• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shënjestra ishte tjetërkush, si u ekzekutua gabimisht gazetarja e BBC

18:08 : 27/06/2022
në BOTA

Plot 23 vite pas ekzekutimit me armë të gazetares dhe moderatores së mirënjohur britanike Jill Dando jashtë apartamentit të saj në Fulham të Londrës, disa dokumente të zbuluara në një gjykatë në Paris mund të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Detajet e zbuluara nga këto dokumente që i përkasin një dosjeje të sulmeve seksuale në Francë, tregojnë se një vrasës famëkeq i mafias ruse është dërguar në 1999 në Londër për të hequr qafe një reportere tjetër me flokët bionde dhe që punonte në BBC.

Dhe për fatin e keq të Jill rezulton se doktori i kësaj reportereje që ngjasonte në look me të ishte i fejuari i saj.

Sipas raportimeve të fundit në media që i referohen kësaj dosje me detaje të pazbuluara më parë, vrasësi i Jill Dando mund ta ketë ngatërruar atë me kolegen e saj, e cila ishte objektivi i vërtetë i një komploti vrasjeje.

Kjo dosje ka dalë në pah kur një manjat francez i modës është akuzuar për sulme seksuale dhe gjithashtu ka punësuar një vrasës me pagesë rus për të vrarë prezantuesen Lisa Brinkworth pasi ajo ekspozoi agjencinë e tij në media.

Lexo edhe:

“S’do kesh më nevojë të punosh kurrë”, grupi kriminal i ofron gazetarit para për të hakuar BBC-në

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Gerald Marie, 72 vjeç, ish-shefi i agjencisë së modelimit “Elite”, po hetohet për sulme seksuale dhe përdhunime të dyshuara që përfshijnë të paktën 11 gra

. Midis tyre është zonjusha Brinkworth, 55 vjeç, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht në vitin 1998, ndërsa ajo punonte në fshehtësi së bashku me gazetarin Donal MacIntyre për të ekspozuar krimet seksuale në industrinë e modës në një dokumentar të BBC-së.

Statuti i kufizimeve të Francës, megjithatë, nënkupton që pretendimet për abuzim seksual duhet të raportohen brenda 20 viteve. Avokatët e Miss Brinkworth kanë paraqitur dokumente në prokurorin e Parisit duke argumentuar se statuti nuk zbatohet në rastin e saj për shkak të frikës prej vitesh për sigurinë e saj.

Ish-gazetarja e BBC-së u mbajt në shtëpi të sigurta për vite pas ekspozimit dhe pretendon se ishte dekurajuar nga ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër Marie nga korporata.

“Vrasësi mund të ketë ngatërruar Jill Dando për objektivin e vërtetë duke pasur parasysh ngjashmëritë e habitshme në pamjen dhe profesionin e tyre, si dhe faktin që ato jetonin në të njëjtën pjesë të Londrës”, argumentojnë avokatët.

Avokatët gjithashtu vënë në dukje se i fejuari i moderatores së Crimewatch, Alan Farthing, ishte mjeku i zonjushës Brinkworth.

Në dokumente, avokatët i referohen një bisede të dëshmuar nga ish-shefi ekzekutiv i Elitës, Omar Harfouch, në të cilën Marie urdhëroi një anëtar të mafies ruse të “merrej me një problem”.

“Menjëherë pas kësaj… një gazetare e BBC-së, Jill Dando, u qëllua për vdekje në prill 1999”, thuhet në dokumentet nga firma ligjore franceze Bourdon Associes.

“Në të vërtetë, këto dy gazetare ishin rreth të tridhjetave, ishin bjonde me të njëjtat tipare të fytyrës, me të njëjtën gjatësi dhe me shtat të ngjashëm. Ato jetonin afër njëra-tjetrës dhe kishin njerëz të përbashkët, duke përfshirë burrin e Jill Dando.’

Në dokumente thuhej gjithashtu se një gazetari investigativ, Philippe Berry, i ishte thënë nga një burim se Marie ishte mburrur në vitin 1999 se kishte paguar gangsterë për të frikësuar një punonjës të BBC-së.

Përveç dokumenteve të depozituara në Gjykatën Gjyqësore të Parisit, një partner në një firmë prestigjioze ligjore britanike i shkroi drejtorit ligjor të BBC-së, Nick Wilcox, duke krijuar të njëjtën lidhje në shtator 2021.

Mesazhet thonë se zoti Harfouch ishte pjesëmarrës në një bisedë në vitin 1999, në të cilën një anëtari i mafies ruse iu kërkua të vriste zonjushën Brinkëorth dhe ra dakord.

Provat i janë kaluar Scotland Yard, i cili tha se detektivët do të eksploronin gjithmonë çdo informacion të ri që mund të ndihmojë hetimin.

Dando u qëllua në pragun e shtëpisë së saj në Fulham, në perëndim të Londrës, në vitin 1999 dhe megjithëse Barry George u dënua në vitin 2001 për këtë ngjarje, ai u lirua më vonë dhe hetimi mbetet i hapur.

Etiketa: bbcvritet gazetarja

Lajme të lidhura

BOTA

“S’do kesh më nevojë të punosh kurrë”, grupi kriminal i ofron gazetarit para për të hakuar BBC-në

20:01 : 29/09/2025
BOTA

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025
BOTA

Analiza e BBC/ Biseda telefonike Trump-Putin shihet si fitore në Rusi

19:12 : 19/03/2025
BOTA

Analiza e BBC: Si Donald Trump ka ndryshuar tashmë botën

16:05 : 20/01/2025
BOTA

Hezbollahu dhe Izraeli raportojnë më shumë raketa të lëshuara në veri të Izraelit

19:49 : 29/09/2024
BOTA

Posedonte foto dhe video por*nografike të miturish, spikeri i BBC dënohet me 6 muaj burg

16:46 : 16/09/2024
Para

Ylli i Man.City-t sherr me partneren, gjithçka nisi pasi ajo i kontrolloi telefonin

TË GJITHA

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas divorcit me Brad Pitt: Ngjarje të vështira për mua dhe fëmijët

19:26 : 10/10/2025

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com