• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush ishte zyrtari i SHISH që shkëmbeu USB dhe para me agjentë të huaj

23:49 : 30/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Hetimi i SHISH dhe SPAK ka zbardhur aktivitetin e celulës së dyshuar për spiunazh shtetëror në Tiranë. Pesë personat e dyshuar, mes të cilëve spikat ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, rezultojnë se janë takuar dhjetëra herë në Tiranë me kontaktet e agjentëve të vendeve jo mike me Shqipërinë. Në këto takime janë shkëmbyer USB dhe dokumente kundrejt pagesave në lekë, euro dhe dollarë. Prokuroria dyshon se ish- zyrtarët e SHISH dhe policisë kanë shitur të dhënat që mblidhnin përmes kontakteve të tyre në institucionet e sigurisë në vend. Televizioni Ora News zbulon detaje të tjera lidhur veprimtarinë e celulës së spiunazhit në Tiranë, e cila sipas SPAK-ut dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërvepronte me agjensi të huaja inteligjente, jo mike të Shqipërisë.

Sipas dosjes rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar. Këto informacione, thuhet në dosje, ai i siguronte nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Ymeri rezulton të jetë babai i kreut të Agjensisë ADISA, Lorin Ymeri, por ky i fundit në asnjë rast nuk përmendet në materialin hetimor. Por ky hetim është shtrirë dhe në verifikimin e personave anëtarë të familjes, duke u marë në analizë veprimet e Ymerit dhe babait të tij, që dikur ka shërbyer si Drejtor i Krimit të Organizuar në aparatin Qëndror të SHISH.

Sipas dosjes hetimore, Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron dhe informacione nga dy lidhjet e tij të ngushta Gjergji Koti dhe Maksim Ferra, edhe këta të dy ish-drejtues të SHISH. Komunikimet e Frederik Ymerit me dy personat e mësipërm janë periodike dhe gjatë zhvillimit të këtyre takimeve, shihet e njëjta mënyrë të vepruari. Ata fillimisht kontaktojnë në telefon, pastaj lenë vendin e takimit, ku pijnë kafe dhe në kafe bëhet shkëmbimi i një USB-je me lekë, euro ose dollarë. Gjatë hetimeve janë kryer përgjime në vende publike të shoqëruara me fotografime e filmime të Frederik Ymerit, Maksim Ferrës dhe Gjergji Kotit.

Nga këto përgjime në vendet publike të tyre ka rezultuar se Frederik Ymeri është takuar 16 herë me lidhjen e tij, Maksim Ferra. Një herë të vetme është takuar me Gjergji Kotin, 6 herë është takuar me lidhjen tjetër Luftar Çunaj dhe 5 herë me shtetasin, Bashkim Abazi. Në të gjitha rastet Frederik Ymeri, është takuar me Maksim Ferra, në të njëjtën bar-kafe dhe konkretisht në bar-kafe “C…”, që ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku” përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare. Gjatë takimeve të bëra midis këtyre dy personazheve, është konstatuar se në 9 raste, është bërë shkëmbim USB-je me shuma parash, ku konkretisht shtetasi Maksim Ferra i ka dhënë Frederik Ymeri USB, dhe në këmbim Fredi i ka dhënë shuma parash në lekq, por edhe valutë të huaj, ku konkretisht në një rast dollarë dhe në një rast euro. Ymeri ka kryer një takim me Gjergji Kotin tek bar-restorant që ndodhet afër zonës së njohur si “Stacioni i Trenit”, Tiranë.

Gjatë takimit është konstatuar Gjergji Koti, që i ka dhënë një copë letre të bardhë me shënime Frederik Ymerit dhe njëkohësisht i ka folur duke i treguar letrën. Frederik Ymeri, pasi e ka lexuar për disa sekonda letrën, e ka futur në xhep dhe më pas është larguar duke ecur në drejtim të banesës së tij. I gjithë takimi është dokumentuar edhe me fotografime. Gjithashtu në raport thuhet se Ymeri është takuar me Luftar Çunaj 7 herë në bar-kafe që ndodhet midis rrugës “Çamëria” dhe rrugës “Kavajës”, afër vendit të njohur si zona e “Dollarit”, Tiranë. Gjatë takimeve është konstatuar se Luftar Çunaj, i ka treguar dokumenta në format A4 Frederik Ymerit dhe kanë biseduar duke konsumuar kafe.

Lexo edhe:

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

“Punon plaku në SHIK”/ Si lojërat e fatit të të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH në Berat

Ndërkohë nga ana e agjentëve të SHISH dhe Antiterrorit, thuhet se nuk është bërë e mundur të dallohet përmbajtja e dokumentave. Ymeri është takuar 5 herë me Bashkim Abazin në bar-kafe që ndodhet tek zona e njohur si “Pallatet Agimi”, Tiranë. Gjatë takimeve është konstatuar se dy personat kanë konsumuar kafe dhe kanë biseduar midis tyre. Edhe në këtë takim agjentët nuk kanë mundur të mësojnë se për çfarë kanë diskutuar dhe nëse dy këta personazhe kanë bërë ndonjë shkëmbim sendesh apo dokumentesh. /Marrë nga Ora News

Etiketa: dosjeshishzyrtari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

“Punon plaku në SHIK”/ Si lojërat e fatit të të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH në Berat

20:38 : 02/09/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij merren nën hetim nga Prokuroria, ja akuzat

10:52 : 02/09/2025
AKTUALITET

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge

16:01 : 27/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025
AKTUALITET

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025
Para

Horoskopi 1 korrik 2022, ja ç´parashikojnë yjet

TË GJITHA

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com