• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

11:09 : 13/05/2022
në RAJONI

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, do të vazhdojë të premten, 13 maj, në Bruksel.

Sikur edhe herët tjera, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, diskutimet do të vazhdojnë për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave.

Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

Lexo edhe:

No Content Available

Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.

Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.

Tani kjo çështje do të diskutohet në nivel të kryenegociatorëve.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

Përveç çështjes së targave, në takime pritet të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturave dhe atë të energjisë. Për të dyja këto çështje në BE thonë se janë “shumë afër zgjidhjes” por duhet bërë edhe “hapin final”.

BE dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përsëritur se presin nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog.

Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i përballur me mungesë të suksesit në këtë proces, po tenton që të arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti në mënyrë që të hapet rruga edhe për një takim në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Të dy liderët nuk janë takuar – në kuadër të dialogut – prej verës së vitit të kaluar.

Ditë më parë Kurti dhe Vuçiç janë takuar në një darkë joformale në Berlin.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë më parë se nuk do t’i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, derisa të mos ketë sinjale të qarta se në takim të tillë do të arrihet përparim konkret.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./REL

Etiketa: Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Presidenti i ri/ Mediu pas takimit me Ballën: Kemi vendosur që propozimet ti bëjmë brenda opozitës

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025

Tiranë/ Mashtrime kibernetike, goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm financiar mbi 3 mln euro

17:40 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com