• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Harta gjyqësore, shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile

23:49 : 14/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, përveç Dhomës së Avokatisë, e cila nisi të martën një grevë katër ditore në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) edhe organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në procesin e konsultimeve për hartën e re gjyqësore, kanë shprehur shqetësim për reduktimin e ndjeshëm të nurmit të gjykatave në të gjithë vendin, dhe pasojat e saj.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë apeli.

Sipas Qendrës për Fuqizimn e Ligjit (CLE) “çdo nismë e ndërmarrë duhet të ketë si qëllim të sjellë drejtësinë sa më afër qytetarëve dhe jo ta largojë e vështirësojë atë”, thuhet në një deklaratë të saj.

Ndërsa, Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) i cili në muajin shkurt iu drejtua KLGJ-së me një raport vlerësimi mbi propozimin për hartën e re vë në dukje në një postim në Twitter se “vendime të rëndësishme politike, si rikonfigurimi i hartës së gjyqësorit në vend duhet të marrin në konsideratë duke bërë një analizë më të detajuar, edhe të aspekteve të eficiencës financiare dhe vlerës së kthyer për publikun”.

Sipas KLGJ-së një ndër objektivat e hartës së re është dhe “ulja e kostove”. Por ISPL vëren se “nga pikëpamja e eficiencës financiare, të dhënat e përfshira në raport janë të pamjaftueshme për të vlerësuar vërtetësinë e pohimeve, aq më tepër në kushtet kur pjesa kryesore e shpenzimeve gjyqësore është e lidhur në shpenzime për paga dhe nuk pritet të ulet më konsolidimin e gjykatave, meqenëse numri i gjykatësve dhe stafit tjetër gjyqësor nuk pritet të reduktohet”.

Lexo edhe:

Transporti publik me Google Maps, çorientues

Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

Për Dhomën e Avokatisë, harta e re gjyqësore, cënon qasjen në sistemin e drejtësisë dhe rrit shpenzimet për qytetarët”. Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, thekson se “vlerësimi i kostove të rritura për individët dhe qasjen e tyre në drejtësi nuk duket të jetë përfshirë gjerësisht, ndonëse do të duhet të ishtë një aspekt I rëndësishërm (paçka se jo ngushtësisht i lidhur me temën e këtij dokumenti)”.

Në deklaratën e KLGJ-së për miratimin e hartës theksohet se “në aktin e miratuar u reflektuan sugjerimet dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit”.

Por Dhoma e Avokatisë, ka deklaruar se asnjë prej sugjermeve të saj nuk është marrë në konsideratë. Po ashtu dhe Komiteti i Helsinkit. Drejtuesja e tij Erida Skendaj shprehet “e indinjuar” në një postim në Tëitter, ndërsa nënvizon se “argumentat tona kundër nuk sollën as reflektim të KLGJ e nuk u njohëm me shkaqet e refuzimit”.

Nga ana e saj dhe Qendra për Fuqizimn e Ligjit shprehet se “rekomandimet e përcjella në procesin e konsultimit nga aktorët e interesuar nuk janë reflektuar, duke e bërë jo efektiv procesin e konsultimit dhe më e rëndësishmja, duke miratuar një hartë gjyqësore e cila rrezikon të cënojë aksesin në drejtësi të qytetarëve”.

Të martën disa qindra procese gjyqësore nuk u zhvilluan ndërsa sallat e gjykatave ishin bosh për shkak të grevës së avokatëve. /VOA

Etiketa: gjyqehartashqetesim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transporti publik me Google Maps, çorientues

08:25 : 26/07/2025
AKTUALITET

Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

14:43 : 10/07/2025
AKTUALITET

Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar/ Ana e errët e Ksamilit

10:00 : 09/07/2025
RAJONI

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025
AKTUALITET

Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje/ Harta e “zonave të kuqe” të 11 Majit

22:39 : 10/04/2025
AKTUALITET

10 vjet gjyqe për gjuajtjen e Ramës me vezë, ish-studentët kërkojnë drejtësi

16:01 : 07/03/2025
Para

Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com