• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Talebanët urdhërojnë drejtueset e lajmeve të mbulojnë fytyrën

18:08 : 22/05/2022
në BOTA

Në Afganistan, Talebanët filluan të dielën të zbatojnë një urdhër sipas së cilit të gjitha prezantueset e lajmeve duhet të mbulojnë fytyrën gjatë transmetimit.

Urdhri është në vazhdën e masave të vijës së ashpër që është dënuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Të dielën, shumica e drejtueseve të lajmeve femra u shfaqën me fytyra të mbuluara pasi qeveria Talebane filloi të zbatonte dekretin.

Ministria e Informacionit dhe Kulturës kishte njoftuar më parë se vendimi ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.

Një drejtuese lajmesh në televizionin TOLOnews tha se mbulimi i fytyrës është një kulturë e imponuar.

Lexo edhe:

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milion vajzave afgane

Pasi rimorën pushtetin në gush të vitit të kaluar, Talebanët u dukën se do t’i moderonin qëndrimet e tyre ndaj grave krahasuar me kohën kur ishin në pushtet në vitet 1996-2001.

Por javët e fundit, ata i janë rikthyer vijës së ashpër, duke konfirmuar shqetësimet e aktivistëve të të drejtave dhe duke komplikuar më tej marrëdhëniet e Talebanëve me komunitetin ndërkombëtar.

Në fillim të këtij muaji, talebanët urdhëruan të gjitha gratë në publik të mbulohen nga koka te këmbët, duke lënë t’u duken vetëm sytë.

Dekreti thoshte se gratë duhet të largohen nga shtëpia vetëm kur është e nevojshme dhe se të afërmit meshkuj do të dënohen nëse grate shkelin kodin e veshjes së grave.

Udhëheqja talebane ka ndaluar gjithashtu vajzat që të ndjekin shkollën pas klasës së gjashtë, duke kthyer mbrapsht premtimet e mëparshme të zyrtarëve talebanë se vajzave të të gjitha moshave do t’u lejohej arsimimi./VOA

Etiketa: femra te mbuluaralajmetalebane

Lajme të lidhura

BOTA

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025
BOTA

UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milion vajzave afgane

14:52 : 15/08/2024
AKTUALITET

Bëri lajme kundër Rrumbullakut, vetëdorëzohet në polici Kushtrim Selimi

09:26 : 28/06/2024
BOTA

Kompania “Meta” merr masa për të luftuar dezinformimin në zgjedhjet evropiane

15:03 : 28/05/2024
BOTA

Bilanci i ri i sulmit në Afganistan/ Të paktën 20 persona të vrarë

20:05 : 21/03/2024
BOTA

Talibanët ndalojnë gratë të punojnë në TV nëse nuk mbulojnë fytyrën

18:56 : 29/02/2024
Para

Alarmi nga lija e majmunit, sa të shqetësuar duhet të jemi e si të mbrohemi

TË GJITHA

Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian

22:27 : 18/07/2025

Interi irritohet me Asllanin, drejtori sportiv i zikaltërve: Gjej ekip për t’u shitur!

22:23 : 18/07/2025

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

22:02 : 18/07/2025

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

21:47 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com