• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Regjistri kombëtar për të dënuarit për krime seksuale, të dhënat në e-Albania

13:47 : 18/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Gati projektligji për krijimin e regjistrit kombëtar për persoat e dënuar për krime seksuale. Nisma u prezantua sot nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në Komisionin e Ligjeve.

Ajo u shpreh se projektligji do të hidhet për votim në seancën parlamentare të ditës së enjte. Felaj theksoi se kjo është hera e parë që të dhënat për personat e dënuar do të mblidhen në rang kombëtar.

“Unë do të tërhiqja vëmendjen për disa pika të rëndësishme. Është e para herë që mundësojmë që të dhënat për personat e dënuar në vite për kryejnë e krimeve seksuale kemi vendosur të mblidhen në rang kombëtar. Përmes kësaj të dhëne na jep mundësinë të dimë shpërndarjen e këtyre personave. Nuk ka rëndësi fakti nëse janë rehabilituar apo jo. Qëllimi është ai që edhe gjykatat europiane e kanë konsideruar të rëndësishëm”, tha Felaj.

Deputetja u shpreh se puna do të nisë me mbledhjen e të dhënave ndërsa projektligji parashikon edhe një pikë për përditësimin e tyre në sistemin e-Albania.

“Puna fillon në momentin kur e mbledhim këtë të dhënë dhe e përditësojmë. Statusi që ky person paraqet do ta pasurojë informacionin për personin që komisariatet të kenë informacion për këtë kategori personash. Ligji ka fuqi prapavepruese për personat e rehabilituar. Nuk do të krijohet një regjistër i ri. Policia e shtetit do të ketë një ndërveprim në databazën e drejtorisë së burgjeve ku do të shkarkojë të dhënat për personat e dënuar dhe këto të dhëna do i plotësojë me disa rekuizita të tjera. Bëhet fjalë për të dhëna nga sistemi i gjendjes civile dhe i gjithë ky informacion shoqëruar edhe me të dhëna të tjera telefonit, apo edhe lejes së drejtimit do i shërbejnë policisë për ta idneditifikuar personin në vend”, tha ajo.

Lexo edhe:

Rënia e Dinastisë “Felaj”

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

Sipas Felajt, fillimisht është parashikuar që aksesues të këtij informacioni do të jetë departamenti i administratës publike apo edhe zyrat arsimore në mënyrë që të kryejnë verifikimet e duhura para se të punësojnë dikë. Megjithatë, ajo shtoi se e udhës do të ishte që akses të kenë edhe prindërit në mënyrë që të kenë informacion për rrethin e personave me të cilët shoqërohen fëmijët e tyre.

“Nga propozuesit janë propozuar që aksesues të këtij informacioni të jetë departamenti i administratës publike, zyrat arsimore. Ajo që unë kam menduar personalisht është që unë mendoj që akses duhet të kenë të gjithë. Çdo prind duhet të ketë akses. Nëse kam pasiguri për prindin e shokut të djalit apo vajzës time të kem akses që ta shkarkoj këtë informacion dhe të sigurohem për rrethin e personave që frekuenton fëmija im. Na takon ne të vendosim se cili do të jetë aksesi. Pjesa e përkufizimeve të ligjit është veçanërisht e domosdoshme. Ndërtimi i një teksti të tillë të detyron të hartosh një tërësi aktesh”, tha Felaj.

Etiketa: ermonela felajkomisionregjistri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rënia e Dinastisë “Felaj”

09:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve!

12:29 : 03/07/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK nuk i ndahet Veliajt, sekuestron kamerat dhe regjistrat e takimeve në paraburgimin e Durrësit

12:03 : 17/03/2025
Para

Vetëvaret i burgosuri në Durrës

TË GJITHA

UEFA gjobit Yamal dhe Lewandowskin për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

16:40 : 08/08/2025

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com