• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro tjetër zbritje historike, frenohet rritja e Dollarit

13:37 : 13/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro vijoi rënien në kursin e këmbimit me Lekun edhe ditën e sotme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Euro zbriti në minimumin e ri historik prej 117.32 Lekësh, 0.25 Lekë më pak krahasuar me ditën e martë.

Agjentët e tregut valutor besojnë se tashmë kursi i këmbimit është i ndikuar ndjeshëm nga sezoni veror dhe nga rritja e prurjeve të Euros, të lidhura me turizmin. Mbështetur në të dhënat e deritanishme, numri i turistëve të huaj këtë vit po shënon rritje të shpejtë dhe ka tejkaluar madje edhe nivelet e vitit 2019.

Pritshmëritë mjaft pozitive të operatorëve turistikë për sezonin veror duket se në mënyrë të tërhtortë po konfirmohen nga oferta e lartë e Euros në treg dhe nga zhvlerësimi i monedhës europiane ndaj Lekut. Duke qenë se sezoni turistik po hyn në pikun e vet, agjentët e këmbimit besojnë se pritshmëritë afatshkurtra janë në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut ndaj Euros.

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut ndaj Euros, që është edhe monedha kryesore e këmbimeve tregtare të vendit, luan një rol të konsiderueshëm në zbutjen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe favorizon importuesit e mallrave dhe shërbimeve, që blejnë në Euro dhe shesn në Lekë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 6 korrik 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Këmbimi valutor 5 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Të favorizuar janë edhe të gjithë subjektet që kanë detyrime në Euro dhe të ardhura në Lekë, ku përfshihet qeveria shqiptare si edhe subjektet private që kanë kredi në monedhën europiane.

Nga ana tjetër, ata që humbasin nga nënçmimi i Euros ndaj Lekut janë kryesisht eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve. Në veçanti, rënia e Euros mund të jetë një problem i madh për sektorin e fasonerisë, që e mbështet konkurrueshmërinë e në koston e lirë të shërbimeve të përpunimit aktiv që ofron.

Ndërkohë, Dollari Amerikan pësoi një rënie të ndjeshme dhe zbriti në vlerën e 116.87 Lekëve, 0.64 Lekë më pak se dje, kur pati arritur nivelin më të lartë që prej mesit të vitit 2017. Kursi i Dollarit me Lekun reflekton pothuajse tërësisht kursin e Euros me monedhës Amerikane. Kursi mes Euros dhe Dollarit u barazua dje për herë të parë në histori dhe kjo u reflektua edhe në një kurs pothuajse të barabartë USD/LEK me atë EUR/LEK.

Megjithatë, sot Dollari humbi lehtë terren në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe kjo rënie u pasqyrua si zakonisht edhe në kursin e këmbimit me Lekun. Duke qenë se valutat e tjera kanë një shkallë të vogël përdorimi dhe këmbimesh në tregun shqiptar, kursi i tyre ndaj lekut bazohet në raportet e këmbimit me Euron.

Megjithëse Dollari tashmë ka një rol më të vogël në këmbimet tregtare të vendit, kursi USD/LEK ngelet i rëndësishëm për çmimet e mallrave me rëndësi jetike, sidomos për karburantet.

/Monitor.al/

Etiketa: dollarieudokursi i kembimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 korrik 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:17 : 06/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:41 : 05/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 26/06/2025
Para

Një viktimë dhe mbi 700 infektime nga koronavirusi në Kosovë

TË GJITHA

Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO)

13:22 : 06/07/2025

Ndezën zjarr në tokë me pemë, arrestohen 2 persona në Sarandë

13:22 : 06/07/2025
Workteam.

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha të emigrantëve

13:12 : 06/07/2025

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

12:52 : 06/07/2025

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

12:51 : 06/07/2025

Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët

12:43 : 06/07/2025

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com