• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës dhe Durrësit, “xholi” i Xhillarit dhe Shijakut

Privatizimi i “Plazhit të Gjeneralit”

23:45 : 18/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në pjesën e parë të investigimit, u ndalëm te vendimet e dyshimta të Komitetit të Investimeve Strategjike, vendime të cilave iu hoqën shqiptarëve miliona metra katrorë trojë në bregdet.

Madje, biznesmenë dhe oligarkë i morën falas, teksa me paratë e shqiptarëve atyre do t’u ndërtohen rrugë, ujësjellësa, ujërat e zeza, etj, etj.

Por, në këtë pjesë do të hedhim dritë mbi personat të cilët dyshohet se qendrojnë pas kësaj “grabitje”. Dhe, nga hulumtimet e Boldnews.al ka rezultuar se personi kyç që qendron mes oligarkëve Xhillari dhe Shijaku është as më pak e as më shumë por një ish-drejtues i lartë i Kadastrës. Pra, një person dhe ish-zyrtar që e njeh në “pëllëmbë” të dorës të gjithë vijën bregdetare, teksa me lidhje ende në Kadastër, dhe me njohjet që kanë këta dy biznesmenë me politikanë, po “privatizon” një nga zonat më të bukura në “pronësi” të shqiptarëve.

Faksimile: Administrator i firmës “Mediterranean Wave” është Florjan Almadhi, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit dhe Vlorës

Boldnews.al vijoi të shfletojë dokumente për këtë aferë, ku në “dritë” doli pikërisht ish-zyrtari i lartë i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai është Florjan Almadhi. Ky i fundit është administrator i firmës “Mediterranean Wave”, e cila është në pronësi të z.Shpëtim Shijaku.

Lexo edhe:

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (DOKUMENTI)

Kjo firmë, siç e shkruam në pjesën e parë, përfitoi një sipërfaqe të përdorimit dhe shfrytëzimit prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar. Pra, një ish drejtor i Kadastrës, do të administrojë këtë sipërfaqe gjigande. Për më tepër, një firma “konkurente” në garë, “Finsec”, u tërhoq nga qindra hektarë, duke i lënë “rrugë” të lirë Almadhit.

Por, kush është Almadhi, emri i të cilit po lakohet nga dita në ditë për këtë aferë?

Fillimisht, Almadhi del në “skenë” si personi që do të ndërtojë një park fotovoltaik në truallin e ish ARMO-s, e cila shkoi për skrap. Dhe, disa muaj më vonë, ai rezulton administrator i kompanisë “Mediterranean Wave”.


Faksimile: “Mediterranean Wave” përfitoi një sipërfaqe të përdorimit dhe shfrytëzimit prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar

Burime të redaksisë së Boldnews.al, pohojnë se Almadhi kishte një karrierë në ngjitje në Kadastër. Por, pa prekur “majën”, pasi atë vend nuk e lëshon Artan Lame. Fillimisht, ka qenë drejtor në Tiranë. Ndryshe nga drejtorët e tjerë, të cilët kanë qenë juristë dhe economist, Almadhi vinte nga fusha e inxhinierëve topograf, i cili e njeh mjaft mirë terrenin.

Madje, njeh çdo skutë ku duhet apo jo të ndërhyjë. Pas Tiranës, Almadhi u komandua në Kadastrën e Durrësit, ku pasoi disa drejtorë të shkarkuar dhe arrestuar me akuzat e tjetërsimit të pronave. Pas kësaj detyre ai u komandua në Kadastrën e Vlorës, një nga drejtoritë më “problematike” në Shqipëri, ku qendroi nga muaji maj 2019 deri në shtator 2019, pra vetëm 5 muaj. Por, gjatë këtyre muajve, ai ka marrë disa vendime, për dhënie pronash në Jalë, ku operon prej vitesh edhe biznesmeni Alban Xhillari. Dhe këtu mund të jetë “njohja” e tyre.

Pas largimit apo shkarkimit nga Kadastra e Vlorës, Almadhi qendroi disa muaj në “hije” teksa filloi të shfaqet pas biznesmenëve më të fuqishëm në vend. Ai u bë administrator i disa firmave të familjes Shijaku, të cilat kanë pasur si qëllim marrjen në shfrytëzim të pronave shtetërore. E filluan nga Sauku dhe përfunduan te Plazhi i Gjeneralit, madje duke u “kacafytur” me oligarkë të tjerë, të cilët po vepronin në atë zonë. Burime nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës i thanë gazetarëve të Boldnews.al se Almadhi dyshohet se ka marrë të gjitha hartat e zonës në Plazhin e Gjeneralit, duke bërë mbivendosje me prona banorësh apo edhe me Zona të Mbrojtura.

Në foto: Kalaja e Turrës në afërsi të Plazhit të Gjeneralit, e cila është monument kulture dhe mbrohet nga shteti

Fotoja më sipër është Kalaja e Turrës në afërsi të Plazhit të Gjeneralit. Kalaja është monument kulture dhe mbrohet nga shteti. Madje, në afërsi të kalasë po operon prej vitesh “Finsec” për një port, i cili duhet të kishte përfunduar vite më parë. Por, zona përreth kalasë po “gllabërohet” nga Shijaku dhe Xhillari, të cilët kanë përdorur pikërisht Almadhin.

Ka dyshime se ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit dhe Vlorës ka qenë ndërmjetësi i këtyre biznesmenëve, ku secili të merrte një pjesë të “tortës”. Dhe, nga ana tjetër, me njohuritë që kishte mbi statusin juridik të pronës, apo edhe relievin, Almadhi të kompletonte një nga “grabitjet” më spektakolare të pronave publike.

Lexo edhe:

Xhillari vs Shijaku për Plazhin e Gjeneralit, si u grabitën miliona m2 buzë detit

Etiketa: plazhi gjeneralitshijakuxhillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

19:31 : 20/05/2025
AKTUALITET

Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (DOKUMENTI)

20:02 : 02/12/2024
AKTUALITET

Shkak prishja e pazareve të drogës? Identifikohet autori i krimit (EMRI)

16:45 : 01/12/2024
SPORT

Superliga/ Skënderbeu një ‘makth’ për Erzenin, shijakasit duan pikët e para

11:42 : 27/04/2024
SPORT

VIDEO/ Dhunë në futbollin e moshave, përleshje masive në sfidën Erzeni-Partizani

16:58 : 16/04/2024
AKTUALITET

Përgjimi në fugonin e policisë së burgjeve fundos 3 shijaksit e kapur me kokainë

15:35 : 02/10/2023
Para

Ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet 48-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Zjarr në Lazarat, rrezikohen disa banesa

17:19 : 25/05/2025

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com