• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre viktima në komisariate/ Avokatja e Popullit: Kushtet katastrofike

11:53 : 31/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka folur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve në lidhje me tre vdekjet e ndodhur në komisariatet e vendin tonë në një periudhë kohore prej të paktën dy muajsh.

Ajo u pyet nga kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj për masat që janë marrë dhe konkluzionet e nxjerra për secilin rast.

“Keni ju një panoramë të plotë për trajtimin që shteti i ofron personave të moshës së tretë?  Në 26 mars të këtij viti Arben Mici humbi jetën në komisariatin e Kamëz. Avokati i Popullit kishte kërkuar marrjen e masave për kushtet e këqija. Në 4 Maj Ilvi Meta një i ri 31-vjeç humb jetën në Komisariatin e Kavajës. Sipas policies, u vetëvra.

Familjarët hedhin dyshime. Ka ndodhur në një ambient që duhet të jetë më i sigurti. Disa ditë më parë një efektiv policie qëllon kolegun në komisariat. Këto janë ngjarjet që ndodhin në komisariat atje ku duhet të jetë maksimumi i respektimit të të drejtave të njeriut. Keni bërë ju hetime për rastet konkrete? Cilat janë konkluzionet që keni nxjerrë”, u shpreh Alibeaj.

Ballanca tha se gjendja në Komisariatet e Tiranës dhe në një pjesë tjetër të vendit është katastrofike. Ajo tha se është kërkuar mbyllja e një numri të madh të tyre. Ndalur te rastet konkrete, Ballanca tregoi edhe përfundimet e institucionit që ajo drejton.

Lexo edhe:

Nuk rezulton kontigjent si përdorues apo shpërndarës narkotikësh

Rrahja e nuses/ Avokatja e Popullit: Mos të lincohen personat për shkak të gjinisë

Lidhur me komisariatin e Kamzës, ku humbi jetën i riu Arben Mici Ballanca deklaroi se dhomat ku ra zjarri, duhet të mbaheshin të mbyllura. Ndërsa sa i takon vetëvrasjes së të riut Ilvi Meta në Kavajë, Ballanca theksoi se deri më tani nuk ka indicie që vërtetojë pretendimet e familjarëve që akuzojnë policinë.

“Gjendja në komisariatet e Tiranës në mënyrë të veçantë dhe një pjesë tjetër është katastrofike. Është në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave të privuar nga liria. CPT ka kërkuar mbylljen e një numri të madh komisariatesh. Janë mbyllur dhomat e sigurisë te 1 dhe 2 për shkak të kushteve të këqija dhe kur ne kemi shkuar më vonë i kemi parë të hapur. Ka pasur një numër të madh personash që shoqëroheshin në komisariate për shkak se protestonin për masat kundër COVID. Ata shoqëroheshin sepse shkelnin rregullat kundër COVID dhe futeshin aty që ta merrnin virusin me zor. Prej tyre vitesh është ndërtuar blloku i ri i dhomave të sigurisë në Tiranë.

Ai do të zgjidhë në mënyrë afatshkurtër nevojën dhe qëndrimin e personave në kushtet e sigurisë me kapacitet tjetër. Kemi një problem. Kemi bërë rekomandimin përkatës. Ky është një nga ato raste ku bëhet investimi dhe bëhet pa menduar. Ky boksi i ri disa elementë sigurie nuk i ka në përputhje me ligjin. Për rastin e Kamzës ato dhoma duhet të ishin të mbyllura. E kam marrë edhe Veliun në telefon i kam thënë si ka mundësi t’i çoni njerëzit në ato biruca. Dhe na tha ku t’i çojmë se ju na keni thënë. Unë kam bërë edhe takim me zotin Nano për këtë çështje. Sa i përket rastit të Kavajës, Kavaja është i rikonstruktuar. Nuk ka problemet logjistike të Tiranës.

Dhe aty skara e hekurit nuk është në përputhje me rregulloren. Shqetësimi që ne kemi është se kushtet nuk janë në standardet e parashikuara në rregullore. Në rastin e zotit Meta unë kam një komisioner që është specialist i kësaj fushe. Ai ka qenë vetë në komisariat dhe në gjykimin e tij nuk ka deri më tani indicie që personi është vrarë nga ana e policisë. Por përsëri ka mungesë të kushteve teknike që kanë lejuar vendosjen e hekurit horizontal në kundërshtim me kushtet e rregullores. Për rastin e vrasjes në komisariat nuk kemi nisur një hetim. Ne kemi bërë disa rekomandime për kushtet e policisë ë shtetit. Kemi dëgjuar që thonë që policia është rritur në numër. Ajo është forcë që ka mbajtur shumë çështje. Nuk mund të them se trajnimi i tyre është në nivelin e duhur”, u shpreh Ballanca.

Etiketa: ballancakushtet e rendaviktimat ne komisariate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk rezulton kontigjent si përdorues apo shpërndarës narkotikësh

21:31 : 24/10/2022
AKTUALITET

Rrahja e nuses/ Avokatja e Popullit: Mos të lincohen personat për shkak të gjinisë

12:27 : 31/05/2022
AKTUALITET

Avokati i Popullit: Ja pse trimërohet policia ndaj qytetarëve

15:38 : 14/12/2020
AKTUALITET

Dhuna në protestë/ Ballanca: Policia veproi për të heshtur zërin kundër

21:26 : 11/05/2020
Para

Europa, Vllaznia luan shansin e fundit në finalen e kupës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

10:39 : 18/05/2025

FOTO/ Hije dyshimi për votën e Diasporës, socialistët fituan me 90% të votave në Fier

10:39 : 18/05/2025

Në Itali zbulojnë prapaskenat: Ardian Ismajli iu vetëofrua Napolit si lojtar i lirë

10:31 : 18/05/2025

Mbyllet numërimi votave brenda dhe jashtë vendit në Qarkun Kukës, ja kush shkon në Parlament

10:25 : 18/05/2025

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

10:13 : 18/05/2025

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025

FOTOLAJM/ Ceremonia e inagurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

09:57 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com