• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Baza ajrore strategjike amerikane, strehë e avionëve luftarakë F-35

21:51 : 26/06/2022
në BOTA

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar qindra miliona dollarë për të transformuar një bazë ajrore në skajin më verilindor të vendit në Alaskë, pranë Rrethit Arktik. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, vizitoi kohët e fundit bazën e cila strehon avionë luftarakë, me vlerë disa miliarda dollarë, që mund të kapin çdo cep të hemisferës veriore.

Ky është fillimi i një dite në bazën ajrore amerikane “Eielson” në Alaskë, ku temperaturat në dimër arrijnë deri në -45 gradë Celsius dhe gjatë verës deri në 25 gradë Celsius.

Ndër sfidat tona është mirëmbajtja e pajisjeve, pasi ato nuk janë ndërtuar për të funksionuar në temperatura kaq ekstreme”, thotë për Zërin e Amerikës koloneli i forcave ajrore Stuart Williamson.

Fatmirësisht, forcat ajrore kanë disa pajisje, që funksionojnë mjaft mirë në mot të ftohtë, superkompjuterat gjigantë.

“Avionët luftarakë janë superkompjutera. Kompjuterat funksionojnë shumë mirë në temperatura të ftohta. Por moti i ftohtë shkakton shumë sfida, si për shembull furnizimi i avionëve me karburant dhe transportimi i avionëve në pista. Madje, po të prekësh sipërfaqet metalike është e pamundur, të digjet dora”, thotë ushtaraku Brian Bucholtz.

Madje edhe me veshjet e duhura dimërore, në temperaturat -28 gradë Celsius, ekipet mund të punojnë jashtë për 10 minuta dhe pastaj duhet të hyjnë brenda për t’u ngrohur për 50 minuta.

Lexo edhe:

Irani konfirmon sulmin mbi bazat amerikane në Katar e Irak, Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë situatën

Përshkallëzohet konflikti, Irani sulmon bazën ushtarake amerikane në Katar (Video)

“Duhen gjashtë persona për të bërë punën, që mund ta bëjë një individ në një orë në kushte normale”, thotë për Zërin e Amerikës ushtaraku Brian Bucholtz.

Pranvera dhe vera sjellin ekstremet e veta. Gjatë vizitës së ekipit të Zërit të Amerikës, shkrirja e borës e ktheu bazën në një moçal, ku zhurma e pompave të ujit konkurron me motorët e avionëve.

“Këtu magazinojmë mbi 100,000 pjesë të avionit F-35”, thotë shefi i logjistikës, kolonel Adam Starkey.

“Është detyra më sfiduese që kam patur me forcat ajrore. Një përvojë e madhe, vendosja e avionëve F-35 në Arktik duke kuptuar sfidat me të cilat përballemi”.

Të gjithë në bazën “Eielson” e dinë thënien e ikonës së forcave ajrore. Në vitin 1935, Gjenerali Billy Mitchell tha para Kongresit: “Kush mban Alaskën, do të ketë botën. Mendoj se është vendi më i rëndësishëm dhe strategjik në botë”.

Më shumë se 85 vjet më vonë, zgjerimi i bazës “Eielson” mes ekstremeve të Arktikut, vë në pah se si shteti i Alaskës vazhdon të jetë një pikë strategjike e mbrojtjes amerikane./VOA/

Etiketa: avione ushtarakebaza amerikane

Lajme të lidhura

BOTA

Irani konfirmon sulmin mbi bazat amerikane në Katar e Irak, Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë situatën

19:15 : 23/06/2025
BOTA

Përshkallëzohet konflikti, Irani sulmon bazën ushtarake amerikane në Katar (Video)

18:57 : 23/06/2025
BOTA

Përplasen dy avionë ushtarakë francezë, dy pilotë të zhdukur

20:23 : 14/08/2024
BOTA

Sulmohet sërish baza amerikane në Siri

22:14 : 10/02/2024
BOTA

Japoni, rritet mbështetja për bazat amerikane mes tensioneve me Kinën

09:11 : 01/10/2023
RAJONI

Serbia: Dronët vëzhguan trupat tanë afër kufirit me Kosovën, reagon Prishtina

09:15 : 02/11/2022
Para

Politikani serb: Rusët plan për të vrarë Vuçiç

TË GJITHA

Gjendet një trup i pajetë në Durrës

15:58 : 29/06/2025

S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI)

15:44 : 29/06/2025

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

15:28 : 29/06/2025

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

15:28 : 29/06/2025

“Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO)

15:23 : 29/06/2025

Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake

15:08 : 29/06/2025

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com