• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Katar 2022/ 30 kombëtare janë kualifikuar në Botëror, mbeten akoma edhe dy vende

22:21 : 05/06/2022
në SPORT

Falë fitores në playoff kundër Ukrainës, Uellsi u kualifikua në finalet e Kupës së Botës në Katar për herë të parë pas 64 vjetësh. Uellsianët përfunduan në grupin B me Anglinë, Iranin dhe SHBA-në. Kështu, skuadrat e kualifikuara bëhen 30 dhe dy vende të tjera janë ende të disponueshme: fituesi i Emiratet Arabe-Australi do të përballet me Perunë, ndërsa vendi i fundit do t’i caktohet fituesit të Kosta Rika-Zelanda e Re. Në këtë mënyrë po përcaktohet gjithnjë e më shumë panorama e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm…

UEFA-EUROPA: 13 TË KUALIFIKUARA
Dhjetë kombëtare janë kualifikuar duke përfunduar në krye në grupin e tyre përkatës: ato janë Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra dhe Holanda. Portugalia dhe Polonia morën të drejtën e kalimit pas finales së playoff-it, ashtu si edhe Uellsi që kaloi Ukrainën në Cardiff, një ndeshje e shtyrë për në qershor për shkak të luftës.

CONMEBOL-AMERIKA E JUGUT: 4 TË KUALIFIKUARA

Sa i përket konfederatës së Amerikës së Jugut, skuadrat tashmë të kualifikuara janë Brazili, Argjentina, Ekuador dhe Uruguaji. E pesta e grupit të vetëm, Peruja, do të duhet të përballet në play-off ndërzonal në qershor, duke sfiduar fituesin e ndeshjes Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi.

AFC-AZIA: 5 TË KUALIFIKUARA
Katari do të marrë pjesë në turne me të drejtë, si vend pritës. Të kualifikuarit e tjerë nga konfederata aziatike janë Koreja e Jugut, Irani (përkatësisht e para dhe e dyta në Grupin A), Japonia dhe Arabia Saudite (e para dhe e dyta në grupin B). Rregullorja parashikon një play-off midis të tretave të dy grupeve, përkatësisht Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Australisë: ndeshja është caktuar për 7 qershor. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, sepse fituesi i playoff-it aziatik duhet të përballet, siç u përmend, me të pestën e grupit të Amerikës së Jugut: Perunë (13 qershor). Me pak fjalë, rruga është vërtet e përpjetë.

CONCACAF-VERI, AMERIKA QENDRORE E KARAIBE: TRE TË KUALIFIKUARA
Në konfederatën e Amerikës Qendrore-Veriore dhe Karaibeve u vendos pothuajse gjithçka: Kanadaja u kualifikua për në Katar për herë të parë në 36 vjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Meksika përfunduan përkatësisht në vendin 2 dhe 3 në grup dhe u kualifikuan. Kosta Rika (4) ka ende një shans për të marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi do të luajë një play-off ndërkontinental kundër Zelandës së Re më 14 qershor.

Lexo edhe:

Katar 2022/ Zgjidhet goli më i bukur i Botërorit

Bëri gjestin e turpshëm pas finales, portieri i Argjentinës e ka një shpjegim

OFC-OQEANIA: ZERO TË KUALIFIKUARA
Në finalen e playoff-it të turneut kualifikues të Konfederatës së vogël të Oqeanisë, Zelanda e Re i shënoi 5 gola Ishujve Solomon dhe fitoi të drejtën për të sfiduar Kosta Rikën për një vend në Kupën e Botës.

CAF-AFRIKA: 5 TË KUALIFIKUARA
Pesë vende në dispozicion për ekipet kombëtare të konfederatës afrikane: pas Ganës, Senegalit, Marokut dhe Tunizisë, i fundit i kualifikuar është Kameruni.

Etiketa: Katar 2022

Lajme të lidhura

KATAR 2022

Katar 2022/ Zgjidhet goli më i bukur i Botërorit

13:49 : 23/12/2022
KATAR 2022

Bëri gjestin e turpshëm pas finales, portieri i Argjentinës e ka një shpjegim

19:09 : 19/12/2022
KATAR 2022

Mediat më prestigjioze i bëjnë jehonë triumfit të Argjentinës dhe Messit

14:03 : 19/12/2022
AKTUALITET

Botërori i miliardave, sa arkëtojnë FIFA, Argjentina, Franca dhe Kroacia

08:32 : 19/12/2022
KATAR 2022

Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i Kupës së Botës “Qatar 2022”

19:44 : 18/12/2022
KATAR 2022

Pogba “bekon” Francën: Paçi fat, Kupa e Botës të qëndrojë te ne

16:01 : 18/12/2022
Para

Ironia e Kryemadhit: Sazani digjet, bosët e inceneratorëve krihen

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com