• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bolv oil” refuzoi 4 vjet të paguante gjobën e Konkurencës. E detyron gjykata

15:30 : 12/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kompania “Bolv-Oil” është një prej operatorëve më të rëndësishëm në tregun e karburanteve në Shqipëri.

Në një raportim mediatik për vitin 2020, kompania renditej e dyta përsa u përket fitimeve.

Megjithatë, kur vjen çështja tek pagesat e gjobave të vendosura prej autoriteteve shtetërore, edhe “Bolv-Oil” e ka të vështirë t’i paguajë, duke u detyruar që t’i shlyejë vetëm me vendim gjykate.

Në 1 Korrik 2022, Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën e Autoritetit të Konkurencës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për gjobën 5 milionë lekë të vjetra ndaj kompanisë së hidrokarbureve.

Lexo edhe:

“Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

Masa administrative është vënë në qershor të vitit 2018. Por, pasi kanë kaluar 4 vjet dhe “Bolv Oil” nuk e ka shlyer vullnetarisht gjobën, institucioni përgjegjës për Konkurencën është detyruar që ta ndjekë rrugën gjyqësisht.

Gjoba 5 milionë lekë

Në 25 Qershor 2018, Autoriteti i Konkurencës ka vendosur të gjobisë kompaninë “Bolv-Oil” sha me 500 mijë lekë të reja, pasi nuk ka informuar në kohë institucionin për të vlerësuar paraprakisht blerjen e një kompanie tjetër, me vlerë totale 74 milionë lekë të reja.

Në foto: Autoriteti i Konkurencës gjobiti kompaninë “Bolv Oil” me 500 mijë lekë në Qershor 2018

Në 30 Dhjetor 2016, “Bolv Oil” blen aksionet që kompania “Euro Trade Minerals Group” kishte tek shoqëria “Autovizion”, e cila nga ana e saj ishte dealer e automjeteve “Iveco” në Shqipëri.

Autoriteti i Konkurrencës, me nismën e tij, ka filluar procedurën e vlerësimit të përqendrimit lidhur me transaksionin e realizuar ndërmjet palëve.

Në përfundim, Konkurenca nuk ka gjetur problematika përsa i përket tregut, duke autorizuar vijimin e kontratës së shitjes.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurencës ka vlerësuar të gjobisë “Bolv-Oil” me 5 milionë lekë të vjetra, për faktin se nuk ka kryer njoftimin e institucionit në kohë, siç e parashikon ligji.

4 vjet “refuzim”

Vlera e gjobës është minimale për një kompani që qarkullon miliarda lekë dhe me një fitim të konsiderueshëm.

Megjithatë, shoqëria e drejtuar nga Behar Çukaj ka refuzuar prej 4 vitesh që të shlyejë vullnetarisht detyrimin e vendosur prej Autoritetit të Konkurencës.

Në këto kushte, institucioni i drejtohet Gjykatës Administrative të Tiranës për të detyruar “Bolv-Oil” që të kryejë pagesën.

Në foto: Gjykata Administrative Tiranë lëshoi urdhërin e ekzekutimit të gjobës ndaj “Bolv Oil” në 1 Korrik 2022

“Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata vendos të pranojë kërkesën si të bazuar në ligj dhe të lëshojë urdhrin e ekzekutimit për Vendimin e Autoritetit të Konkurencës nr. 528, datë 25.06.2018, që i përket kreditorit Autoriteti i Konkurences, ndaj debitorit “BOLV OIL” sha, në shumën e detyrimit 500.000 (pesëqind mijë) lekë”, lexohet në vendimin e trupës gjykuese të drejtuar nga Gentian Hamiti.

Vendimi i gjykatës është i zbatueshëm menjëherë dhe tashmë, pas 4 vitesh, kompania “Bolv Oil” do të detyrohet të paguajë gjobën.

Etiketa: bolv oilgjobekonkurrenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante

16:52 : 14/10/2025
AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi

09:52 : 25/09/2025
AKTUALITET

Denoncon qytetarja: Unë po luaja me djalin në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tragjas!

18:49 : 17/09/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë/ Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, refuzon të paguajë gjobën 400 mijë lekë

10:53 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

14:42 : 05/09/2025
Para

‘Po vjedhin territoret’, Mitsotakis kërkon shpjegime nga Erdogan për hartën turke

TË GJITHA

Kushtetuesja riktheu në detyrë Veliajn, Beleri: Fati i tij politik varet vetëm nga Rama

09:53 : 04/11/2025

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025

Shembet masivi i gurëve në Shkodër, bllokohet rruga e Dukagjinit

09:37 : 04/11/2025

Shpërthim me tritol në Kuçovë

09:22 : 04/11/2025

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

09:21 : 04/11/2025

Tenderi 2 mln €, Berberi i çoi foto me listën e renditjes së kompanive, Balluku ndërhyri për ndryshimin e fituesit

09:08 : 04/11/2025

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal

09:00 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com