• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtrenjtimi i karburanteve, analiza e REL: Turistët do udhëtojnë vetëm me autobuzë

18:08 : 26/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut, apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tre ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri, kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm, por tani me rritjen e çmimit të naftës, shikojmë ofertat që kanë destinacione më të shkurtra këtu brenda në Maqedoni të Veriut, për të bërë një balancë me rritjen e çmimeve të naftës, përkatësisht kostos së transportit”, thotë Blerimi, teksa planifikon pushimet me të shoqen dhe dy vajzat e tij.

Në bazë të një përllogaritjeje të Radios Evropës së Lirë, për të arritur nga Shkupi në Ohër, gjegjësisht për 360 kilometra vajtje-ardhje nevojiten 3 mijë e 520 denarë (57 euro), apo rreth 20 euro më shumë, krahasuar me një vit më herët. Meri Stojanovska tregon për Radion Evropa e Lirë, se vitin e kaluar pushimet i ka kaluar në Malin e Zi. Ajo këtë vit ka vendosur të udhëtojë me autobus, pasi vetëm për karburant të veturës i është dashur të ndajë rreth 130 euro.

“Do të udhëtoj me autobus, nuk kam çfarë të bëj. Shpenzimet do të kenë kosto të lartë nëse udhëtoj me veturën time private”, shprehet ajo.

Marija Sotirovska, pensioniste, thotë se më herët me të shoqin gjatë verës pothuajse çdo fundjavë kanë shkuar në shtëpiza në fshatrat përreth Liqenit të Mavrovës, por këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, preferojnë të qëndrojnë më gjatë.

Lexo edhe:

Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri

VIDEO/ Ujërat e zeza shpërthejnë në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, skandalizohen turistët

“Çmimet janë tejet të larta. Tash e tri javë nuk e kemi ndezur veturën. Presim të shkojnë në pushim fëmijët, që mos kujdesemi për nipin dhe të qëndrojmë më gjatë në Mavrovë. Më herët, çdo fundjavë shkonim, por tani nafta është dyfish, ndërkohë që pensionet janë po të njëjtat”.

Agjencitë turistike, në anën tjetër, thonë se është rritur interesimi i qytetarëve për ofertat veçanërisht për në Turqi, pas zhvlerësimit të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.

“Interes më të madh ka për në Turqi, veçanërisht për ato oferta që mbulojnë transportin. Megjithatë në destinacionet më të afërta, më të moshuarit preferojnë transport të organizuar me autobus, kurse më të rinjtë zgjedhin veturat private”, thotë Suzana Zelenikoska nga një agjenci turistike në Shkup.

Sipas saj, shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon dhe shtrenjtimin e ofertave, që në disa raste mbetet minimal, në mënyrë që të respektohen kontratat me klientët.

“Kemi marrëveshje të tilla me shumë qendra turistike që ndërlidhen me shtrenjtimin e naftës. Në këtë mënyrë, ata përllogarisin shpenzimet e tyre, në këtë rast bëjmë të pamundurën që me klientët tonë të mbetemi korrekt dhe të shkurtojmë nga përfitimi që ka agjencia, aq sa mundemi”, tregon Zelenikoska.

Përgjatë kësaj jave nafta e papërpunuar për një fuçi ka shënuar rënie në bursat ndërkombërare për shtatë dollarë, por çmimi i këtij produkti në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje dy herë brenda javës që e lamë pas, duke u barazuar me benzinën, apo rreth 1.80 euro për litër. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se rritja e çmimit të naftës së përpunuar ka të bëjë me presionin që bën rritja e kursit të dollarit në vend.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë Evropiane për Statistika, Eurostat, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përdorin makina me naftë, rreth 53 për qind, 44 për qind me benzinë dhe vetëm tre për qind kanë vetura me gaz. Pothuajse i papërfillshëm është numri i qytetarëve që kanë vetura me rrymë elektrike./REL

Etiketa: karburantenaftaTuristet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri

07:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ujërat e zeza shpërthejnë në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, skandalizohen turistët

19:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

“Testi i acidit” i turizmit

20:50 : 04/08/2025
BOTA

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025
AKTUALITET

PAMJE TË RËNDA/ Sherr masiv me hunj në mes të Sarandës, “llahtarisen” turistët (VIDEO)

08:27 : 25/07/2025
BOTA

Tarifë 250 dollarë për vizat jo-imigruese për në SHBA

19:42 : 21/07/2025
Para

Bayern e tepron, i vendos çmimin e kripur Levandovskit

TË GJITHA

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025

EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023

13:19 : 16/08/2025

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman

13:12 : 16/08/2025

E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

12:53 : 16/08/2025

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

12:46 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com