• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhillari vs Shijaku për Plazhin e Gjeneralit, si u grabitën miliona m2 buzë detit

“Luftë” mes oligarkëve

12:12 : 05/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mijëra metra katrorë truall në zonën bregdetare të Kavajës, kryesisht në afërsi të “Plazhit të Gjeneralit”, i ka kaluar me “Vendime Strategjike” oligarkëve të ndërtimit.

Me vendime të dyshimta, qindra mijëra metra katrorë tokë shtet, i kanë përfituar dy biznesmenë të fuqishëm, nga ata që kanë “gllabëruar” prona publike. Boldnews.al ka hulumtuar vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike për dy emra oligarkësh të ndërtimeve, biznesmenit Shpëtim Shijaku dhe familjes Xhillari.

I pari është bërë i “njohur” kohët e fundit, pasi ka marrë për skrap ARMO-n në Ballsh dhe emri i dytë lidhet me Alban Xhillarin, i njohur për ndërtime në Jug apo në Tiranë. Por, çfarë i lidh këta dy biznesmenë të fuqishëm?!

Të dy ia kanë vënë syrin “Plazhit të Gjeneralit”, në zonën e Kavajës, ku Xhillari i ka shtrirë tentakulat vite më parë, pasi një firmë, ku djali i tij është aksioner, ka fituar një koncesion për një port. Por, megjithëse janë shkelur të gjitha afatet, porti ende është në fazën e ndërtimeve, madje në afërsi të një monumenti natyrore, Kalasë së Turrës.

Lexo edhe:

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (DOKUMENTI)

Faksimile: Komiteti i Investimeve Strategjike për firmën “Finsec”, që i jep 162 ha tokë shtet

Pak javë më parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë një vendim për t’i reduktuar gjurmën e investimeve një firme. Bëhet fjalë për firmën “Finsec”, ku ky komitet shkruan se “pas konsultimeve me të gjitha institucionet e përfshira në vlerësim, si dhe për të evituar mbivendosjet, subjekti, gjatë procesit të vlerësimit të projektit, hoqi dorë zyrtarisht nga gjurma ku paralelisht aplikonte subjekti ‘Mediterranean Wave’, ku subjekti reduktoi gjurmën e projektit potencial të investimit në 162.96 ha tokë shtet”.

Pra, një firmë “Finsec Development”, e cila në fillim aplikoi për status strategjik me një projekt të integruar në sektorin turizëm, për një gjurmë zhvillimi prej 412 ha pronë shtet dhe pronë privat u reduktua në 162 ha tokë. Por, ccfarë loje po bëjnë oligarkët dhe mos ndoshta po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin?! Apo po “luftojnë”, duke I marrë shtetit c’të mundin. Kjo firmë, pra “Finsec Development” synon që vlera e investimit të projektit të propozuar të investimit “Marina Hills” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 450,000,000 € euro!!!!!

Një shifër e frikshme, pasi në këtë mënyrë konkuron Arabët e Portit të Durrësit. Por, nëse do të investonte këtë shumë, përse hoqi dorë nga qindra mijëra metra katrorë?! Natyrisht, pas këtyre vendieve fshihen afera, me qëllim grabitjen e tokës shtetërore.

Faksimile: Aksioner i firmës “Finsec Development” është Greg Xhillari, djali i biznesmenit Alban Xhillari

Boldnews.al hulumtoi dokumentet se kush fshihet pas firmës “Finsec Development”. Sipas dokumentit të mësipërm, administrator I kësaj firme është Artan Kraja, ndërsa ortakët Greg Xhillari, me 30 % të aksioneve. Gregu është djali i biznesmenit Alban Xhillari. Ai ka 30 % të aksioneve në këtë firmë, ndërsa pjesën tjetër prej 70 % e ka firma Finsec Ltd. Kjo e fundit, vite më parë, ka marrë një koncesion për ndërtimin e një porti pranë asaj zone. Pra, në afërsi të Kalasë së Turrës, e cila është një monument natyrore. Por, pavarësisht se në atë zonë u premtua porti, ai asnjëherë nuk është ndërtuar. Në zonë është bërë një mol i vogël, një provë e gjallë se edhe pas “grabitjes” se pronës shtetërore, zona do të jetë e njëjtë!

 


Faksimile: Vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike për firmën “Mediterranean Wave”

Më sipër publikuam sesi firma “Finsec” la “rrugës” qindra mijëra metra katrorë tuall shtet dhe ia “fali” firmës “Mediterranean Wave”. Kjo e fundit, pak javë më parë, përfitoi nga Komiteti i Investimeve Strategjike truall shtetëror në fshatin Peqinaj, te Plazhi I Gjeneralit, pasi do të investonte 50.409.836 euro, realizimi i të cilit parashikon të hapë 80 vende të reja pune. Pra, 630 mijë euro investim për të punësuar 1 person! Një shifër e frikshme. Megjithatë, duke u ndalur te projekti, në dokumente thuhet se sipërfaqja e ndërtimit është 130,350 m² dhe mbi 69,318 m² sipërfaqe ndërtimi të hapura, me një total prej 199,668 m² sipërfaqe ndërtimore. Por, më e rëndësishmja në këtë investim është trualli. Në këtë document shkruhet se “masat kryesore mbështetëse që kërkon subjekti aplikues për realizimin e këtij projekti investimi janë dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të një sipërfaqeje prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar”. Me një të rënë të lapsit, privati mori plot 635,000 m2 tokë buzë detit. (*Vijon…)

* Në shkrimin e ardhshëm do të lexoni: Si u përfshi një ish drejtor i Kadastrës, në Vlorë dhe Durrës, për të “grabitur” qindra mijëra metra katrorë në shtet. Skema e tjetërsimit, ku ish-drejtori dyshohet se përvetësoi hartat nga Agjencia e Kadastrës, madje synoi edhe Zonat e Mbrojtura …

Etiketa: Plazhi i Gjeneralitshijakuxhillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

19:31 : 20/05/2025
AKTUALITET

Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (DOKUMENTI)

20:02 : 02/12/2024
AKTUALITET

Shkak prishja e pazareve të drogës? Identifikohet autori i krimit (EMRI)

16:45 : 01/12/2024
SPORT

Superliga/ Skënderbeu një ‘makth’ për Erzenin, shijakasit duan pikët e para

11:42 : 27/04/2024
SPORT

VIDEO/ Dhunë në futbollin e moshave, përleshje masive në sfidën Erzeni-Partizani

16:58 : 16/04/2024
AKTUALITET

Përgjimi në fugonin e policisë së burgjeve fundos 3 shijaksit e kapur me kokainë

15:35 : 02/10/2023
Para

Pas emisioneve për beqarët, një program për çiftet vjen së shpejti në ekran

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com