• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inskenoi vrasjen/ Përgjigja nga Italia: Pecorelli do merret i pandehur për 4 akuza

14:49 : 11/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Davide Pecorelli, italiani që sajoi vdekjen e tij në Gjergjajn të Pukës, do merret i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti. Tashmë hetuesit e dosjes penale, që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Itali, kanë administruar në çështjen hetimore edhe letërporosinë e ardhur nga Italia.

Pikërisht në këtë letërporosi, i jepet përgjigje pyetjeve të bëra nga prokurorët Shqiptarë.

Mësohet se mes materialeve të mbërritura nga Italia është dhe dëshmia e italianit, Davide Peçorellit, i cili tregon në disa momente dhe personat që kishte bashkëpunuar në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve të një ngjarje kriminale, ku të sajohej vdekje ma zjarr e tij.

Prokuroria e Pukës, tregohet e rezervuar për tregimin e emrave të Shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me Pecorellin, pasi pikërisht këta njerëz janë në verifikim tashmë.

Ndërsa një pjesë tjetër e dëshmisë së italianit merret me rezerva nga grupi I hetimit, duke pasur parasysh faktin se ai është treguar jo i sinqertë dhe trillues në rrëfimin e tij.

Lexo edhe:

Inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

Ajo që mësohet deri në këtë fazë të hetimit është fakti se Pecorelli, në ditët në vijim, do merret i pandehur për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi ka djegur me benzinë makinën “Skoda” që kishte marrë me qira në afërsi të Rinasit në Tiranë.

Akuza të tjera që pritet të ngrihen ndaj tij, janë “Kallëzimi i Rremë” duke e shoqëruar me krijim të provave të rreme, “Kalim të paligjshëm të kufirit Shqiptar”, dhe “Ushtrim i veprimtarisë tregtare pa licencë”.

Deri në verifikimin e plotë të pozicionit të emrave të tjerë, policia dhe prokuroria e Pukës, ende nuk ka një vendimmarrje për përgjegjësinë penale të personave Shqiptarë, që janë përmendur në dëshminë e Davide Pecorellit.

Ky i fundit në muajin shtator 2021, u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Pecorelli, u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij.

Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës. Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit.

Dyshimi paraprak i hetuesve, se Pecorelli mund të ishte vrarë, u krijua për shkak se në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni. / Ora news/

Etiketa: davide Pecorelli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

15:29 : 18/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025
AKTUALITET

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet në Shqipëri italiani Davide Pecorelli

11:27 : 08/05/2025
AKTUALITET

Inskenoi vdekjen në Pukë, ministri italin i Drejtësisë miraton ekstradimin e Davide Pecorellit

12:03 : 31/03/2025
AKTUALITET

Inskenoi vdekjen në Pukë, dënohet me 4 vite burg Davide Pecorelli

20:10 : 03/04/2024
Para

Rusia sulmon me raketë një shkollë dhe një objekt banimi në Kharkiv

TË GJITHA

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

09:43 : 19/09/2025

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

09:27 : 19/09/2025

Sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

09:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com