• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale, Jaço: Rrezik i përfshirjes së personave të inkriminuar

15:22 : 19/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm.

Jaço, sqaroi se konkkluzionet e AmCham nuk janë mendim i një individi, por pjesë e një procesi që rrjedh nga strukturat e AmCham – pra është i gjithë institucioni me strukturat përkatëse që ka marrë pjesë në ndërtimin e opinionit. Kanë qenë 3 komitete të përfshira në proces; Komiteti Ligjor, Komiteti i Investimeve dhe ai i Taksave. Secili nga komitetet jep qendrimin, i cili ka qenë i përbashkët por me këndvështrime të ndryshme, që i shkon bordit të AmCham qe aprovon qendrimin.

“Une dua të shpjegoj shumë shkurt se ku qendrojmë ne, sepse mund të ketë pasur edhe ndonje keqkuptim.

Ne kemi pasur tre çështje kryesore. E kuptojmë që ligji mund të ketë një intencion pozitiv por nga ana tjetër, kemi identifikuar disa risqe. Në opinionin tonë, garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale nuk kanë qenë të mjaftueshme. (Mendoj që ndërkohë po zhvillohet një debat i shëndetshëm mbi këtë me sens përmirësimi).

Lexo edhe:

Analisti: Amnistia Fiskale theu besimin e ndërkombëtarëve tek Rama

BIRN: BE kërkon parlament funksional, Spiropali i drejtohet opozitës me “qengja”

E dyta, e cila është një nga shqetësimet kryesore të anëtarëve, është rreziku që kjo amnisti mund të thellojë konkurencën e pandershme dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë pjesë. E lidhur me këtë është niveli i taksave, i cili është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Nëse do ishte një normë tatimi më të lartë, në një farë mënyre edhe për t’i penalizuar këto subjekte edhe fiskalisht, atëherë do të ishte një situatë tjetër.

E treta dhe shumë e rëndësishme është pozicionimi i Shqipërisë në lidhje me programet e monitorimit nderkombetar. Shqipëria është në procesin e Moneyval, ku tashme është në zonën gri të pastrimit të parave. Mendoj që është e rëndësishme të dalim një herë nga kjo listë. Ky ka qenë një shqetësim edhe nga FMN dhe Bashkimi Europian. Por nëse drafti i ri i adreson këto dhe garanci të mjaftueshme ofrohen nga partnerët ndërkombëarë atëherë dua të qartësoj që qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm. Ky pozicionim është i rëndësishëm për ne sepse është i lidhur drejtpërdrejtë me aftesinë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Por dua të theksoj se AmCham është një nga grupet e interesit, ne vetëm rekomandojmë – me interesin për të përmirësuar ligjin. Ne nuk jemi vendim-marrës. Por mendoj se adresimi i këtyre çështjeve do ishte i shëndetshëm dhe nëse gjendet një zgjidhje do ishte pozitive për të gjithë, përfundoi Jaço.

Pak ditë më parë kryeministri Rama ka sulmuar bizneset dhe Dhomën po ashtu dhe institucionet ndërkombëtare që janë shprehur hapur kundër këtij procesi.

/Monitor.al/

Etiketa: amnistia fiskaledhoma amerikane e tregetise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Analisti: Amnistia Fiskale theu besimin e ndërkombëtarëve tek Rama

18:35 : 10/07/2024
AKTUALITET

BIRN: BE kërkon parlament funksional, Spiropali i drejtohet opozitës me “qengja”

14:22 : 15/01/2024
AKTUALITET

Presioni i BE, Rama tërhiqet nga amnistia fiskale. Çfarë pritet të ndodhë…

23:30 : 15/10/2023
AKTUALITET

Dy nismat e Edi Ramës, KE kundër ‘pasaportave të arta’ dhe ‘amnistisë fiskale’

16:22 : 31/07/2023
AKTUALITET

Nga amnistia fiskale te liria e mediave, kritikat e PE për Shqipërinë

20:57 : 12/07/2023
Genc Gjokutaj
AKTUALITET

Gjokutaj: Amnistia në funksion të investimeve që vijnë nga Ndragheta e krimi

20:50 : 04/05/2023
Para

PD: e-Albania ende jashtë funksionit, të dhënat e qytetarëve të rrezikuara

TË GJITHA

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025

VIDEO/ Policisë dështon me “Giro d’Italia”, qytetari përplaset me çiklistin

16:54 : 10/05/2025

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë

16:39 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com