• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhet e Mike Pompeo në rezidencën e MEK në Tiranë

20:41 : 16/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, vizitoi sot Shqipërinë, ndërsa takimin e fundit e zhvilloi me përfaqësues të opozitës iraniane, të cilët ndodhen rezidentë në Manzë.

Pompeo është pritur në selinë e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) nga Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Pompeo dhe Rajavi morën pjesë në takimin e Muxhahedinëve në Sallën Baharestan në Ashraf.

Duke shprehur kënaqësinë e takimit me banorët, Pompeo pohoi se sot këtu janë mbledhur 1000 ish të burgosur politikë të regjimit teokratik.

“Unë dua t’ju them, nga një ish-sekretar shteti, se Amerika ju njeh dhe ju respekton thellësisht. Vuajtjet tuaja në emër të lirisë na rikujtojnë parimet për mbrojtjen e të cilave vendi ynë u themelua shumë vite më parë.

Lexo edhe:

Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja: U fol për leje ndërtimi, personazh qëndror Artur Shehu

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi. Nën udhëheqjen e saj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po hedh themelet për një republike të lirë, sovrane dhe demokratike në Iran,” shtoi ai.

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Pompeo tha: “Ebrahim Raisi, kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president… Pjesëmarrja ishte më e ulëta që nga viti 1979, duke shënuar një refuzim total të regjimit dhe kandidatit të tij. Ishte, në fakt, një bojkot i regjimit – dhe regjimi e di këtë. Ai është qartazi në pikën e tij më të dobët prej dekadash.”

“Raisi nuk është presidenti i popullit të Iranit. Ai është presidenti i Ajatollahut. Misioni i tij është i qartë. Shkakto dhimbje. Frikëso, vazhdo me grabitjet dhe plaçkitjet. Por Raisi tashmë ka dështuar. Ai nuk ia ka dalë të shtypë kryengritjet në Iran dhe as të thyejë shpirtin fisnik të disidencës brenda popullit iranian,” shtoi ai.

“Si një grup me zë të vërtetë politik në Uashington dhe në mbarë botën, ne kemi nevojë që ju të paraqisni para udhëheqësve botërorë aftësitë shkatërruese të diktatorëve teokratikë në Teheran.

Një faktor serioz që mungon në politikën e SHBA-së ndaj Iranit ka qenë mungesa e mbështetjes politike për opozitën e organizuar. Regjimi në Teheran shkoi deri në ekstrem me masakrën ndaj 30,000 të burgosur politikë, shënjestrat dhe viktimat kryesore të së cilës ishin anëtarët e MEK. Rreziku i sulmit shtrihet shumë përtej kufijve të Iranit, me komplotet terroriste që regjimi ka zhvilluar në Europë dhe SHBA kundër liderëve të kësaj lëvizjeje. Tani, për ta korigjuar politikën ndaj Iranit, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë, është domosdoshmëri që administrata e SHBA t’i shtrijë dorën Rezistencës Iraniane dhe të përfitojë nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme. Ashraf 3 është një nga vendet ku duhet të fokusohemi”, tha ish-Sekretari amerikan i Shtetit.

“Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim popullin iranian në çdo mënyrë që mundemi teksa ata luftojnë për një Iran më të lirë dhe më demokratik. Ka kaq shumë punë të mira që shoqëria civile amerikane mund të bëjë për ta çuar përpara këtë qëllim. Punë në të cilat organizata juaj është e angazhuar në mënyrë aktive.

Në fund, populli iranian do të ketë një republikë laike, demokratike dhe jo bërthamore. Lutem që kjo ditë të vijë së shpejti, dhe me mbështetjen e iranianëve që jetojnë në mbarë botën – dhe atyre që bëjnë rezistencë nga brenda vendit – ajo ditë do të vijë më shpejt. Unë jam i përkushtuar në këtë kauzë; e di që jeni edhe të gjithë ju”, përfundoi ai.

Ndërsa Rajavi tha se “Populli iranian dhe regjimi i mullahëve janë përballur egërsisht me njëri tjetrin në 43 vitet e fundit. Kjo luftë do të vazhdojë derisa në Iran të krijohet një republikë e lirë dhe e zgjedhur në mënyrë demokratike…. Ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm për konfliktin në Iranin e sotëm:

Gjendja e dobësisë maksimale e regjimit dhe zemërimi dhe pakënaqësia maksimale e popullit. Rezultati i këtyre faktorëve ka qenë përparimi dhe zgjerimi i Rezistencës së organizuar. Perëndimi e ka shpërfillur popullin iranian dhe rezistencën e tij të organizuar si një faktor vendimtar në çdo zhvillim që ka të bëjë me Iranin për katër dekada. Kjo u mundësoi mullahëve të ishin në prag të krijimit të një bombe bërthamore. Injorimi i popullit iranian dhe i rezistencës së tij ishte faktori që mungonte, gjë që shpjegon pse Perëndimi u zu në befasi gjatë Revolucionit të vitit 1979 që rrëzoi Shahun”.

Rajavi e mbylli fjalën e saj duke theksuar se “ne mund dhe duhet ta çlirojmë Iranin, Lindjen e Mesme dhe botën nga e keqja e mullahëve bërthamorë”.

Ajo përshkroi hapat e mëposhtëm për ta arritur këtë objektiv:

“Së pari, vendosja e sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe izolimi ndërkombëtar i diktaturës fetare. Regjimi i mullahëve duhet të vendoset në nenin 41 të Kapitullit 7 të Kartës së OKB-së;

“Së dyti, referimi i dosjes së shkeljeve së të drejtave të njeriut në Iran dhe i terrorizmit të regjimit klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht dosjet për masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë në 1988 dhe vrasjen e 1,500 njerëzve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019;

“Së treti, njohja e luftës të rinisë së rebeluar të Iranit kundër IRGC-së dhe luftës së popullit të të gjithë kombit iranian për të përmbysur regjimin e mullahëve.”

Gjatë vizitës pesë orëshe, Sekretari Pompeo vizitoi ekspozita të ndryshme në muzeun e Rezistencës, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me kryengritjet popullore, Njësitë e Rezistencës, masakrën e të burgosurve politikë, torturat mesjetare, riprodhimin e qelive të burgut të grave në burgjet Evin dhe Qezel Hessar dhe riprodhimin e Korridorit të Vdekjes dhe Sallës së Ekzekutimit në burgun e Gohardashtit.

Etiketa: MEKMike Pompeotakimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja: U fol për leje ndërtimi, personazh qëndror Artur Shehu

21:32 : 29/09/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
BOTA

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

18:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës

19:35 : 24/09/2025
BOTA

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

10:49 : 16/08/2025
BOTA

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025
Para

Borrell: S’ka të ardhme europiane nëse mbahen kontakte me Putinin

TË GJITHA

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025

Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

12:36 : 10/10/2025

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com