• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare valltari dhe koreografi i Ansamblit Popullor

23:21 : 03/07/2022
në AKTUALITET, KULTURE

Shuhet në moshën 76-vjeçare, valltari dhe koreografi i njohur i Ansamblit Popullor, Besim Jazexhiu.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i TKOB-së në Facebook:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 76-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura si valltar dhe drejtues i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, koreografit Besim Jazexhiu.

Zanafillën e parë në art, Jazexhiu e ka pasur në zhanrin e akrobacisë dhe është një ndër akrobatët e parë shqiptar. Në vitin 1959, u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1961 filloi punë si balerin profesionist në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Lexo edhe:

Shteti bektashi, Jazexhi: Rama po bën tradhti të lartë ndaj atdheut, nxit përçarje

“Injorant, katundar, racist”, Zeka e Jazexhi sherr në studio për Erdoganin

Ky ishte fillimi i karrierës së tij si balerin dhe valltar profesionist. Gjatë kësaj periudhe, krahas kërcimit në trupën e baletit ka realizuar personazhe në balete të ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Petja dhe Ujku” etj. Në vitet 1965-1968, kryen shërbimin ushtarak në Ansamblin e Ushtrisë si solist i parë i grupit të valleve dhe më pas, nga viti 1968 solist në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku krahas punës si solist, ka kryer edhe detyrën e koreografit dhe Drejtorit Artistik. Krahas interpretimeve me nivel, ku binte në sy individualiteti dhe vërtetësia, Besimi është dalluar dhe për përdorimin e lodrës gjatë valleve të ndryshme. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në Ansambël ka interpretuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ku ka shkuar ky ansambël si brenda vendit , ashtu edhe gjatë turneve jashtë shtetit. Anëtar i Këshillit Artistik, i komisioneve në katër festivale folklorike me detyrë koreograf edhe në disa komisione të Dekadave të Majit.

Gjatë karrierës së tij si koreograf, Besim Jazexhiu realizoi rreth 20 krijime, valle të ndryshme me AKKVP ashtu edhe me shumë grupe amatore të ndërmarrjeve të ndryshme, si valle me motive dibrane, “Valle me motive të Tiranës”, “Valle e Lezhës” “Valle e Leskovikut”, “Nusja e Fajes”, “ Valle me motive të Veriut”, “Kurrë se ulëm kokën”, “Motive kosovare”, “Sarajet e Ali Pashait”, “Valle arbëreshe” e shumë të tjera.

Ka një jetë të gjatë artistike 40 vjeçare që nga 1954 e deri në vitin 1997. Nuk ka qytet e fshat të Shqipërisë të pashkelur e pa dhënë koncerte të ndryshme duke përjetuar kënaqësinë e artistit. Pas viteve ’90, kontributi i tij shtrihet dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi si dhe zonat ku banojnë arbëreshët në Itali. Gjatë karrierës së tij artistike është nderuar me fletë nderi, medalje, çmime të para dhe Urdhrin “Naim Frashëri” klasit II”.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes e miqve të Artistit!
I paharruar kujtimi i mjeshtrit Besim Jazexhiu!
U prehtë në paqe!

Etiketa: jazexhipopullarevalltar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti bektashi, Jazexhi: Rama po bën tradhti të lartë ndaj atdheut, nxit përçarje

22:13 : 23/09/2024
AKTUALITET

“Injorant, katundar, racist”, Zeka e Jazexhi sherr në studio për Erdoganin

08:47 : 08/10/2021
AKTUALITET

I doli emri tek anti-terrori, Olsi Jazexhi: Rama ose është psikopat, ose ka xhindet

22:10 : 08/04/2020
Para

Florion Mima: Ligji i ri sjell pabarazi, kaos dhe evazion

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com