancerisë presion pacientit pasi i dhanë barna të skaduara

10:33 : 05/08/2025

Misteri në Dhërmi! 27-vjeçari nga Tirana zhduket nga hoteli, i vëllai alarmon policinë

10:24 : 05/08/2025

Kriza humanitare në Gazë, Izraeli lejon hyrjen graduale të mallrave

10:15 : 05/08/2025

Thirrjet antishqiptare, reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

10:10 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com