• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I pashë nga pasqyrat, por se mendova se do qëllonin”/ Zbardhet dëshmia e Hakës

09:20 : 09/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Marklen Haka, një prej emrave mjaft të njohur të botës së krimit në Fushë-Krujë, i ka shpëtuar mesditën e djeshme (8 qershor 2022) mrekullisht një atentati të dytë të organizuar ndaj tij, brenda një periudhe prej dy vite e gjysëm.

I pari ku Haka është sulmuar me breshëri automatiku daton në 21 shtator 2018 në Nikël, ku në derë të shtëpisë ai është plagosur, ndërsa ka mbetur e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.

Ndërsa ditën e djeshme, në sulmin e dytë me armë, Haka ndodhej brenda një makine tip “Golf 6” jo i blinduar, dhe po kthehej nga Tapiza në drejtim të fshatit të tij në Nikël.

Ai u ka treguar oficerëve që po hetojnë këtë ngjarje, se përmes pasqyrës së mjetit kishte vënë re një makinë që po e ndiqte, por nuk e ka vlerësuar situatën, se mund të goditej befasisht me qëllim eleminimin e tij.

“…Sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim…teksa kam qëndruar, nga makina që kisha nga pas dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël…”-mësohet ti ketë thënë hetuesve Marklen Haka.

Lexo edhe:

“Na vranë…”/ Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt dhe dy të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin

Të panjohurat e Marklen Hakës/ Lala: Vilë mln euro, oficerët e RENEA fjetën në pyll për ta kapur

Breshërive të një automatiku MP5 9 milimetërsh, armë kjo që përdoret shpesh nga Garda e Republikë, Haka ka mundur ti shpëtojë mrekullisht.

Në proces-verbalin e administrimit të provave, grupi i hetimit ka vlerësuar se drejt Hakës, është qëlluar plot 17 herë, kjo duke ju referuar dhe numrit të gëzhojave të sekuestruara në vendgjarje.

Objektivi i qitësve, që deri në këtë fazë të hetimit besohet nga policia lokale se kanë qënë me pagesë, ka marrë një plagë në pjesën e nofullës, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autorët në këtë atentat kanë përdorur një automjet të tipit “Audi A7”, silueta e të cilit është kapur nga disa kamera të bizneseve të zonës, që ndodhen mes Tapizës dhe Niklës.

“Audi A7” është afruar paralel me makinën e Marklen Hakës, dhe njëri nga personat ka nxjerë armën nga xhami i makinës dhe ka qëlluar. Nga plumbat makina ka marë dëmtime të shumta, madje disa prej tyre kanë depërtuar dhe në ambjentet e një lokali aty pranë.

Pas largimit të autorëve, Marklen Haka, është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij, duke u larguar me makinën tip “Golf” drejt Niklës dhe qëndruar në oborrin e shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut. Kur ka shkuar policia dhe ka kryer kontroll, në makinë nuk janë gjendur sende apo lëndë të paligjshme. Me një mjet të dytë, Haka është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia dhe prokuroria e Krujës, e lidhin ngjarjen e sotme si një atentat të mirëorganizuar që mbeti pa një finalizim në fund. Goditja besohet se është kryer me pagesë dhe ka shumë gjasa se lidhet me hasmëritë dhe ndasitë mes grupimeve kriminale në këtë zonë.

Një pistë hetimi e grupit hetimor është se atentati ndaj të riut dyshohet se është bërë për shkak të një hasmërie të vjetër mes familjes Haka dhe Zeneli, por thuajse asgjë nuk është konfirmuar në këtë drejtim.

Haka u arrestua nga policia e Tiranës, si personi kryesor i dyshuar në 13 qershor 2011 të vrasjes së biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli. Vrasja e tij është kryer, pasi Haka kishte ngritur dyshime të forta se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004. Por më pas u la i lirë pasi nuk kishte prova.

Gjithashtu një pistë tjetër ku po hetohet është edhe ajo e përplasjes mes grupeve kriminale. 31-vjeçari është pjesë e grupit të Niklës, dhe ndaluar në 12 shtator të vitit 2018, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, duke u dënuar më pas në Prill të 2019 nga gjykata e Krujës me 1.6 vite burgim.

Në 6 janar 2022, Haka arrestohet sërisht nga efektivët e RENEA-s, por ndryshe nga sa referoi dosjen policia në prokurori për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, Haka në fund u akuzua për “Moskallëzim krimi”, pasi arma e sekuestruar nuk ishte e tij.

/Ora News/

Etiketa: Marklen Haka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Na vranë…”/ Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt dhe dy të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin

20:51 : 15/04/2025
AKTUALITET

Të panjohurat e Marklen Hakës/ Lala: Vilë mln euro, oficerët e RENEA fjetën në pyll për ta kapur

22:55 : 09/09/2024
AKTUALITET

Strehoi të “fortin” e Niklës, Gjykata lë në burg Klajd Hakën

13:11 : 09/09/2024
AKTUALITET

U arrestua në Nikël, GJKKO lë në burg Marklen Hakën

13:15 : 08/09/2024
AKTUALITET

SKY/ Pakti i fshehtë mes Behar Bajrit e Durim Bamit: Më vrit Dulin që të vras Arben Ndokën

10:41 : 08/09/2024
AKTUALITET

Arrestimi i Marklen Hakës, Hoxha: Vrasja e hallës e riktheu në skenën e krimit

19:06 : 07/09/2024
Para

Përgatitje për një valë të re Covidi në vjeshtë, skenarët e mundshëm

TË GJITHA

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

16:44 : 13/05/2025

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025

Zyrtare/ Te Vllaznia nis ‘reforma’, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

16:22 : 13/05/2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025

E rëndë në Përmet/ 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

16:09 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com