• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

22:39 : 23/05/2022
në BOTA

Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte Tajvanin. Kështu deklaroi Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp në Tokio, kur u pyet nga gazetarët për të qartësuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Kjo deklaratë përfaqëson një zhvendosje nga qasja e “paqartësisë strategjike” të përqafuar prej kohësh për këtë çështje nga presidentët amerikanë.

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

Në një konferencë për shtyp në Tokio, Presidenti Biden u pyet nëse Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të “përfshiheshin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin”, duke pasur parasysh se Uashingtoni nuk u tregua i gatshëm ta bënte këtë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Po. Ky është zotimi që kemi marrë”, tha Presidenti Biden, pa shpjeguar se çfarë do të përfshinte një mbrojtje hipotetike e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

“Arsyeja pse e them këtë është sepse tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për Ukrainën. Nëse, pas gjithë ç’ka bërë (Putini) do të ketë një riafrim mes ukrainasve dhe Rusisë, dhe sanksionet nuk vazhdojnë, atëherë çfarë sinjali do t’i dërgohej Kinës për koston e një përpjekjeje për ta marrë Tajvanin me forcë?”, shtoi Presidenti Biden.

Lexo edhe:

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

Kjo është ‘lëvizja e fundit’ e dukshme e Presidentit Biden nga qasja e “paqartësisë strategjike” që presidentët amerikanë kanë përqafuar prej kohësh kur flitej për një pushtim të mundshëm kinez të Tajvanit. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar se do ta rimarrë atë, nëse do të jetë e nevojshme edhe me forcë. Ministria e jashtme kineze dënoi komentet e Presidentit Biden.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Mos i dilni kundër 1.4 miliardë kinezëve”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti Biden prezantoi gjithashtu të hënën një iniciativë që synon të demostrojë angazhimin ekonomik amerikan në Azi, përkundër aktivitetit të Kinës. Megjithëse i vlerësojnë këto përpjekje, kritikët thonë se një kuadër i tillë bashkëpunimi nuk do të përbëjë detyrim ligjor për vendet pjesëmarrëse.

“Nga ana e tyre, kinezët po e kodifikojnë angazhimin e tyre. Mendoj se është problematike kur Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë një gjë të tilë. Nëse jemi në këtë konkurencë ekstreme me Kinën, ne nuk po veprojmë si ata. Dhe duket se ata po bëjnë punë më të mirë”, thotë Derek Grossman, Korporata RAND.

Sidoqoftë, Presidenti Biden konfirmoi mbështetjen amerikane për politikën e “një Kine të vetme”.

“Mbështesim politikën e ‘një Kine të vetme’. Mbështesim hapat e ndërmarrë në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se Kina ka juridiksionin që të ndërhyjë dhe të përdorë forcën për të marrë Tajvanin. Prandaj, qëndrojmë të vendosur përkrah Japonisë dhe vendeve të tjera në mënyrë që kjo të mos ndodhë. Nuk pres që të ndodhë; nuk do të ketë përpjekje për diçka të tillë. Shumë do të varet nga sa fort bota do ta bëjë të qartë që një veprim i tillë do të shkaktojë pakënaqësi afatgjatë në komunitetin botëror”, tha Presidenti Biden.

Bazuar në politikën e “një Kine të vetme”, Shtetet e Bashkuara njohin Pekinin si qeveri të Kinës dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakte jozyrtare me Tajvanin, madje edhe një ambasadë de facto në kryeqytetin Taipei. Shtetet e Bashkuara e furnizojnë Tajvanin me armatime ushtarake për të mundësuar mbrojtjen e këtij vendi ishullor.

Marrë nga VOA

Etiketa: Bidenukraina

Lajme të lidhura

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025
BOTA

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

20:12 : 05/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
BOTA

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të centralit bërthamor të Çernobilit

21:55 : 01/10/2025
BOTA

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025
BOTA

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

TË GJITHA

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com